Rikthehet Premier League, sot zhvillohen këto dy ndeshje

17/06/2020 10:57

Më në fund, rikthehet edhe liga më interesante e futbollit evropian, Premier League.Pas një pezullimi më shumë se tre muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit, sot në Angli luhen dy ndeshjet e para në Premier League

Spektakli anglez, rikthehet me ndeshjen Aston Villa – Sheffield Utd, ndeshje kjo e cila luhet me fillim nga ora 19:00 ndërsa nga ora 21:15 zhvillohet super-ndeshja ndërmjet Manchester Cityt dhe Arsenalit.Në Etihad Arsenali ka plot 3 vite që largohet me kokën ulur, fitorja e fundit në kampionat daton në janar të 2015-ës.Në kampionat në ndeshjet si mysafirë topçinjtë e Londrës e kanë harruar shijen e fitores, 5 barazime dhe vetëm 1 fitore ndaj West Ham-it.

Ndërkohë “Citizens” në ndeshjet në shtëpi i kanë si një armë më tepër me 4 fitore në kampionat, 1 barazi dhe 1 humbje.Kujtojmë që të gjitha ndeshjet do të luhen pa tifozë

Top Channel