“Bukuri vrastare”/ Gjahtaret seksi pozojnë me prenë e tyre…

16/06/2020 22:08

Një faqe online në Instagram, u bën thirrje “gjahtarëve seksi” që të pozojnë me prenë e tyre. Në fotot e mëposhtme, shumica e vajzave shihen me veshje ushtarake, armë në duar dhe pranë vetes kanë prenë e tyre të vrarë.

Fotografitë janë realizuar në SHBA, Rusi dhe Afrikë. Ndërsa nga kafshët që janë vrarë nga bukuroshet, mund të përmendim drerin, derrin e egër, krokodilin dhe lloje të ndryshme të antilopave afrikane. Ndërkaq, kjo formë e të pozuarit është kritikuar nga organizatat për mbrojtjet e kafshëve. Një ndër organizatat që ka reaguar është dhe PETA.

“Nuk është normale të tërhiqesh nga këto pamje. Nuk mund të vrasësh kafshë të mrekullueshme të botës së egër, ato kanë të drejtën të jetojnë të lirë”, u shpreh Elisa Allen, drejtoresha e PETA.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel