Një mësuese në Florida të SHBA-ve, është arrestuar pasi një student  denoncoi në polici se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.

Mësuesja 37-vjeçare Meghan Mary Rodriguez, 37-vjeçe, e cila është dhe e martuar,  dyshohet se ka filluar të krijojë një marrëdhënie me djalin 17-vjeçar për mes mesazheve erotike dhe më pas ato u takuan e kanë kryer marrëdhënie seksuale. Raportohet se djali i ka treguar për këtë histori prindërve, pasi kishte frikë se mos mësuesja e ngelte në provim.

Pasi mësuan këtë ngjarje, prindërit raportuan drejtorinë e shkollës, e cila pyeti mësuesen në lidhje me rastin. Ajo mohoi të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të miturin, por pranoi se thjesht janë puthur.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel