E martë, 17 Mars 2020
14:32
Covid 19, Kryebashkiaku i Kavajës Redjan Krali mesazh qytetarëve: Rrini në shtëpi, bashkë do ja dalim

Pas vendosjes së masave shtërnguese nga qeveria bashkitë e vendit janë angazhuar për respektimin e masave ndaluese në lëvizjen e njerëzve dhe qarkullimin e mjeteve të paautorizuara me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

14:27
Shpërndarja e pensioneve/ Posta Shqiptare në Tiranë vë në dispozicion edhe 4 numra të tjerë telefoni

Me qëllim menaxhimin e fluksit të telefonatave të ardhura për shpërndarjen e pensioneve në adresë, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari, Posta Shqiptare ka vënë në dispozicion të qytetarëve të Qarkut Tiranë edhe 4 numra të tjerë telefoni.

14:22
Afro 500 të vdekur nga koronavirusi në Spanjë, 200 viktima brenda ditës

200 vdekje të reja. Nga 309 të vdekur që ishin të hënën, sot u shënuan 491 ndërsa vendi është kthyer shumë shpejt në fokusin e epidemisë. Numri i rasteve të konfirmuara kapërceu nga 2000 në 11,178, e si pjesë e masave të dëshpëruara për të frenuar epideminë, Spanja mbylli kufijtë dhe ka mbajtur në fuqi izolimin e pjesshëm të 47 milionë banorëve të saj.

14:18
Covid-19/ KLP pezullon punën në institucion, vendime qarkulluese për caktimin e përkohshëm të 4 prokurorëve

Duke marr shkak nga situata e krijuar nga përhapja e pandemisë botërore të shkaktuar nga Covid-19 si dhe në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së këtij virusi në vend, Këshilli i Lartë i Prokurorisë me qëllim mbrojtjen e shëndetit të anëtarëve dhe personelit të administratës të tij, vendosi të pezullojë ushtrimin e veprimtarisë në ambjentet e punës dhe zhvillimin e seancave plenare me praninë e vëzhguesve të akredituar dhe përfaqesuesëve të medias.

14:15
Guvernatori i Venetos merr vendimin e fortë: Do t`i bëjmë tamponin të gjithëve, kostoja s’më intereson!

Guvernatori i Venetos, Luca Zaia ka marrë një vendim ekstrem në vazhdën e përpjekjeve për të frenimin e koronavirusit.

14:12
CNN: Recesioni global prej koronavirusit po fillon!

Me restorante, dyqane, linja ajrore dhe fabrika të mbyllura në mbarë botën, ekonomistët po paralajmërojnë se recesioni global nuk është thjesht një frikë.

14:04
Federata Norvegjeze e zbulon para UEFA-s: Europiani shtyhet për vitin e ardhshëm

Federata Norvegjeze e Futbollit ka zbuluar para kohe vendimin e UEFA-s, të marrë nga video-konferenca me të 55 shtetet anëtare të organizatës drejtuese të futbollit Europian, në lidhje me shtyrjen e Kampionatit Europian 2020.

13:59
Kosova në përpjekje të fillojë mësimin online

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Qeverinë e Kosovës është duke bërë përpjekje për të filluar mësimin online, pas gjendjes së krijuar nga përhapja e koronavirusit të ri.

13:56
Rama ironi me Bashën: Mirë virusi, po s’të lë as 7X7=42-shi! Fli o xhan fli

Kryeministri Edi Rama me një status në twitter ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Bashën.

13:52
“Vetëdeklaro online lëvizjen me mjet”/ Njoftimi i rëndësishëm nga policia

Policia ka bërë një njoftim të rëndësishëm për ata që duan të lëvizin me mjete private. Ky deklarim është vetëm për mjetet private, për oraret 06:00-08:00 dhe 16:00-17:00, që duan kryesisht të lëvizin për në punë!

