Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikatë për media thotë se asnjë marrëveshje që cenon integritetin territorial e funksional të Kosovës nuk do të mund të implementohet dhe se nuk mund të ketë dialog nga Qeveria ilegale Hoti, e cila sipas kësaj partie, është në diskeprancë me vullnetin e popullit.

Pas sajimit të qeverisë së paligjshme, deklarata e parë e presidentit Thaçi ishte se duhet të largohen të gjitha pengesat karshi dialogut, dhe ashtu ndodhi: qeveria koti largoi masën e reciprocitetin ndaj Serbisë, duke e zhveshur tërësisht Republikën e Kosovës nga sovraniteti e dinjiteti shtetëror. Ndërkaq

Sot emisari i presidentit të SHBA-së Donald Trump, Richard Grenell, njoftoi për vazhdimin e dialogut Kosovës-Serbi më 27 qershor në Uashington, ftesë kjo e cila është mirëpritur nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti.

Por, sipas Lëvizjes Vetëvendosje, vendimi i Qeverisë Hoti për shkuarje në dialog me Serbinë është, siç thuhet, të hiqet dorë nga përpjekja për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Qeveria Koti e Hashim Thaçit tashmë është në të njëjtën linjë me përpjekjen e Serbisë, me zotimin e kryeministrit Koti dhe Hashim Thaçit, se Kosova nuk është e barabartë me Serbinë dhe se Kosova nuk do të angazhohet për subjektivitet ndërkombëtar. Ky është pozicioni me të cilin këta shkojnë në dialog me Serbinë. Ky vendim erdhi pak orë pas takimit Hoti-Thaçi”, thuhet në komunikatë.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se lojërat me copëtime të territoreve krijojnë parakushtet për destabilizim të rajonit dhe rrezikojnë një numër të madh njerëzish, e cila do të vijë si pjesë e aventurës së presidentëve Thaçi dhe Vuçiq.

“Sot më shumë se kurrë kuptohet përpjekja e gjithë këtij klubi të stërvjetruar politik për ta larguar qeverisjen që filloi të sillet si shtet normal në arenën ndërkombëtare e të forcojë sovranitetin për së brendshmi. Qeveria Kurti i ka penguar pazaret me thika mbi harta që po i kanoseshin Republikës së Kosovës. Për tandemin Thaçi-Vuçiq ishte e nevojshme një qeverisje pa legjitimitet popullor, e diskredituar, marionetë, e cila ndjek aventurën e tyre të nisur tash e disa vite”, thuhet në komunikatë.

Top Channel