Tubim pro regjimit në Teheran/ Protestuesit sfidojnë Trump: Nuk guxon të sulmojë më Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar planet për të tërhequr 9500 trupa amerikane nga bazat në gjermani. Ai akuzoi Gjermaninë se po tregohej kriminele në pagesat e saj për NATO-n dhe tha se do të vazhdonte me planin nëse Berlini nuk do të ndryshonte kurs. Trump prej kohësh është ankuar se anëtarët evropianë të NATO-s duhet të shpenzojnë më shumë për mbrojtjet e tyre. Ambasadori i Gjermanisë në SHBA tha se trupat amerikane nuk ishin në vend për të mbrojtur Gjermaninë por për të mbrojtur sigurinë transatlantike.
Zërat për tërheqjen e trupave u raportuan më herët këtë muaj nga mediat amerikane në mesin e tensioneve në rritje mes aleatëve evropianë në NATO dhe Donald Trump. Në një takim me kabinetin, Trump tha:
Ne po mbrojmë Gjermaninë ndërkohë që ajo po tregohet kriminele. Kjo nuk ka kuptim. Ndaj unë mendoj se do të tërheqim ushtarët tanë që andej
Trump tha se anëtarët e NATO nuk duhet të mbështeten më tek ShBA për sa i takon kostove të mbajtjes në këmbë të aleancës. Përplasja mes aleatëve fokusohet tek objektivi i rënë dakord nga aleanca që shpenzimet për mbrojtje duhet të arrijnë 2 për qind të GDP deri në 2024. Gjermania, bashkë me shumë vende të tjera, nuk e kanë arritur ende këtë objektiv.
Top Channel