E martë, 17 Mars 2020
01:15
Spanjë, trajneri 21 vjeçar ndërron jetë nga koronavirus

Një lajm i trishtë vjen nga Spanja. Trajneri i skuadrës së të rinjëve të klubit të vogël spanjoll Atletico Portada Alta, Francisco Garcia ka ndërruar jetë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

00:57
Foto/ Tirana kthehet në një qytet të ‘vdekur’, Pallati i Kulturës koreografi me ngjyrat e flamurit italian

Qeveria ka forcuar masat e marra për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Një ndër masat e reja është që nga sot nuk do të lejohen këmbësorët pas orës 18:00.

00:27
PSG nuk e blen, e ardhmja e Icardit mes Juves dhe Real Madrid!

Mauro Icardi gjatè javëve tè fundit èshtë kthyer nè njè çèshtje te Paris Saint Germain, kjo pèr faktin se ka humbur vendin e titullarit te skuadra franceze. Edhe pse ka shènuar 17 gola nè kètè sezon Icardi nè pjesèn më tè madhe tè ndeshjeve gjatë javëve tè fundit ka ngrohur stolin te PSG-ja.

00:06
‘Të anullojë konçensionet’, Basha në Open: Ja çfarë duhet të bëjë qeveria

Lulzim Basha me një lidhje në skype foli në Open në Top Channel për masat e propozuara nga Partia Demokratike. Basha tha 3 shqetësime që ka tani ai si lider i opozitës. Shqetësimi i parë është infektimi i mjekëve. Si shqetësim të dytë, Basha përmendi mungesën e kapaciteteve në spitale. Gjithashtu Basha tha se nuk ka tampone mjaftueshëm për të bërë testimin e të infektuarve.

E hënë, 16 Mars 2020
23:54
Mjekja tregon në Open për situatën në Gjermani: Gjermania ka shtuar masat, qytetarët kanë panik

Në Open në Top Channel me anë të një lidhjeje skype foli mjekja në Gjermani, Marsela Ceno e cila tregoi për situatën atje.

23:06
Si po e kalojnë italianët kohën e vetë izolimit

Kur duket se Kina ka “shpëtuar” nga koronavirusi, shënjestra e saj është kthyer Evropa, me Italinë në krye që po njeh një shifër galopante të numrit të viktimave dhe të infektuarve.

23:01
SHBA kërkon ta blejë? Reagon kompania që po punon për vaksinën kundër CoVid-19

Një kompani gjermane që po punon për një vaksinë të mundshme për koronavirusin i mohoi të hënën njoftimet se qeveria amerikane po përpiqej që ta blente atë, ndërsa zyrtarët gjermanë u munduan të lehtësonin tensionet e shkaktuara nga lajmi, duke këmbëngulur se firma do të qëndronte në vend.

22:54
Skënder Gega gjen skuadër të re, sot u prezantua zyrtarisht

Ishte folur gjatë për uljen e tij në pankinën e Kukësit, por Safet Gjici zgjodhi Orges Shehin në momentet e fundit dhe ish trajneri I Partizanit kampion, Skënder Gega, mbeti sërish i papunë.

22:48
NASA beson se në shpellat e Marsit mund të fshihet jetë aliene

Shkencëtarët amerikanë të NASAs kanë thënë se fundmi se nëse ka jetë në Mars ajo mund të fshihet brenda shpellave të planetit të kuq.

22:46
Pasagjeri bëri shaka se ishte mbartës i koronavirusit, shtyhet me 8 orë udhëtimi

Të bësh shaka në kohë koronavirusi mund të kushtojë shumë. Me 8 orë vonesë nisje, e kanë paguar shakanë e një prej pasagjerëve, një grup i tërë udhëtarësh të një aeroplani, pasi pretendimeve se ishte i infektuar me COVID-19.

22:35
Edhe e fejuara e mbrojtësit të Juves, pozitive ndaj koronavirusit

Daniele Rugani ishte futbollisti i parë në Serinë A që rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, ndërsa pasditen e sotme edhe e fejuar e tij, Michela Persico rezultoi e prekur nga virusi që ka vënë në alarm botën mbarë dhe ka marrë jetën e mijëra njerëzve.

