Ky është raporti i Shërbimit Informativ të Shtetit, për gjendjen e sigurisë në vendin tonë për vitin 2019. Raporti nis me krimin e organizuar në vend, që sipas SHISH,  grupet kriminale po shtrijnë tentakulat për aktivitetin e tyre jashtë vendin tonë, kur bëhet fjalë për rrjetet e dograve të forta. Shërbimet inteligjente, thonë se kjo ka ardhur për shkak sepse krimi po përdorë paratë e vëna nga aktivitetet kriminale, por në anën tjetër kanë qenë edhe të favorizuar nga korrupsioni në sistemin e drejtësisë, pandëshkueshmëria apo niveli i ulët i saj.

Kjo ka bërë që individët kriminalë, që kanë arritur t’i shmangen drejtësisë, janë vendosur në vende të huaja, ku sipas Shërbimit informativ, prej andej shërbejnë si ura lidhëse të trafikut me elementë kriminalë brenda vendit tonë, e në anën tjetër rezultojnë të jenë aktiv edhe në vendet e origjinës së kokainës, falë bashkëpunimit me kriminelët lokalë.

Krimi i organizuar në vendin tonë kryesohet nga trafiku i drogës, që sipas inteligjencës shqiptare favorizohet nga pesë pika. Një nga to është kërkesa në rritje e rrjeteve të trafikut të dogës, përshirë edhe rrjetet shqiptare të cilat operojnë në qendra të mëdha të europës perëndimore. Po ashtu ka edhe një kërkesë të shtuar të grupeve kriminale për kanabis sativa që kultivohet në vendin tonë.

Por këto para të vëna nga krimi, për shkak të nivelit të pranishëm të informalitetit në ekonomi, grupet dhe bandat kriminale i pastrojnë nëpërmjet bizneseve të ndërtimit, pasurive të paluajtshme si dhe hoteleri-turizmit. SISH thotë se zonat bregdetare dhe ato urbane, mbetet më tërheqëse për investime, pasi arrijnë të kthejnë shumëfishin e parave të investuara fillimisht.

Shërbimi sekret ngreh shqetësimi se me zgjerimin e aktiviteteve kriminale, është rritur edhe shkalla e konflikteve dhe rivaliteteve mes grupeve dhe bandave kriminale, të cilat për larjet e hesapeve mes njeri tjetrit, po përdorin vrasës profesionistë me pagesë.

 

 

Top Channel