E diel, 15 Mars 2020
14:04
Koronavirusi/ “Mbi 1 mijë mjekë e infermierë dalin vullnetarë…” Rama: Do të kenë shpërblim 1 mijë euro

Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një deklarate në Facebook ka bërë me dije se thirrje se ministres Ogerta Manastirliu i janë përgjigjur mbi 1 mijë mjekë dhe infermierë të cilët kanë dalë vullnetarë për të luftuar koronavirusin.

14:03
Shtetet në mbarë botën ashpërsojnë masat kundër koronavirusit

Autoritetet në mbarë botën po ndërmarrin masa gjithnjë e më drastike, në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit të ri, me vendime për izolime dhe kufizime të udhëtimit.

13:59
Shkarkimi i mjekut Ilir Allkaj, reagon PD: Hakmarrje politike, tregon papërgjegjshmëri e sjellje kriminale

Ilir Allkja, mjeku i QSUT, i cili pak ditë më pare denoncoi mungesën e veshjeve speciale për personelin mjekësor është shkarkuar nga detyra. Shkarkimin e ka konfirmuar vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruan se për arsye të panjohura i është kërkuar largimi nga puna.

13:55
Dhjetë vite nga nisja e luftës civile në Siri

Lufta civile në Siri ka hyrë në vitin e saj të dhjetë, teksa qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, duket se po konsolidon pushtetin, me mbështetjen kyçe që po i ofron Rusia dhe Irani.

13:49
Parlamenti i Kosovës miraton rezolutën e bisedimeve me Serbinë, Veseli: Shfrytëzuan pandeminë!

Parlamenti i Kosovës, miratoi në një seancë të jashtëzakonshme buxhetin për vitin 2020, por pa praninë e deputetëve të opozitës. Buxheti i këtij viti është 2 miliardë e 357 milionë euro dhe miratimi i tij u bë më procedurë të përshpejtuar, për shkak të situatës së krijuar pas konfirmimit të rasteve të para të infektimit me koronavirus.

13:45
Kina, masat/ Si u fitua beteja me koronavirusin

Prova e parë që Kina po e fitonte vërtet betejën me koronavirusin ishte vizita e presidentit Xi Jingping në epiqendrën e sëmundjes, Wuhan.

13:44
Mësimi në kushte karantine, si largohen viruset (VIDEO)

Deri më tani “ilaçi” më i mirë kundër koronavirusit është ta parandalojmë atë dhe kjo arrihet me një higjienë të rreptë dhe larje të duarve sa më shpesh.

13:41
Kosovë/ Biznesmenët ”në sulm”, kërkesa qeverisë për koronavirusin

Bizneset në Kosovë kanë kërkuar vendime të shpejta nga qeveria për shkak të situatës së koronavirusit. Oda Ekonomike e Kosovës, ajo Ekonomike Amerikane në Kosovë, ajo e Afarizmit, Klubi i Prodhuesve dhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve, përmes një konference për shtyp paraqitën kërkesat e komunitetit të biznesit kundrejt ekzekutivit. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukici, tha se cështja kryesore është të mos ndalet prodhimi.
Kërkesat kryesorë të biznesmenëve janë : shtyrja ose riprogramimi i kredive që të mos ketë trysni tek bizneset ose qytetarët; shtyrja e raportimit financiar; nxjerrja e një rregullore që jep sqarime mbi masat e marra, siç është qëndrimi I njërit prind në shtëpi, ndërsa kanë propozuar edhe një pako mbështetëse për bizneset. Sipas Rukicit, edhe pse kërkesat janë dërguar, nga qeveria nuk ka ende ndonjë reagim.

13:36
Koronavirus/ Në Iran mbi 700 të vdekur, rreth 14 mijë persona të infektuar

IRAN- Rastet e koronavirusit në Iran janë rritur në 13.938. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour. 

13:33
Mos u shqetësoni për kamata/ Pagesa e taksave dhe siguracioneve të makinave, ja si do veprohet

Një qytetar i vetëkarantinuar familjarisht prej pesë ditësh, ngre pikëpyetje sa i takon pagesave të taksave dhe siguracioneve të automjeteve.