22:31
Pezullimi i “Check-up”, reagon Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale me një postim në “Twitter” ka njoftuar pezullimin e kontrollit mjekësor bazë për një afat të pacaktuar deri në rikthimin e normalitetit në vend, pas situatës së krijuar nga përhapja e COVID-19.

22:26
Përkeqësohet bilanci/ 7 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe bëri të ditur se janë konfirmuar 7 raste te reja me koronavirus.

22:18
Kina nxjerr këtë vit gjuajtësin e ri J-31 , kopje e njëjtë me ‘krenarinë’ e gjuajtësve të SHBA, F-22

Modeli i ri i gjuajtësve të rëndë kinezë Shenyang J-31 është shfaqur së fundmi në revistën ushtarake të Ushtrisë Popullore, ndërsa çuditërisht forma e tij është thuajse identike me gjuajtësin e fundit elitar të SHBA F-22

22:18
Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e parë si eksperte në mekanizmin e OKB-së

Shqipëria tashmë ka një eksperte të pavarur në Procedurat Speciale të të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.

22:15
Masat për CoVid-19/ Basha: Qeveria po pranon propozimet tona

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri një lidhje skype në Open në Top Channel ku foli për masat e propozuara nga Partia Demokratike.

22:13
Basha tregon në Open ku e ka kaluar karantinën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri një lidhje skype në Open në Top Channel ku foli se ku e ka kalur karrantinën.

22:05
Koronavirusi/ Sinodi i Shenjtë i Kishës greke lë faltoret hapur por pa meshë

Sinodi i Shenjtë i kishës greke vendosi ti lerë kishat hapur vetëm për lutje personale (kushdo, shkon të ndezë një qiri dhe te lutet), por nuk do të ketë mesha gjatë ditëve, me përjashtim të meshës të së dielës e cila do të zhvillohet në orët me mëngjesit dhe nuk do të kungohet duke iu dhënë besimtarëve proforin me një lugë të përbashkët.

21:57
A shpërndahet në përmjet ajrit Koronavirusi? Mjeku Pipero jep përgjigjen

Të shumta ishin pyetjet që kanë mbërritur në Open në Top Channel rreth Koronavirus.  Eni Vasili i drejtoi disa pyetje doktort Pëllumb Pipero i ftuar në studio.

21:55
A mund të përhapet nga buka dhe ushqimet e tjera Koronavirusi? Ja si përgjigjet mjeku Pipero

Të shumta ishin pyetjet që kanë mbërritur në Open në Top Channel rreth Koronavirus.  Eni Vasili i drejtoi disa pyetje doktort Pëllumb Pipero i ftuar në studio.

21:54
Vaksina; Shkencetarët kinezë zbulojnë se majmunët ‘rezus’ krijojnë imunitet ndaj koronavirusit

Shkencëtarët kinezë kanë thënë se janë optimistë për krijimin e vaksinës kundër COVID-19 pas zbulimit se majmunët rezus të infektuar me koronavirusin e ri, kanë krijuar imunitet ndaj sëmundjes pas rekuperimit.

21:35
Bumi i të infektuarve vjen në javën e 3 ose të 4, ja sa mund të jetë numri i të prekurve në Shqipëri

I ftuar në Open është doktor Pëllumb Pipero. Ai thotë se mund të kemi më shumë raste të infektuarish sesa numri zyrtar i nxjerrë.

21:31
Rama poston videon: Ja si e merr dhe çfarë i ndodh trupit tonë kur infektohet me Koronavirus

Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka shpërndarë një video ku tregohet se çfarë i ndodh trupi tonë kur infektohemi me CoVid-19.

21:30
Nëna e dy fëmijëve bëhet personi i parë që injektohet me vaksinën eksperimentale të koronavirusit në SHBA

Studiuesit amerikanë kanë bërë sot injeksionin e parë njerëzor të vaksinës eksperimentale të koronavirus teksa e gjithë bota po kërkon mbrojtje me përhapjen e pandemisë.

