Një 30 vjeçare është arrestuar pasi aksidentoi për vdekje një 49 vjeçar.

Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë shtetasen K.D., 30 vjeçe.

“Kjo shtetase më datë 16.06.2020, rreth orës 07:20, në autostradën Tiranë – Durrës, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin B.K., 49 vjeç, banues në Sukth, i cili pasi u dërgua në spital për ndihmë mjekësore ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor””, njofton policia.

Top Channel