13:52
“Në ndihmë të njëri-tjetrit”/ 8 masat e PD-së për Covid-19, Basha: Lehtësisht të zbatueshme

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar 8 masat e propozuara nga PD për përballimin e situatës në vend, si pasojë e koronavirusit.

13:48
Arrin në 26 numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është rritur në 26 person, ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes një postimi në Facebook.

13:47
Koronavirusi/ Rëndohet gjendja e një prej të prekurve nga Elbasani

Rëndohet gjendja shëndetësore e një nga të diagnostifikuarve me covid 19 në Elbasan.

13:43
“Karantinimi, arma më e bukur”/ Situata alarmante në Itali, mjeku nga Milano: Më të prekur janë gjinia mashkullore dhe mosha e tretë

Në një lidhje direkte për emisionin “Shqipëria Live” ishin mjeku dhe gazetari Flamur Topi si dhe mjeku Albert Troci nga spitali “Luigi Sacco”, në Milano, për të folur rreth situatës alarmante në Itali, ku numri i viktimave ka shkuar mbi 2.000.

13:41
Koronavirusi/ Shkencëtarët australianë tregojnë se si sistemi imunitar lufton virusin

Shkencëtarët në Australi thonë se ata kanë identifikuar mënyrën se si sistemi imunitar i trupit lufton virusin Covid-19.

13:38
Fieri ngre ekipet e punës! Do t’u dërgohen ilaçe, ushqime dhe detergjentë të moshuarve

Në mbështetje të nismës së qeverisë për të evituar daljet e pensionistëve nga shtëpia, qoftë edhe vetëm per të psonisur, Bashkia e Fierit ka ngritur ekipet e punës që do t’u shërbejnë me ushqime, ilaçe e detergjentë të moshuarve, në rastet kur ata kanë nevojë e nuk kanë të afërm pranë.

13:27
Soreca: BE gati të ndihmojë Shqipërinë pas shpërthimit të COVID-19/ Një vendim pozitiv për negociatat

Bashkimi Evropian është gati për t’i dhënë mbështetje Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, pas shpërthimit të COVID-19, deklaron ambasadori Luigi Soreca.

13:27
Korçë/ Rezulton pozitiv me Covid-19 një nga mësuesit e shkollës private

Shkolla greke jopublike “Omiros” në qytetin e Korçës, përmes një njoftimi ditën e sotme iu ka bërë të ditur prindërve se një nga mësuesit e këtij stafi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

13:22
Masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19, shkodranët vijojnë të thyejnë rregullat

Në Shkodër qytetarët i’u shmangen rrugëve dhe shesheve ku ishin të përqendruara patrullat e policisë dhe u zhvendosën në pedonalen e Molos në dalje të qytetit.

13:11
Asnjë rast me Covid-19 në Gjirokastër/ Po gjurmohen me sistemin TIMS të mbërriturit e 2 javëve të fundit

24 mjekë dhe 140 infermierë të shërbimit parësor në Gjirokastër janë në mbikëqyrje të situatës së personave që aktualisht vijojnë të gjenden në karantinë.

13:09
Covid-19/ Ukraina ndal trenat, fluturimet dhe autobusët

Në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Qeveria e Ukrainës i ka ndaluar të gjitha shërbimet ndërurbane me trena, avionë dhe autobusë.

13:04
Rama thirrje qytetarëve: Nuk jeni në shtëpi se dua unë, por sepse një armik ka sulmuar vendin! Durim

Kryeministri Edi Rama pak çaste më parë u është drejtuar me një tjetër apel qytetarëve.

13:02
Covid-19, situata në Berat/ Administrata në punë, rrugët të tejmbushura me njerëz

Edhe dita e sotme e ka gjetur Beratin me rrugë të tejmbushura me njerëz, pavarësisht masave të marra nga qeveria, ku një ndër ato është edhe ndalimi i këmbësorëve nëpër rrugë, për parandalimin e përhapjes të mëtejshme të koronavirusit (Covid-19).

