Ambasada e SHBA-ve njoftim të rëndësishëm për udhëtarët me vizë amerikane: Nuk lejohen transit…

16/06/2020 20:07

Ambasada e Shtetetve të Bashkuara të Amerikës, me anë të një njoftimi në Facebook ka njoftuar të gjithë qytetarët me viza amerikane të cilët janë bllokuar për shkak të mbylljes së udhëtimeve në kuadër të masave anti-covid se aktualisht këtyre qytetarëve nuk iu lejohet që të kalojnë tranzit në aeroportet e 26 vendeve të zonës Schengen.

“Udhëtarët me vizë amerikane aktualisht nuk lejohen të kalojnë tranzit në aeroportet e 26 vendeve të zonës Schengen, Mbretërisë së Bashkuar ose Irlandës, gjatë rrugës së tyre për në Shtetet e Bashkuara. Kalimi nëpërmjet këtyre vendeve i vendos udhëtarët në kufizime udhëtimi, pavarësisht nga ka filluar udhëtimi i tyre.”,- thuhet në njoftimin e ambasadës.

Top Channel