21:29
Botohen në fletoren zyrtare dënimet/ Gjobë në lek dhe bllokim makine

Janë publikuar në fletoren zyrtare dënimet në lidhje me personat që kapen duke ecur në këmëbë pas orën 18:00 apo në grupe nëpër lulishte.

21:16
Mjeku Pipero: Nuk dua të hap panik por të gjithë mund të jemi të infektuar

Për shkak të urdhrit të qeverisë që studiot televizive nuk mund të kenë më shumë se një person në studio, Open kishte të ftuar vetëm mjekun Pëllumb Pipero në studio.

21:12
CoVid-19/ Mbyllen kufijtë për të huajt, fillon karantina për francezët, Macron: Jemi në një luftë…kush shkel rregullat ndëshkohet

“Ne jemi në luftë” kështu është shprehur Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për sa i përket situatës së krijuar nga CoVid-19, që është shpallur një pandemi globale nga Organizata Botërore e Shëndetit.

21:00
SHBA/ Përgjaket Karolina e Veriut, vriten 7 pjesëtarë të një familje

Shtatë anëtarë të së njëjtës familje u qëlluan për vdekje në Karolinën e Veriut gjatë fundjavës, thanë autoritetet këtë të hënë.

20:54
Pamje shpresëdhënëse, disa qytete në Kinë hapin shkollat

Kina është cilësuar si origjina e koronavirusit të ri, e cila po alarmon tërë globin. Por vendi aziatik duket se ia ka hedh paq kësaj situate kaotike dhe gjendja po i rikthehet dalë ngadalë normalitetit.

20:30
22 vjeçarja nuk i “trembet” kronavirusit, lëpin bidenë e tualetit

“Higjena”, “lani duart”, “qëndroni në shtëpi” “mbani distancë nga njëri-tjetri”, këto janë disa nga këshillat që po dëgjohen gjerësisht këto kohë, për të minimizuar në këtë mënyrë përhapjen e koronavirusit të ri.

20:19
Gruaja e diagnostikuar me COVID-19 shkon nga Amerika për t’u shëruar në Kinë

Një grua ka arritur t’ia hedhë kontrollit të ushtuar në aeroport dhe ka fluturuar nga Los Angeles për në Pekin, për të trajtuar koronavirusin e ri, shkruajnë mediat e huaja. Gruaja me origjinë kineze, e cila jeton prej vitesh në SHBA së basku me familjen, pretendon se tre teste të kryera për COVID-19 kishin rezultuar negative në Amerikë dhe vetëm pas kontrolleve në Pekin, rezultoi se ajo ishte mbartëse e virusit famëkeq.

20:16
Në Çeki janë shëruar tre raste me koronavirus

Në Republikën e Çekisë janë shëruar tre raste me koronavirusin e ri. Deri më tani, Çekia është një nga vendet e pakta në botë, në të cilën nuk janë raportuar viktima për shkak të epidemisë dhe në të cilën njerëzit janë shëruar nga COVID-19.

20:16
Veliaj: Ja si do dezinfektohen pallatet e vjetra që nuk kanë ende një administrator

Në një kohë që Bashkia e Tiranës po dezinfekton të gjithë rrugët dhe hapësirat publike, administratorët e pallateve po realizojnë dezinfektimin e ashensorëve dhe shkallëve të pallateve. Në një intervistë për TCH, Veliaj sqaroi edhe ato pak raste, kryesisht pallate të vjetra që nuk kanë zgjedhur ende një administrator.

20:13
Ministria e Shëndetësisë pezullon koncesionin e “Check Up-it”, shkak situata me CoVid-19

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar koncesionin e “Check UP”. Kjo ka ardhur për shkak të situatës të krijuar në vend pas masave të ndërmarra për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

20:08
Prodhuesit, thirrje qeverisë: Të sqarojë masat ndaluese dhe të lehtësojë biznesin

Bizneset prodhuese i kërkojnë qeverisë të qartësojë urgjentisht kushtet ligjore me të cilat duhet të punojnë në rrethanat e jashtëzakonshme që ka krijuar epidemia e koronavirusit .