13:02
Shqiptarët e bllokuar në Greqi/ Kompanitë e autobusëve në gatishmëri, por ministria e jashtme apelon që…

Kompanitë e autobusëve të linjave mes Greqisë dhe Shqipërisë, kanë vënë në dispozicion mjetet e tyre për të transportuar shqiptarët që ndodhen të bllokuar në Greqi.

13:01
“Testoni, testoni, testoni”/ PD: Porosia e OBSH-së s’zbatohet në Shqipëri, numri i testeve ka rënie drastike

Nga selia e PD-së, doktoresha Mirela Tabaku u shpreh se porosia e OBSH-së nuk po zbatohet në Shqipëri, pasi numri i testeve ka rënie drastike.

12:54
Iran – Rritet frikshëm numri i të infektuarëve dhe viktimave nga koronavirus në 24 orët e fundit

Irani ka konfirmuar 1,178 raste të reja me koronavirus, rritja më e madhe që ka parë vendi në një periudhë 24-orëshe.

12:51
Gjobitet një tjetër qytetar/ Theu rregullat e vetëkarantinimit

Një tjetër qytetar është gjobitur nga policia pasi ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit.

12:50
FOTO/ Periudhë izolimi në Tiranë, si po e kalon kohën ambasadorja Yuri Kim në shtëpinë e saj

Ashtu siç duhet të veprojë çdokush prej nesh sot, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim po zbaton rregullat e izolimit duke qëndruar në shtëpinë e saj të re në Tiranë.

12:46
Rreziku nga koronavirusi/ Tirana me rrugët plot

Banorët e Tiranës nuk po i zbatojnë rekomandimet e autoriteteve për të qëndruar sa më shumë në shtëpi dhe të shmangin daljet e panevojshme në publik.

12:40
​Në Drenas mielli shtrenjtohet për 400 për qind

Qytetarët po raportojnë rastet e abuzimeve me ngritjen e çmimeve të miellit.

12:33
Shkelen rregullat në Vlorë! Gjobiten pronarët e 3 lokaleve dhe një këmbësor

Pavarësisht vendimit të qeverisë për mbylljen e tyre, ditën e djeshme në Vlorë janë konstatuar disa lokale të hapura.

12:24
Suedia mbyll shkollat e mesme dhe universitetet

Qeveria e Suedisë këshilloi që të gjitha shkollat e mesme dhe universitetet të mbyllen nga e mërkura, ndërsa kërkoi nga mësimdhënësit të aranzhojnë mësime online.

12:24
Kostumet e nxehta dhe të shfrenuara në Instagram që nga Kendall Jenner deri tek Cecila Rodriguez

Me prerje të vogla, seksi dhe të magjishme VIP shfaqin trupat e tyre falë veshjeve të plazhit

12:18
Trump flet për kohëzgjatjen e Covid 19: Pandemia deri në korrik

Amerika e “zbuloi” dhe ajo emergjencën e koronavirusit. Vetë Donald Trump e pohoi sesa e rëndë është vërtet situate, duke thënë se “pandemia në Shtetet e Bashkuara mund të përfundojë në korrik apo në gusht”, e për të parën herë rrëfeu publikisht se “gjendja nuk është nën kontroll”.

12:14
Izolohen britanikët,Johnson: S’ka takime me njerëzit për tre muaj

Vetëm pak orë pasi kryeministri Boris Johnson i kërkoi njerëzve të rrinin në shtëpi e të shmangin kontaktet sociale për 12 javë, rrugët e Londrës ishin boshatisur.

12:13
A do të ketë pagë në fund të muajit? Rama: Të enjten, plani i garancisë financiare

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama bën me dijeni se të enjten do të jetë gati plani i garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi!

12:11
“Shefqet Ndroqi” do të kthehet në spital për koronavirusin

Spitali “Shefqet Ndroqi” do të kthehet në spital COVID-19, kështu ka bërë me dije ministria e Shëndetësisë.

