Shpërthejnë sërish infektimet/ Pekini drejt karantinës? Ja pamjet që tregojnë ‘grumbullimin’ e njerëzve nga autoritetet (Foto)

17/06/2020 09:25

Kina po i “grumbullon” banorët e Pekinit duke i detyruar ata të futen në karantinë, ndërsa kryeqyteti po i kthehet mbylljes mes një shpërthimi të koronavirusit ‘jashtëzakonisht të rëndë’, pretendon një aktivist.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për disa pamje që tregojnë se si zyrtarët, përmes një megafoni bëjnë thirrje që njerëzit të rreshtohen në radhë dhe të futen në autobusë midis frikës se një valë e dytë e rasteve të virusit do të godiste vendin.

Aktivistja Jennifer Zeng, e cila postoi pamjet, pretendon se shtatë hotele janë kërkuar si zona karantine, pas një shpërthimi të lidhur me tregun me shumicë Xinfadi.

Siç thuhet më tej, rastet e reja të ditës së sotme rritën numrin e infeksioneve të konfirmuara në Pekin gjatë pesë ditëve të fundit në 106, pasi autoritetet bllokuan pothuajse 30 bashkësi në qytet dhe testuan dhjetëra mijëra njerëz, shkruan Gazeta Shqip. Ata që rrezikojnë të kenë kontakte me virusin u ndaluan gjithashtu të largohen nga qyteti. Kina tani përballet me një dilemë: se si të përballet me shpërthimet e reja, ndërsa ruan vrullin në rimëkëmbjen e saj ekonomike.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel