Dekriminalizimi/ Sot KQZ vendos për Agron Malajn dhe Kastriot Gurrën

16/06/2020 11:46

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për të vendosur mbi fatin e kryebashkiakut të Matit Agron Malaj dhe atij të Librazhdit Kastriot Gurra, pas hetimeve të prokurorisë së përgjithshme në kuadër dekriminalizimit.

“Jemi mbledhur për të vendosur lidhur me shqyrtimin e hetimit të prokurorisë për Malajn. Objekti duhet të ndryshojë. Malaj ka qenë i punësuar në administrate publike dhe prandaj është kërkuar betim. Në atë kohë prokuroria e ka kryer këtë hetim. Në bazë të vendimit që ka marrë prokuroria ne kemi marrë një vendim ne 2019 që është ende në fuqi”,tha nën kryetari i KQZ-së, Denar Biba.

Përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridian Salianji: Periudha e ndalimit është deri në momentin e rehabilitimit. Në 2019 dorëzoi formularin e vetëdeklarimit dhe KQZ vendosi njoftimin për vijimin e procedurave se nuk ndodhet në kushtet e ndalimit. Prokuroria e përgjithshme pas kërkesës së PD-së, theksoi se nuk ka asnjë masë tjetër vec atyre të deklaruara. Në lidhje me pretendimin e PD-së se kryetari i bashkisë Mat është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit.

KQZ duke qenë se nuk ndodhet para asnjë prove të re, ndodhet para një gjeje të gjykuar. Pra ky është subjekt që gjykohet për të dytën herë. Këtë person e kemi hetuar dhe gjykuar dy herë, kur ka qenë nëpunës i thjeshtë në 2016 kur ka qenë punonjës i OSHEE-së dhe prokuroria ka thënë nuk është në kushtet e ndalimit të funksionit. Edhe tani, që është kryetar bashkie, gjykohet nga e njëjta prokurori dhe rezultatet janë të njëjta. Zoti Malaj nuk duhet të diskutohet më. Të shterohen të gjitha akuzat e pabaza, pra mos lihet e hapur, mbylleni këtë si procedurë.

Denar Biba: Kërkesa të tilla mund të vijnë në mënyrë të vazhdueshme prokurorisë dhe duke qenë se mes dy kërkesave mund të kenë ndodhur veprimtari të ndryshme por nuk mund të merren 15 vendime për një subjekt, pa parë vlefshmërinë e vendimit të parë, që këtij zotërisë i lejoi kandidimin dhe ai u zgjodh.

Top Channel