12:11
Tkurret ritmi i përhapjes në Itali, autoritetet: Piku mund të jetë të dielën

Të dhënat tregojnë se në Itali, ku vdekjet janë 2.158 dhe të prekurit mbi 23.000, ritmi I përhapjes së koronavirusit është stabilizuar, në mos po vjen në rënie.

12:05
16 raste në Kosovë, 10 të shtruar në spital me Covid-19/ Thaçi mobilizon ushtrinë!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kërkoi mobilizimin e FSK-së dhe rritjen në maksimum të nivelit të gatishmërisë, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

12:02
Koronavirusi, studimi: Për secilin rast të konfirmuar, janë 5-10 raste të pazbuluar

Për secilin rast të konfirmuar të covid-19 ka të ngjarë të ketë 5-10 të tjerë të paditur.

12:00
Koronavirusi në vend/ Shkon në 55 numri i të prekurve

Numri i i të prekurve në vend nga covid 19 ka shkuar në 55.

11:53
Bota nën pushtetin e Covid-19/ 8 gjëra që thonë yjet për përhapjen e koronavirusit

Teksa bota gjendet në një luftë të ethshme me një armik sa të rrezikshëm, aq edhe të padukshëm, njerëzimi është i interesuar të dijë se çfarë do të ndodhë më tej.

11:51
“Contour Global” pezullon projektin për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”

Gjeneratori i energjisë “ContourGlobal” me filial në Londër ka pezulluar planet për ndërtimin e një termocentrali me qymyr 500 megavat në Kosovë, si dhe nuk do të bëjë investime të tjera për fabrikën e qymyrit, thuhet në një postim të publikuar nga “Reuters”.

11:44
Veliaj: Do të shtyhet deri në qershor afati për detyrimet e bizneseve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak do të merret vendimi për të shtyrë detyrimet e bizneseve deri në qershor, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në vend.

11:40
Ministria e Punëve të Jashtme: Kontaktoni ambasadat përpara nisjes të çdo udhëtimi drejt Shqipërisë

Mbyllja e kufijve tokësor të Shqipërisë dhe ndërprerja e fluturimeve nga disa kompani ajrore ka bërë që shumë shqiptarë të bllokohen në pika të ndryshme kufitare apo edhe aeroporte.

11:37
Mbledhja e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor online/ Rama zbulon detajet

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në facebook njofton se mbledhja e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor po zhvillohet online.

11:37
Paralajmërimi, Irlandë: Virusi merret dhe nga të vdekurit!

Covid 19 është ende diçka e re për botën, ndaj ka mjaft informacione kundërthënëse për të, ashtu siç ka edhe pikëpyetje të mëdha. Një prej tyre është a mund t`i infektojë koronavirusi edhe të gjallët?

11:32
Emergjenca Covid-19/ UEFA, video-konferencë për eventet

Sot është një ditë vendimtare për futbollin evropian. UEFA do të zhvillojë një videokonferencë me 55 Federatat që aderojnë në të, drejtues të Ligave të ndryshme dhe ata të klubeve si dhe përfaqësuesit e futbollistëve për riorganizimin e futbollit kontinental që është pezulluar për shkak të emergjencës coronavirus.

11:31
Spanja sot pritet të ratifikojë Protokollin për në NATO, përmes votimit me “skype”?!

Edhe krahas krizës me gripin pandemik, Senati i Spanjës më sot pritet të mbajë seancë plenare në të cilën do ta ratifikojë Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

11:29
Në Wuhan vetëm një person është infektuar me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Në qytetin kinez Wuhan, gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar vetëm një rast i ri me coronavirus.

11:26
Pezullohet edhe kampionati rus

Turqia dhe Rusia ishin dy vendet e mëdha që nuk po e ndalnin kampionatin shkaku i koronavirusit.