13:31
Ja kush janë masat e marra nga qeveria greke për parandalimin e Covid-19

Masa të shumta po merren nga qeveria greke në këto ditë të vështira, ku po ‘luftohet’ fort për të mposhtur dhe parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit vdekjeprurës.

13:22
Varg 6 makina luksoze/ Në Tiranë shkelet urdhri, dasmorët me bori takuar nisen për të marrë nusen

TIRANË- Në kryeqytet janë bllokuar të gjitha lëvizjet e automjeteve përveç atyre që janë të autorizuar në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

13:15
Pensionistët s’kanë frikë/ Vlorë, të gjitha baret dhe restorantet e mbyllura

Qytetarët e Vlorës vijojnë të “shijojnë” lëvizjet buzë detit por dhe duke luajtur domino në lulishtet e Vlorës.

13:07
Në treg rriten çmimet/ Tregtarët: U rritën edhe në pikat e shumicës

Ndërkohë ne vëzhguam në disa nga tregjet e kryeqytetit ku duket se çmimet e produkteve janë rritur.

12:58
Greqia mbyll kufijtë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Nisur nga situata globale, shkaktuar prej Covid-19, Greqia sapo ka vendosur mbylljen e kufijve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

12:57
Kim Kardashian dhe Trejsi Sejdinin i bashkon…(FOTO)

Ish-Miss Universe Albania 2018, Trejsi Sejdini, prej pak kohësh po jeton në Nju Jork, ku edhe po vazhdon karrierën e saj si modele.

12:44
Task forca nis kontrollet/ Në furra buke, farmaci dhe markete për abuzimin me çmimet

Task forca ka nisur kontrollet në furrat e bukës, farmacitë dhe marketet për abuzimin me çmimet.

12:42
Greqi/ Nga sot sekuestrohen të gjitha maskat, barnat dhe dezinfektantët

Ka arritur në 91, numri i të arrestuarve në Greqi për thyerjen e rregullave sa i takon frenimit të përhapjes së mëtejshme të Covid-19.

12:39
Trump e kërkon vetëm për SHBA-në, Presidenti amerikan “luftë” me Gjermaninë për vaksinën kundër koronavirusit

Një firmë gjermane në Tübingen parashikon të nxjerrë në qershor apo korrik teste për vaksinën kundër virusit Corona. Donald Trump do ta blejë atë vetëm për SHBA, qeveria gjermane kundërshton.

12:31
Maska dhe doreza në rrugë/ Në këto ditë më shumë se kurrë duhet higjiena

Këto ditë nëpër qoshet e kryeqytetit shikon rëndom maska dhe doreza të hedhura përtokë. Masat mbrojtëse ndaj koronavirusit nuk janë aspak të vlefshme nëse ato hidhen nëpër rrugë!

12:25
Urdhër/ Të gjithë udhëtarët që arrijnë në Australi duhet të vetëkarantinohen

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison ka urdhëruar që të gjithë personat që hyjnë në shtet të vetizolohen për 14 ditë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

12:25
Mesazhi i lojtarëve të kombëtares: Të qëndrojmë në shtëpi!

Coronavirusi është përhapur me një shpejtësi të jashtëzakonshme që po e con të gjithë botën drejt kolapsit.

12:15
“Ose ka, ose s’ka karantinë”/ PD kundër vendimit për qarkullimin e makinave: Koronavirusi nuk infekton part time

Partia Demokratike ka reaguar sa i takon masave të fundit të ndërmarra nga qeveria lidhur me frenimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit.

12:08
Frika nga Covid-19/ Dita e 3-të e ndalimqarkullimit, rruga drejt Rinas-it, ”e boshatisur”

Që prej datës 13 mars 2020, të gjithë pasagjerët që duhet të udhëtonin nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt destinacioneve të tjera – përveç Italisë, fluturimi drejt të cilave është anuluar, ju kërkohej që të kenë me vete, të printuar ose foto, biletat e tyre të udhëtimit, kështu njoftuan autoritetet e TIA.