19:58
I burgosuri vë kukullën në krevat, kapërcen murin dhe arratiset me të dashurën

Një i dëbuar për grabitje të armatosur është arratisur nga burgu duke krijuar një kukull që e vendosi në krevat për t’u dukur se po flinte, para se të ngjitej në një mur e ta kërcente për t’u larguar me makinën e të dashurës.

19:57
Aktori i njohur preket nga koronavirusi

Idris Elba ka pranuar se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

19:54
Karantina rriti çmimet/ Më të prekurat janë agrumet, tregtarët: Shumë të kërkuara

Koronavirusi në vendin tonë solli rritje të çmimit të fruta perimeve. Abuzimet më të mëdha janë bërë me ushqimet që rekomandojnë mjekët. Sipas tregëtarëve çmimi i limonit dhe i portokallit është rritur sepse nuk janë fruta të stinës.

19:53
Të bllokuar prej 24 orësh në Bosnje Hercegovinë, Balla jep lajmin e mirë për 11 shqiptarët: Do shoqërohen…

Balla shprehet se 11 shqiptarët të cilët u bllokuan prej 24 orësh në pikën kufitare të Trebinjes në Bosnje pasi Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina i refuzoi do të sillen në Shqipëri.

19:49
Jeta në vetëizolim/ Si organizohet jeta mes katër mureve

Për tu mbrojtur nga koronavirusi, këshilla numër një që japin mjekët është të qëndrojmë në shtëpi dhe të lajmë sa më shpesh duart.

19:47
Roskovec, në karantinë një fshat/ Në Mbërs dy persona u infektuan, banorët thonë se nuk kanë frikë

I infektuari me Covid-19 nga Fieri (i gjashti), që ka dalë pozitiv gjatë 24 orëve të fundit është bashkëshorti i 61-vjeçares që rezultoi pozitive 2 ditë më parë.

19:38
Britani, kryeministri: Punoni nga shtëpia, kjo situatë mund të zgjasë 12 javë

Boris Johnson lajmëroi një bllokim të jashtëzakonshëm sot – duke u bërë thirrje të gjithëve në vend që të ndalojnë të gjitha kontaktet ‘jo thelbësore’ me të tjerët.

19:34
CoVid-19/ Futet në fuqi ndalimi i lëvizjes në këmbë, ja situata në Tiranë dhe disa qytete të vendit

Në kuadër të masave të reja për të frenuar përhapjen e CoVid-19, në të gjithë vendin prej orës 18:00 të pasdites së sotme ka hyrë në fuqi ndalimi i lëvizjes në këmbë të qytetarëve

19:28
Koronavirusi, Kryeministri Trudeau mbyll kufijtë me të huajt, përjashtohen amerikanët

Kryeministri Justin Trudeau thotë se Kanadaja do të mbyllë kufijtë e saj për të gjithë ata që nuk janë shtetas kanadezë ose banorë të përhershë, përveç qytetarëve dhe diplomatëve amerikanë, për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19.

19:23
Top Talk: Irena Beqiraj del me propozimin e guximshëm. Banka e Shqipërisë të shtojë sasinë e parave në qarkullim

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte e ftuar ish-këshilltarja e Kryeministrit Edi Rama, Irena Beqiraj.

19:21
Rama: Duhet të varesha nga këmbët në sheshin Skënderbej për mos mbylljen e të gjitha veprimtarive prodhuese, nëse…

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë ‘live’ në ‘Facebook’ është shprehur se kjo situatë nuk dihet sa do të zgjasë.

19:11
A janë efektivë dezinfektuesit dhe çfarë duhet të përmbajnë ata?

Sanitizuesit e duarve konsiderohen efektivë kur përmbajnë të paktën 60 për qind alkool, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve.

19:09
Dënohet me vdekje vrasësi me thikë i 19 njerëzve me paaftësi në azil

Një burrë japonez është dënuar sot me vdekje për vrasjen e 19 njerëzve me paaftësi në një masakër me thikë në 2016.

19:06
​Koronavirusi tragjiko-komik: Mënyra e vetme e shërbimit të kafesë në Itali – Video

Me gjithë përhapjen e epidemisë së koronavirusit në Itali, qytetarët kanë vendosur përparësi – dhe kafja duket se është në krye të kësaj liste.