11:22
Fotot/ Mbërrijnë te Infektivi babë e bijë nga Fieri

Kanë mbërritur te Infektivi babë e bijë nga Fieri pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

11:19
Vijojnë masat administrative për qarkullimin në rrugë/ Arrestohen 4 drejtues automjetesh në 24 orët e fundit

Policia e Shtetit vijon me masat administrative për shkeljet e aktit normativ për qarkullimin në rrugë.

11:13
Radhë të policia e shtetit/ Oficerët shpërndajnë qytetarët. Gruaja: Kam lënë fëmijët vetëm në Greqi

Radhë të shumta ka edhe sot te policia e shtetit, ndërsa ka pasur dhe debatë mes policëve dhe qytetarëve .

11:12
Spitali i Gjakovës nuk i do politikanët: Mos ejani për foto!

Spitali rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë ka kërkuar nga politikanët që të qëndrojnë larg institucioneve shëndetësore.

11:09
Ditari i një farmacisti

Nga ditari i një farmacisti që kurrë nuk do të rrëfente diçka të tillë, por që dekonspirohet nga kush i qëndron më afër dhe vëzhgon përditshmërinë e tij…

11:05
Burrë e grua me Covid-19/ Fshati Mbërs në karantinë, 2 postblloqe policie po bllokojnë lëvizjen

Pas konfirmimit me koronavirus të një çifti në fshatin Mbers, Bashkia e Roskovecit bëri thirrje ditën e djeshme që të gjithë banorët të izoloheshin.

11:02
Dokumenti/ Padia ndaj Berishës. Prokuroria e Përgjithshme, ia lë përgjegjësinë Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Tiranë

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Tiranë për çështjen e padisë ndaj ish-kryeministrit Sali berisha.

10:58
35% e stafit të klubit spanjoll dalin pozitiv me Koronavirus

Në Spanjë është duke u rënduar gjendja për shkak të koronavirusit, i cili ka përfshirë pjesën më të madhe të këtij shteti dhe Evropës në përgjithësi.

10:56
Presidenti Thaçi priti gjeneralin Rama, kërkoi që FSK-ja të mobilizohet për COVID-19

Presidenti Hashim Thaçi, ka pritur sot Komandantin e FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Ramën, me të cilin ka biseduar për nivelin e gatishmërisë së FSK-së për të ndihmuar në përballje me rrethanat e krijuara nga përhapja e COVID-19.

10:44
Koronavirusi/ Irani liron përkohësisht 85,000 të burgosur, përfshirë ata politikë

Irani ka liruar përkohësisht rreth 85,000 të burgosur, duke përfshirë të burgosurit politikë në përgjigje të epidemisë së koronavirusi.

10:41
Greqia shtrëngon masat! Kush abuzon me çmimet, deri në 1 milion euro gjobë

Teksa në Greqi numërohen 352 të infektuar dhe 4 viktima, qeveria vazhdon shtrëngimin e masave sa i takon frenimit të përhapjes së mëtejshme të Covid-19 në vend dhe parandalimin e abuzimeve.

10:33
I pari me COVID-19 në futbollin brazilian, trajneri Flamengo-s

Koronavirusi ka shënuar të prekurin e parë në futbollin brazilian. Bëhet fjalë për trajnerin e Flamengos, Jorge Jesus, i cili ka rezultuar pozitiv në testin që klubi i ka bërë të gjithve pjestarëve të stafit.

10:26
Bulqizë/ Banorët shëtitje në qytet

Në Bulqizë vijon fluksi i banorëve në dy lagjet e qytetit të cilët kanë dalë për shëtitje.

10:23
Ishin karantinuar në shtëpi/ Përkeqësohet shëndeti i babait dhe të bijës në Fier, nisen me urgjencë në Tiranë

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e dy prej tre personave të një familjeje në Demenas të Fierit, të cilët prej ditësh ishin karantinuar në shtëpinë e tyre.

