Presidenti i Kosovës ka mirëpritur ftesën e emisarit të presidentit amerikan për dialogun për rifillimin e dialogut.

Richard Grenell ka bërë të ditur se më 27 qershor do të ketë diskutime në Uashington.

E kjo ka nxitur reagimin e Hashim Thaçit duke thënë se udhëheqja dhe mbështetja amerikane kanë qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e prosperuar të Kosovës.

“Prandaj, unë mirëpres ftesën për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Top Channel