19:00
​”Lufthansa” redukton deri në 90% të fluturimeve

Kompania ajrore gjermane “Lufthansa” do të ndërpresë 90% të kapaciteteve të saj të fluturimit, ndërkohë që rëndimi i pandemisë së koronavirusit ka shkaktuar një ulje të pazakontë të trafikut ajror në botë, njoftoi sot grupi.

18:51
Rama: Askush nuk e di se sa do të zgjasë kjo luftë, as Italia nuk i ka mbyllur fabrikat

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë ‘live’ në ‘Facebook’ është shprehur se kjo situatë nuk dihet sa do të zgjasë.

18:48
Ecclestone jep vota/ F1, Leclerc, Hamilton dhe Ferrari

Ish padroni i kampionatit spektakolar të garave me makina, Formula 1 preferoi të japë vlerësimet e tij ende pa nisur sezoni, duke mos munguar edhe të bëjë ironi me protagonistë kryesorë.

18:42
“Ndihem mirë”, kryhet testi i parë i vaksinës së koronavirusit

Prova klinike për vaksinën e koronavirusit filloi sot (16 mars) në Shtetet e Bashkuara. Një grua e shëndetshme ishte baza e eksperimentit të vaksinës. Testimi është financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, dhe po zhvillohet në Seattle të Uashingtonit.

18:40
Koronavirusi; Futbollisti 21 vjeçar bëhet viktima më e re në Evropë e Covid-19

Një stërvitës futbolli 21-vjeçar në Spanjë i cili vdiq nga koronavirusi pas sëmundjes së mëparshme, është bërë një nga viktimat më të reja të epidemisë.

18:38
Tenis/ Turneu multimilionësh, ‘Wimbledon’ drejt anulimit

Drejtuesit e turneut prestigjioz të tenisit në Uimbëlldon po monitorojnë me kujdes krizën shëndetësore që kërcënon botën përmes pandemisë së koronavirusit, dhe mes opsioneve më reale, është anulimi i edicionit të këtij viti.

18:36
Me mbi 2100 viktima nga Covid-19, por 437 italianë kthehen nga Shqipëria në vendlindjen e tyre

Ambasada Italiane në Tiranë me anë të një postimi në rrjetet sociale ka sqaruar se për disa qytetarë italianë të cilët kanë bërë kërkesë për tu kthyer në shtetin e tyre do tu jepet kjo mundësi.

18:34
Luiza fluturon në Kenia, por Olimpiada shkon drejt shtyrjes

Atletja shqiptare Luiza fluturoi këtë të hënë drejt Kenias për të zhvilluar fazën përgatitore pavarësisht emergjencës së shkaktuar nga koronavirus.

18:15
Sërish shifra të frikshme nga Italia/ Numri shkon në 2158 të vdekur

Italia sapo ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 2158, që do të thotë janë 349 viktima në 24 orët e fundit.

18:10
Të moshuarës spanjolle me simptoma të rënda koronavirusi i refuzohet hyrja në spital

Ky ishte momenti i vrazhdë kur një pensioniste e pikëlluar spanjolle u refuzua të hynte në spital pasi u vlerësua jo në gjendje aq të rëndë sa për t’u trajtuar për koronavirus, disa orë pasi burri i saj kishte vdekur.

18:06
Veliaj poston videon me Kajan: Kështu do ta mundim virusin ne!

E gjithë shoqëria po lufton me një armik të padukshëm si koronavirusi në Shqipëri. Institucionet, por edhe qytetarët, po rrisin masat për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19. Një ndër to është edhe vetëizolimi i qytetarëve në shtëpi.

18:05
SHBA-ja liderëve të Kosovës: Lërini menjëanë dallimet, përqëndrohuni të qytetarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë thotë se “tani nuk është koha për të lejuar që dallimet politike të brendshme dhe rajonale të na bëjnë të mos i ndihmojmë njëri-tjetrit në këtë kohë të nevojës kolektive”.