10:15
Tiranë/ Dyndje në 3 të mëngjesit në tregun e fruta-perimeve, të gjithë për furnizim

Lëvizje të shumta ka pasur në tregun e fruta perimeve në Tiranë.

10:14
“Frenimi” i Covid-19/ Maqedonia e Veriut mbyll kufijtë dhe aeroportin në Shkup

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për mbylljen e vendkalimeve kufitare dhe të aeroportit ndërkombëtar në Shkup, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

10:11
Koronavirusi në Kosovë/ Dyqanet ushqimore do të punojnë me orar të shkurtuar

Shoqata e Rrjetit të Shitësve me Pakicë në Kosovë ka bërë të ditur se dyqanet e produkteve ushqimore, duke filluar nga data 17 mars, do të punojnë me orar 12-orësh.

09:57
23 mijë të prekur dhe 2 mijë viktima/ Shpresë për Italinë, numri i të prekurve s’po rritet më frikshëm

2,158 viktima dhe 23.073 të prekur regjistrohen aktualisht në Itali, si pasojë e Covid-19, teksa vihet re një qëndrueshmëri në tendencën e infektimit, për të mos thënë rënie, raportojnë mediat fqinje.

09:55
16 të prekur në Kosovë, asnjë i konfirmuar me koronavirus deri më tani në Deçan

Numri i të prekurve me coronavirus në Kosovë ka arritur në 16, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje që t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

09:36
Koronavirusi/ Dalin nga spitali aktori dhe gruaja e tij, tani karantinë në banesë

Aktori amerikan Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson kanë dalë nga spitali në Australi pasi morën trajtimin për koronavirus.

09:30
Këshillat e Orjola Pampuri: Si të kujdesemi për shëndetin mendor në karantinë

Ish-deputetja e PD, me profesion psikologe Orjola Pampuri jep këshilla si duhet të kujdesemi për shëndetin mendor në karantinë.

09:19
Ishte kthyer nga Italia/ Thyen rregullin për vetëkarantinim, gjobitet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është gjobitur pasi ka thyer rregullin për vetëkarantinim.

09:15
“S’jam Edi”, Rama nxjerr videon se si koronavirusi ka ‘pushtuar’ Tiranën

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që edhe këtë mëngjes ta nisë me një apel për qytetarët, që t’i përgjigjen urdhrit të qeverisë, për të qëndruar në shtëpi për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

09:07
Qyteti ku filloi shpërthimi/ Në Wuhan u kërkohet 14 ditë karantinim atyre që vijnë nga jashtë

Qyteti kinez Wuhan, ku filloi edhe shpërthimi i koronavirusit së pari në fund të dhjetorit, tha se do të kërkojë që të gjithë të kthyerit e huaj në qytet të karantinohen në mënyrë qendrore për 14 ditë me koston e tyre nga e marta.

08:58
Covid-19/ Udhëheqësi i Monakos pozitiv

Serge Telle, kryeministri i Monakos ka rezultar gjithashtu pozitiv për koronavirusin e ri.

08:46
Koronavirus prek Game of Thrones, aktori i njohur i serialit pozitiv

Covid-19 nuk po kursen as politikën dhe as figurat e artit. Tom Hanks, fituesi e Oscar konfirmoi të premten që ishte i infektuar me koronavirus, ndërsa sot konfirmohen edhe 2 aktorë të tjerë të prekur.

08:38
Durrës/ Armë, municione e drogë, pranga 3 të rinjve

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Bashkëpunimi”, në kuadër të të cilit u godit një rast i armëmbajtjes pa leje dhe një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

08:35
SHBA, shkon në 85 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Ka shkuar në 85 numri i të vdekurve në SHBA, ndërsa 4,558 persona janë konfirmuar të infektuar deri tani, sipas Qendrës së SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

08:28
Koronavirusi, Evropa planifikon mbylljen e kufijve

Komisioni Evropian po planifikon të ndalojë të gjitha udhëtimet jo të rëndësishme në të gjithë zonën e udhëtimit të lirë në Shengen, në përpjekje për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, raporton BBC.