12:06
CoVid-19/ Rritet bilanci, 4 persona të infektuar brenda 24 orëve në Shqipëri, mes tyre dy mjekë

TIRANË- Ka shkuar në 42 numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë. Brenda 24-orëve të fundit janë shënuar  4 raste të reja.

11:56
Lufta me CoVid-19/ 4 deputetët socialistë i përgjigjen thirrjes së Manastirliut, aplikojnë për të shërbyer si mjekë

4 deputet të Partisë Socialistë kanë aplikuar për të shërbyer si mjekë në këtë periudhë të vështirë që po kalon Shqipëri në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

11:50
Shtyhet gjykimi ndaj Netanyahut për shkak të koronavirusit

Gjyqi për korrupsion ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu është shtyrë deri më 24 maj, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me koronavirusin e ri.

11:46
Çfarë duhet të bëni për më shumë energji gjatë ditës

Të qenit energjikë është e nevojshme për të kryer aktivitetet që mbushin ditën.

11:43
Kryeministri Albin Kurti u kërkon falje qytetarëve: Më vjen keq që…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se heqja e tarifës 100 përqind në lëndën e parë që importohet nga Serbia, pasi ende nuk ka arritur ta bind partnerin e koalicionit qeverisës, LDK-në për zëvendësimin gradual të tarifës me reciprocitet.

11:41
Rrëfimi i infermieres italiane: Maska m’u mbush me lot, për çfarë m’u lut 42 vjeçari në reanimacion …

Italia është prekur më shumë se çdo vend tjetër i Europës nga koronavirusi.

11:36
E diel e qetë për Shkodrën! Më pak njerëz rrugëve, ndëshkohen mbi 80 persona për thyerje rregullash

Këtë të diel, në rrugët e Shkodrës fatmirësisht ka më pak njerëz.

11:32
Çmimet abuzive, Rama paralajmërim të fortë për farmacitë dhe bizneset: Gjoba 5 milionë lekë e mbyllje aktiviteti

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë bizneset për sa u përket rritjeve të çmimeve duke thënë se kushdo që do të kapet në shkelje do të dënohet nga 100 000 lekë deri në 5 milionë.

11:25
Vrau nipin në Fushë-Krujë/ Gjendet arma e autorit, e fshehur larg banesës

Një krim në familje u shënua ditën e djeshme në Krujë, ku për motive të dobëta shtetasi Sh.Halili, vrau nipin e tij, shtetasin Julian Halili, 41-vjeç, me armë zjarri.

11:20
Dita e 3-të e “shtet-rrethimit”/ Në Berat asnjë lëvizje, hapur vetëm farmacitë dhe ushqimoret

Berat – Qyteti i Beratit në ditën e tretë të “shtet-rrethimit” vijon të jetë i boshatisur.

11:18
Ministrja Shahini, video-mesazh për mësuesit: Faleminderit, bashkë do t’ia dalim!”

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, përmes një video-mesazhi, i është drejtuar mësuesve duke i falënderuar ata për punën e mirë që është bërë me nxënësit gjatë kësaj jave.

11:14
Britania e Madhe izolon “me dhunë” të gjithë të moshuarit!

Britania e Madhe vendos të izolojë të gjithë moshat e thyera, janë apo s`janë të sëmurë.

11:12
E diela “thyen” rregullat/ Lezhë, më shumë banorë rrugëve se në 48 orët e shkuara

Paraditja e sotme i ka gjetur rrugët e Lezhës më të zhurmshme se 48 orët që lamë pas.

11:07
Ministrja e Mbrojtjes: Qëndroni në shtëpi. Ndihmoni djemtë tanë në krye të Detyrës!

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ju bënë thirrje të gjithë shqiptarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe në këtë mënyrë e bëjnë më të lehtë punën për forcat policore.

11:07
Shkodër/ Në doganën e Hanit të Hotit kalojnë 700 udhëtar, asnjë i prekur me CoVid-19

SHKODËR – 700 të huaj dhe shqiptarë kanë kaluar në dy anët e kufirit në Hanin e Hotit gjatë orëve të fundit. Kujtojmë se kjo është pika e vetëm që funksionon deri më tani me Malin e Zi pasi dy të tjerat u pëzulluan për shkak të masave të ndërmarra nga shteti shqiptarë për frenimin e përhapjes së CoVid 19.