18:03
Kosovë/ Paniku nga koronavirusi, kolona të gjata për miell

Pas rasteve të para me koronavirus në Kosovë dhe pas shpalljes së gjendjes emergjente në sektorin e shëndetit publik, qytetarët duket se janë në panik për të siguruar artikuj ushqimorë, përfshirë edhe miellin si një artikull elementar për jetë.

18:01
Presidenti Thaçi, thirrje qytetarëve: Nuk ka nevojë për panik dhe frikë, kemi përvojë me situata më të rënda

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, u bënë thirrje qytetarëve që të rrinë të qetë dhe të kujdesën për veten dhe familjet e tyre, si dhe të kufizojnë lëvizjet duke mos dalë nga shtëpi, mënyrë kjo për parandalimin e përhapjes së virusit që ka marrë jetën e më tepër se 6.500 personave në mbarë botën.

17:57
Mandi Nishtullës dhe 9 persona të tjerë mbesin mes doganave/ As Bosnja, as Mali i Zi nuk i lejojnë në territoret e tyre

Këngëtari i njohur i tallavasë Mandi Nishtualla sëbashku me nëntë persona të tjerë kanë mbetur mes dy doganave.

17:57
Koronavirus: Kush rrezikohet veçanërisht dhe pse?

Burra, gra dhe fëmijë janë të infektuar me virusin e ri Corona me denduri të barabartë. Por pasojat janë shumë të ndryshme. Faktorë vendimtarë janë mosha, gjinia dhe sëmundjet e mundshme të mëparshme.

17:53
Shkon mbi 6.500 numri i viktimave nga koronavirus, në mbarë botën

Pandemia e Covid-19 ka marrë jetën e më shumë se 6.500 njerëzve në mbarë botën, sipas një studimi nga Universiteti John Hopkins, ku numërohen më tepër viktima jashtë Kinës, ku besohet se virusi ka origjinën, duke u përhapur me një shpejtësi të jashtëzakonshme në 155 vende anembanë botës.

17:50
Koronavirusi Bergamo, vdes infermierja 58 vjeçare, nënë e dy fëmijëve, disa ditë më parë humbi nënën

Infermierja 58 vjeçare e maternitetit të Pesenti-Fenaroli në Bergamo, Ivana Valoti, ka vdekur dje si pasojë e koronavirusit.

17:48
Kosovë/ ​Paniku nga koronavirusi, kolona të gjata për miell

Pas rasteve të para me koronavirus në Kosovë dhe pas shpalljes së gjendjes emergjente në sektorin e shëndetit publik, qytetarët duket se janë në panik për të siguruar artikuj ushqimorë, përfshirë edhe miellin si një artikull elementar për jetë.

17:47
“Lëvizja me makinë nuk është për qytetarët por…” Policia shpjegon masat kundër CoVid-19: Kush del pa leje…

Nisur nga fluksi i madh i telefonatave të qytetarëve në numrat e vënë në dispozicion nga policia për të akredituar makinat që do të lejohen për lëvizje, ka ardhur edhe një sqarim për të gjithë qytetarët dhe bizneset.

17:45
Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Britaninë e Madhe

Numri i rasteve të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me 171 brenda 24 orësh duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në në 1.543.

17:32
Covid-19, OBSH dërgon rreth 1.5 milion teste në 120 vende

Organizata Botërore e Shëndetit ka dërguar pothuajse 1.5 milion teste të Covid-19 në 120 vende, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference, këtë të hënë.

17:27
Snajperisti i Putin gjendet i vdekur në Moskë

Një snajper i degës Shërbimit Federal të Mbrojtjes Protective në Rusi është gjetur i vdekur në Moskë, raportojnë mediat vendase.

17:26
OBSH: Duhet të bëjnë të gjithë teste, nuk mund ti japim fund nëse nuk e dimë kush është i prekur

Organizata Botërore e Shëndetësisë është në një deklaratë për shtyp në lidhje me Koronavirusin.

17:20
Pompeo thotë se SHBA-ja do të vetëmbrohet nëse sulmohen tupat në Irak

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i tha kryeministrit të Irakut, Adel Abdul Mahdi se Shtetet e Bashkuara do të marrin masa në vetëmbrojtje nëse sulmohen.

