I riu godet në kokë 92-vjeçaren, e lë të shtrirë në tokë dhe ikën sikur s’ka ndodhur asgjë

16/06/2020 22:17

Një burrë në Manhattan të SHBA-ve ka goditur në kokë një 92-vjeçare, e cila si rezultat është rrëzuar në tokë. I riu është filmuar duke ecur shumë pranë të moshuarës në një trotuar dhe papritmas e godet në kokë duke e hedhur në tokë.

Ajo që e bën më shqetësuese ngjarjen, është fakti që ai nuk shkoi për të ndihmuar 92-vjeçaren por e la të shtrirë në tokë. Raportohet se si pasojë e sulmit e moshuara ka marrë plagë të rënda dhe është duke u trajtuar në një spital të Nju Jorkut.

Ndërsa policia ka nisur një hetim mbi rastin dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar të riun.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel