FOTO/ U diagnostikua me kancer dy ditë para se të sillte në jetë vajzën, shërohet 24-vjeçarja

16/06/2020 19:16

Një grua në Britaninë e Madhe ka zbuluar se ka rrezikuar së tepërmi që mos sillte në jetë vajzën, pasi vetëm 48 orë para lindjes ajo u diagnostikua me një kancer të rrallë.

Poppy Stewart-Brown, 24 vjeçe nga West Sussex, gjatë shtatzënisë me vajzën thotë se ka pësuar dhimbje të vazhdueshme në kokë e hundë, megjithatë nuk nisi të shqetësohej pasi mendonte se ishin simptoma të zakonshme të shtatzënisë. Por dy ditë para lindjes, ajo zbuloi një nishan në anën e majtë të hundës, nga ku u zbulua më pas se ishte një tumor i rrezikshëm.

Poppy u diagnostikua me “Ewing Sarkoma”, një formë e rrallë e kancerit e cila shfaqet vetëm në 600 persona në vit në Britaninë e Madhe. Në një intervistë për mediat vendase, Proppy thotë se ka lënë pas krahëve sëmundjes dhe tregoi të gjithë peripecitë që ka kaluar gjatë sëmundjes.

“Ndihem shumë me fat që jam ende gjallë. Të festosh ditëlindjen e parë të Arabella është një ndjesi e jashtëzakonshme, sidomos kur vetëm pak kohë më parë mendoja se s’do e shija më kurrë”, u shpreh 24-vjeçarja.

FOTO GALERI
1/24

Top Channel