17:15
Ursula von der Leyen: Kufizim 30 ditor udhëtimesh për në BE

Gjatë një telekonference me drejtuesit e G7, në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka propozuar një kufizim fillestar 30-ditor për të gjithë udhëtimet jothelbësore në Bashkimin Europian.

17:08
Koronaviusi mund të transmetohet në zonat me klimë të nxehtë dhe të lagësht

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nga provat e deritanishme, virusi mund të transmetohet në gjithat zonat, përfshirë ato me mot të nxehtë dhe të lagësht.

17:00
Japoni/ 70-vjeçari del për herë të dytë pozitiv me koronavirus

Një pacient japonez ka dalë pozitiv për herë të dytë me koronavirus, vetëm dy javë pasi u lirua në shtëpi.

16:59
Paniku i koronavirusit/ Nëna grumbullon 18 pako me letër higjenike por fëmijët ja hedhin topat në vaskën me ujë

Një nënë që kishte grumbulluar një rezervë prej 18 pako me topa letre higjenike prej blerjeve të panikut nga koronavirusi, u bë e famshme në rrjetet sociale pasi fëmijët ja kishin hedhur të gjitha në vaskën me ujë.

16:54
Cannavaro: Ja si e mposhti Kina Coronavirusin, jam në merak për…

Kina, vatra e fillestare e Coronavirusit, si për ironi, tashmë konsiderohet shumë më e sigurt se vendet eurpiane, e veçanërisht Italia. Askush më mirë se trajneri i Guangzhou Evergrande, italaliani Fabio Cannavaro, nuk mund ta tregojë më mirë se si vendi aiziatik po e fiton luftën me Coronavirusin.

16:50
​BMW do të largojë 50 për qind të modeleve klasike nga viti 2021

BMW Group është e gatshme të ndryshojë plotësisht ofertën e makinave dhe motoçikletave.

16:50
Koronavirusi/ Ndërron jetë 21 vjeçari, trajner futbolli në Spanjë

Francisco Garcia ka vdekur nga koronavirusi, në moshën 21 vjeçare. Trajneri i futbollit të të rinjve vuante nga leuçemia dhe është bërë vdekja më e re nga virusi në Malaga. Ai ishte trajner i Atletico Portada Alta, të cilët konfirmuan vdekjen e tij këtë mëngjes.

16:48
Masa kundër koronavirusit/ ​Mali i Zi pezullon trafikun ajror, hekurudhor dhe rrugor

Kompania ajrore e Malit të Zi ka pezulluar përkohësisht fluturimet, megjithëse nuk ka asnjë rast të konfirmuar zyrtarisht me koronavirus.

16:40
Helikopteri luftarak rus zbraz gabimisht municionin ndaj ndërtesës rezidenciale

Një helikopter i forcave ajrore ruse zbrazi aksidentalisht një breshëri predhash ndaj një ndërtese me apartamente banimi në qytetin e Chita.

16:37
Pesëmbëdhjetë filmat për mbijetesën dhe optimizmin që janë idealë për këtë periudhë

Ndërkohë që coronavirusi po merr jetën e mijëra njerëzve në gjithë botën dhe tashmë janë konfirmuar raste edhe në vendin tonë, duhet pasur kujdes dhe duhet vepruar me përgjegjësi, në mënyrë që të mos infektohemi apo të mos e shpërndajmë më shumë virusin.

16:36
VIDEO/ Jo vetëm Koronavirusi, lindja e mesme përballet edhe me një stuhi të frikshme

Ndërsa bota është në frikë nga epidemia e koronavirusit, Lindja e Mesme po përballet me një rrezik tjetër.

16:31
Rrëqethëse në Itali/ Mjeku 57-vjeçar shërohet nga CoVid-19, por shpreh dëshirën njerëzore: Dua të kthehem në punë, tu shërbej të prekurve

ITALI- Është 57-vjeç dhe një mjek tepër i zoti, i cili sapo është rikuperuar nga koronavirusi, por dëshira e tij për të shpëtuar jetë njerëzish nuk e ka trembur përballë këtij “përbindëshi” që po kërkon të vrasë viktimën e radhës.