11:02
Flet familjari i të prekurit me coronavirus në Stubëll të Vitisë

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, Komuna e Vitisë dhe ajo e Klinës janë futur në karantinë prej sonte në mesnatë.

11:02
Ministria greke: Për ata që plotësojnë afatin e qëndrimit në Shengen, s’ka shtyrje afati

Ministria e Brendshme greke konfirmon për Top Channel se për personat që plotësojnë afatin e qëndrimit në zonën Shengen nuk do të ketë asnjë shtyrje afati.

10:55
Çfarë gjesti madhështor nga Ronaldo, hotelet që ka në pronësi i shndërron në spitale për të prekurit nga coronavirus

Cristiano Ronaldo është i madh në fushë pa pikë dyshimi, por ajo që bënë jashtë fushave është e jashtëzakonshme.

10:52
Në Elbasan “nuk pyesin” për koronavirus, marrin nusen me pajton

ELBASAN- Edhe pse Shqipëria është në ditën e tretë të “shtet-rrethimi” duke se për disa familje në Elbasan jeta vijon normalisht edhe pse në vend është rreziku i lartë për infektim nga koronavirusi.

10:48
CoVid-19/ Rama: Në dispozicion edhe spitalet private, kush nuk bindet gjobë 5 milionë lekë

Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se sot ka hyrë në fuqi akti normativ që u jep të drejtë spitaleve private të vihen në dispozicion të të prekurve me CoVid -19.

10:42
Koronavirusi/ Greqia shtrëngon masat, njerëzit në supermarkete të mbajnë jo më pak se 2 metra distancë

Qeveria greke vendosi të mobilizojë farmacitë në të gjithë vendin.

10:29
CoVid-19/ Kontrolle për këdo që rrit çmimet, AKU nis aksionin në terren

TIRANË- Task Forca e ngritur në kuadër të masave kundër përhapjes së koroanvirusit mëngjesin e sotëm ka dalë në terren për të vëzhguar situatën me çmimet e produkteve në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi.

10:28
Situata e krijuar nga Covid-19/ Tregtarët rrisin çmimet kryesore në Berat, kryesojnë agrumet

Brenda pak ditëve në gjitha tregjet e shitjes fruta-perime në Berat ka patur një luhatje drastike të çmimeve .

10:21
Vijon “shtet-rrethimi” në Bulqizë, asnjë lëvizje në qytet

Bulqizë- Në qytetin e Bulqizës fijon të zbatohen me përpikmëri masat e ndërmarra kundër përhapjes së koronavirusit.

10:06
Covid-19 në Kosovë/ Mesha e sotme, pa besimtarë!

Për shkak të situatës së re që është krijuar në Kosovë rreth pandemisë COVID-19, Kisha Katolike në Kosovë, përmes një shkrese të lëshuar nga Imzot Dodë Gjergji, ka kërkuar nga meshtarët që meshët e së dielës të kremtohen pa praninë e besimtarëve.

09:53
CoVid-19/ Qeveria gjermane ndihmon kompanitë me paketë prej 500 miliardë euro, Merkel thirrje për solidaritet

Kancelarja gjermane Angele Merkel u bëri thirrje të shtunën qytetarëve të reduktojnë kontaktet me njëri-tjetrin.

09:46
“Në orën 12:00 të gjithë gati…”, kjo është nisma e veçantë pas duartrokitjeve: Bëjmë muzikë nga shtëpia

TIRANË- Teksa sot është dita e tretë e “shtet rrethimit” në kuadër të masave kundër koronavirusit, ministria e Kulturës ka ndërmarrë një nismë të veçantë për të argëtuar njerëzit të cilët janë mbyllur në shtëpitë e tyre.

09:40
Pastrimi dhe dezinfektimi, 2 hapat më të rëndësishëm të mbrojtjes nga COVID-19

Hera e fundit që Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli një pandemi ishte qershori i vitit 2009 si pasojë e përhapjes masive të gripit të derrit H1N1.11 vjet më vonë, bota po përballet me një armik të ri tinëzar, i cili përhapet shumë lehtë.