08:10
Turqia mbyll kafenetë, kinematë dhe palestrat sportive

Turqia do të mbyllë përkohësisht kafenetë, palestrat sportive dhe argëtuese dhe do të pezullojë lutjet masive në xhami në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

08:02
Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh por që mundësitë për reshje janë të pakta.

07:55
Banesa në Tiranë përfshihet nga flakët, lëndohet pronari 42 vjeçar

Sot në mëngjes rreth orës 06:30 në rrugën e Teleferikut në Tiranë ka rënë zjarr në banesën e shtetasit me iniciale G.Ç, 42 vjeç.

07:45
Drejtori i Institutit të Pensioneve: Përfundon hartimi i listës së plotë të pensionistëve, asnjë vonesë në pensione

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përfunduar hartimin e listave të pensionistëve kryefamiljarë në të gjithë Shqipërinë, në mënyrë që ato të marrin shërbimet për ushqime apo barna në banesë.

07:19
SHBA, mbi 3,700 raste të konfirmuara, 69 të vdekur nga koronavirusi

Mbi 3 mijë e 700 është numri i personave të infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara ndërsa 69 kanë vdekur. ShBA vazhdon përpjekjet për të penguar përhapjen e epidemisë që ka arritur në 49 nga të 50 shtetet. Masat kanë çuar në mbylljen e shkollave e lokaleve si dhe anulimin e aktiviteteve publike në shumë vende.

07:02
Çeki, shërohen 3 persona nga koronavirusi

Në Republikën e Çekisë janë shëruar tre raste me koronavirusin e ri. Deri më tani, Çekia është një nga vendet e pakta në botë, në të cilën nuk janë raportuar viktima për shkak të epidemisë dhe në të cilën njerëzit janë shëruar nga COVID-19.

06:55
Për një shëndet më të mirë, një çaj rozmarine para gjumit

Historia e çajit të rozmarinës është po aq e lashtë sa vetë bima. Kjo barishte është përdorur që në lashtësi për t’i dhënë njeriut një kujtesë shembullore. Rozmarina konsiderohej si një kurë ideale kundër mostretjes, dhimbjeve muskulare dhe problemeve me gjymtyrët. Acidi salicilik që gjendet tek çaji konsiderohet si paraardhëse e aspirinës. Kjo është arsyeja përse çaji i rozmarinës është shumë i suksesshëm në parandalimin dhe trajtimin e artritit dhe reumatizmës. Kundër mikrobeve dhe baktereve. Çaji i rozmarinës është i pasur me substanca që luftojnë mikrobet dhe bakteret. Këto përbërës e bëjnë çajin ideal kundër disa problemeve me lëkurën.

06:42
Uthull molle dhe mjaltë për pastrimin e mushkërive

Inflamacioni dhe akumulimi i sekrecioneve në mushkëri si pasojë e të ftohurës ose gripit mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje dhe probleme me gjumin. Bllokimi që shkaktohet në kraharor shoqërohet edhe me një kollë të fortë, nëpërmjet së cilës mushkëritë përpiqen të pastrohen. Gripi dhe e ftohura nuk janë të vetmit që shkaktojnë bllokim të kraharorit nga sekrecionet apo siç njihet, gëlbaza.

06:28
Roli i vitaminave në parandalimin e problemeve me zemrën

Roli i suplementëve të vitaminave në parandalimin e sëmundjeve të zemrës është diskutuar shumë mes mjekëve. Shumë ekspertë janë të ndarë nëse marrja e vitaminave ul rrezikun e një infarkti apo sëmundjeve të zemrës. Studime të mëparshme, të cilave u referohet AgroWeb.org kanë sugjeruar se disa vitamina, veçanërisht ajo C dhe E mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

06:04
Franca gjobit “Apple” me 1.1 miliard euro

Rregullatori kombëtar i konkurrencës në Francë njoftoi se ka gjobitur me 1.1 miliard euro gjigantin e teknologjisë “Apple” me arsyetimin se ka vepruar në kundërshtim me rregullat e konkurrencës.