16:26
Ndërron jetë gazetari shqiptar

Gazetari i njohur sportiv Aleko Gjergjo është ngarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.

16:23
Përmbyset superjahti 65 mln paund i Princit arab (FOTO)

Një superjaht me vlerë 65 milionë paund, nën pronësinë e Princit arab, Turki bin Mohammed bin Fahd Al Saud, është përmbysur teksa ishte ankoruar në Greqi.

16:20
Vëllezërit detyrohen të dhurojnë 17,000 shishe dezinfektues pasi i kishin grumbulluar për t’i shitur abuzivisht

Dy vëllezër që kishin blerë 17,700 shishe me dezinfektues duarsh janë detyruar t’i dhurojnë ato nga autoritetet amerikane pasi i nxorrën në shitje me çmime të rritura në rrjetin Amazon.

16:17
Frika nga koronavirus, Egjipti pezullon të gjitha fluturimet për 2 javë

Egjipti do të pezullojë të gjitha fluturimet në aeroportet egjiptiane duke filluar nga e enjtja për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, raportojnë media shtetërore.

16:15
Kampionati edhe përtej 30 qershorit, në Angli mendohen kontratat e përkohshme me futbollistët

Kampionatet më të rëndësishme të futbollit në botë janë ndërprerë për të paktën deri më 4 prill, ndërsa nesër pritet të vendoset për fatin e tyre, gjatë një video-konference që UEFA do të zhvillojë me të 55 anëtarët e saj.

16:06
Kosovë/ Shënohen dy raste të reja të infektuar me koronavirus

Nga data 08.02.2020 deri me 16.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 263 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive.

16:06
Gjykata e Lartë ruse aprovon planin e reformës së Putin për të qëndruar president deri në 2036

Gjykata kushtetuese e Rusisë sapo ka aprovuar amendamentet e propozuara nga presidenti Vladimir Putin për ligjin bazë të vendit, i cili mes të tjerash i jep atij opsionin për të qeverisur dhe për dy mandate të tjera.

16:01
Flasin të shëruarit në Itali: Ja si e mposhtëm koronavirusin!

Ka shumë viktima nga koronavirusi në Itali, por ka dhe të shëruar.

15:50
Vaksina për koronavirusin/ Në SHBA nis testimi te njerëzit

Testimi i parë tek njerëzit i një vaksine kundër koronavirusit po fillon në SHBA.

15:50
Paniku i koronavirusit; Radhë të gjata në dyqanet e kanabisit në Hollandë pas njoftimit për mbylljen kafeneve

Tymosësit e kanabis kishin krijaur radhë të gjata sot në Holandë pasi kafenetë e ‘barit’ janë urdëhruar të mbyllen prej frikës së koronavirusit.

15:49
“Zgjedhorja” online, gati kërkesa për shtyrje afati

15 marsi ishte dita kur do të duhej të miratohej me konsensus Reforma Zgjedhore, por Covid-19 futi në karantinë politikën duke lënë pezull punën për kodin e ri zgjedhor.

15:42
Shtëpia e Bardhë me masa të reja mbrojtëse ndaj Covid-19

Shtëpia e Bardhë vendosi të hënën masa të reja për të mbrojtur presidentin, Donald Trump, dhe stafin e tij nga koronavirusi i ri, përfshirë matjen e temperaturës së kujtdo që hyn në kompleks, përfshirë vizitorët dhe gazetarët.

15:41
Veliaj: Ndihmë biznesit/ Kryebashkiaku flet sot tek “Ora e Tiranës”

Sot pasdite në emisionin ”Ora e Tiranës” që transmetohet në top news kryebashkiaku Erion Veliaj do të tregojë se çfarë ndihme do t’i jepet biznesit.

15:38
‘Spray’ i ujit me kripë infekton 46 besimtarë me koronavirus në kishën e Koresë së Jugut

Një kishë në Korenë e Jugut spërkaste ujë mekripë në gojën e besimtarëve të saj me besimin e rremë se po ndalonte përhapjen e epidemisë së koronavirusit.