FOTO/ Ishin veshur në mënyrë ekstravagante, nënë e bijë përzihen nga supermarketi

16/06/2020 16:55

Një nënë dhe vajza e saj në Britaninë e Madhe kanë ngritur një padi ndaj një supermarketi, pasi punonjësit e saj nuk i lejuan të futeshin brenda, për shkak se sipas tyre veshja që ato Kishin veshur ishte e papërshtatshme. Chantell Humphreys, 46 vjeçe dhe vajza e saj Isabelle 18  vjeçe, nuk janë pranuar që të futen në një supermarket nga një punonjës, për faktin se veshjet e tyre ishin të papërshtatshme për një ambient familjarë.

“Ishte një ditë e nxehtë. Ne nuk do të shkonim me shalle dhe me pallto. Unë u trishtova shumë nga ajo që ndodhi. Ishim duke mbajtur radhë për të hyrë në supermarket, por  punonjësi nuk na lejoi të futemi brenda. Ai tha se veshjet që ne kishim nuk janë të përshtatshme. I thash që kjo është qesharake”, u shpreh Chantell.

Ndërkohë në lidhje me incidentin ka folur dhe një zëdhënës i supermarketit: “Ne e dimë që temperaturat janë shumë të larta. Por klientët nuk mund të vizitojnë ambientet tona me veshje plazhi. Ne këtë e cilësojmë thyerje të etikës dhe për të frekuentuar ambientet tona, duhet të vishesh siç duhet”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel