Përqafime e lot/ Elvis Naçi i thotë familjarëve të 29-vjeçarit të sëmurë se u mblodhën paratë e ndërhyrjes

15/06/2020 21:26

Në emisionin “Shqipëria Live” u trajtua historia e 29-vjeçarit Mirush Baholli. Para dy vitesh, Mirushi është goditur në tru dhe që nga ajo kohë ai lëngon në shtrat.

Nëna e Mirushit, Bukuria, tregon se të birit më 15 nëntor të 2018, teksa punonte, i ka rënë epilepsia. Më pas ka kaluar në gjendje kome për 21 ditë. Por një një ndërhyrje që kushton 30 mijë euro, mund të përmirësojë shëndetin e Mirushit.

Sakaq, një lajm i mirë mbërriti për familjen Baholli, imami Elvis Naçi i tregoi se shuma e 30 mijë eurove është mbledhur dhe Mirushi është gati t’i nënshtrohet ndërhyrjes.

Top Channel