Mëngjesin e sotëm, burime për Top Channel bëjnë me dije se kanë rezultuar dy raste të reja me Covid-19 në qytetin e Elbasanit.

Të dyja rastet e konfirmuara me Covid-19 mësohet se janë kontakt të rasteve të mëparshme.

Kujtojmë se ditën e djeshme u kryen 319 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive kryesisht në ndërmarrje dhe aktivitete biznesi, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, të identifikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik, si dhe raste te reja.

Gjatë javës së fundit ka rezultuar rritje e numrit të rasteve të identifikuara pozitive, ka një rritje të të shtruarve në spital por qëndrueshmëri sa i takon fataliteteve. Kjo rritje lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore.

Top Channel