05:47
Rritet bilanci, shkon në 853 numri i viktimave nga koronavirus në Iran

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Iran është rritur në 853.

05:24
Turqi, pezullohen të gjitha namazet me xhematë

Autoriteti i lartë fetar i Turqisë ka pezulluar faljen e të gjitha namazeve me xhematë në xhamitë e vendit, përfshirë namazin e Xhumasë, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit. Ali Erbaş, kreu i Drejtorisë së Çështjeve Fetare, tha se xhamitë do të mbeten të hapura për ata që duan të falen dhe të luten në mënyrë individuale.

05:02
“Ushtrimet dhe gjumi i rregullt ndihmon në luftimin e Covid-19”

Dieta e ekuilibruar, ushtrimet dhe gjumi i rregullt janë gjëra të rëndësishme për të luftuar koronavirusin e ri (Covid-19), thotë nutricistja Nevin Şanlıer.

04:31
Mjekët gjermanë: Nuk ka gjasa që virusi të ikë me të nxehtin!

Burra, gra dhe fëmijë, të gjithë mund të infektohen nga koronavirusi, por pasojat janë shumë të ndryshme. Faktorë vendimtarë janë mosha, gjinia dhe sëmundjet e mundshme të mëparshme. Mediat në Gjermani thonë se Covid-19 mund të përhapet me shpejtësi në javët dhe muajt e ardhshëm, e dy të tretat e popullsisë do të infektohen.

03:59
Foto/ 243 raste të shkeljes së masave parandaluese, njihuni me grafikun

Qeveria ka shtuar masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Një ndër masat e shtuara është vendimi për mos lejimin e këmbësorëve në qytet pas orës 18:00.

03:37
Greqia shton masat, 352 të infektuar deri tani

Edhe Greqia ka shtuar masat në mënyrë që të parandalojë përhapjen e mëtejshme të koronavirus.

03:05
Shtëpia e Bardhë nxjerr udhëzime të reja për koronavirusin

Shtëpia e Bardhë po u bën thirrje amerikanëve të moshuar të mos dalin nga shtëpia, gjithashtu po nxit të gjithë popullatën të shmangë vende publike me turma njerëzish, ndër to edhe restorantet. Sugjerimet e reja janë pjesë e udhëzimeve të gjera që kanë bërë autoritetet për të penguar përhapjen e koronavirusit.

02:34
Dezinfektoni rrobat, po a qëndron koronavirusi në flokë?

Studiuesit e agjensisë shtetërore amerikane përgjegjesë për kërkimet mbi shëndetin publik, NIH kanë krahasuar jetëgjatësinë koronavirusit të ri në sipërfaqe me atë të SARS-it. Ata zbuluan se të dy viruset jetonin më gjatë në çelik inox dhe polipropileni, një lloj plastike që përdorej në gjithçka, nga lodrat e deri tek pjesët e makinave.

02:00
Turqi, rritet në 47 numri i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi

Turqia ka njoftuar raste të reja të konfirmuara të koronavirusit ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet për të parandaluar përhapjen e saj. Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se 29 persona të tjerë janë diagnostifikuar me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të diagnostifkuarve në Turqi në 47.

01:42
Tronditet La Liga, 35% e Valencias pozitive me koronavirus!

Një lajm shokues vjen nga Spanja, e ka komunikuar vetë klubi i Valencias. Te katalanasit nuk janë vetëm 5 rastet me koronavirus por shumë më tepër. Plot 35% e skuadrës spanjolle është prekur me koronavirus.