09:30
Bilanci botëror/ Sa është numri i viktimave dhe të infektuarve nga Covid-19

157,188 të infektuar dhe 5,839 viktima është bilanci aktual botëror në mbarë globin.

09:19
Lufta kundër koronavirusit, Rama publikon videon: Kronologjia e mbylljes së shkollave në rang Europian

Kryeministri i vendit Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar në rrjet një video ku tregohet kronologjia e mbylljes së shkollave për shkak të luftë kundër koronavirusit.

09:15
​Ronaldinho, gjeniu i futbollit që e la veten të binte në “ferr”

Të flasësh për Ronaldinho Gauchon është si të flasësh për një gjeni. Karriera e brazilianit si futbollist është ajo e një njeriu që i kishte të gjitha.

09:05
Rëndohet bilanci, koronavirusi shënon viktimën e katërt në Greqi

GREQI- Koronavirusi ka shkaktuar viktimën e  katërt në Greqi. Bëhet e ditur se viktima është një burrë të moshës 53 vjeç i cili ka ndërruar jetë në spitalin Ahepa të Selanikut.

09:02
Çmime abuzive me dezinfektantët, procedohen 2 pronare farmacish në Durrës

Dy pronare farmacish në Durrës janë proceduar penalisht, gjatë disa kontrolleve të befasishme, për parandalimin e tregtimit të medikamenteve me çmime abuzive dhe fshehjes së të ardhurave.

08:55
“Është koha të tregojmë sa mendojmë për tjetrin”/ Covid-19, Merkel mesazh sensibilizues

Teksa në Gjermani numërohen 9 viktima dhe 4,600 të infekuar, përmes një video-mesazhi, kancelarja gjermane, Angela Merkel i bëri thirrje popullit të saj të reduktojë kontaktet, duke shtuar se kjo është koha të dëshmojmë sa bëjmë për njëri-tjetrin.

08:36
Çfarë ndodh me trupin tonë gjatë izolimit?

Qëndrimi i gjatë në shtëpi, mungesa e aktivitetit fizik dhe reduktimi i marrëdhënieve sociale jep pasoja të dukshme në trupin dhe mendjen tonë

08:23
“Do na kushtojë shumë”/ Basha: Urgjente blerja e tamponeve, të prekurit s’kanë pse përplasen të gjithë në Tiranë

Përmes një postimi në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet sa i takon situatës në vend, shkaktuar nga përhapja e Covid-19, duke thënë se “kjo krizë përballohet me veprime konkrete dhe hapa të vendosur dhe jo me gjysmë të vërteta apo akoma më keq, me propagandë”.

08:12
Rikthehen reshjet e shiut, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje herë pas here në të gjithë territorin.

07:48
Tha se mungojnë mjetet dhe veshjet mbrojtëse për stafin mjekësor, shkarkohet nga puna mjeku i Urgjencës së QSUT

Mjeku i Urgjencës së QSUT-së, Ilir Allkja që tha se mungojnë mjetet dhe veshjet mbrojtëse për stafin mjekësor është shkarkuar nga puna.

07:28
Bëri testin për Covid-19, Trump rezulton negativ

Shtëpia e Bardhë njoftoi të shtunën se Presidenti Trump rezulton negativ pas testit të koronavirusit. Testi u bë pas lajmeve se zoti Trump ishte ekspozuar ndaj COVID-19.

07:13
Ronaldinho, gjeniu i futbollit që e la veten të binte në “ferr”

Të flasësh për Ronaldinho Gauchon është si të flasësh për një gjeni. Karriera e brazilianit si futbollist është ajo e një njeriu që i kishte të gjitha. Ai ishte në gjendje të mbretëronte për shumë vite, por për të futbolli, megjithëse ishte dashuria e tij e madhe, nuk ishte gjithçka në jetë. Kjo e pengoi që të krijonte një cikël hegjemonik si lojtarët e tjerë të mëdhenj të kohës. Mbretërimi i tij zgjati vetëm dy ose tre vjet, por çfarë vitesh ishin!

06:53
Pastrimi dhe dezinfektimi/ 2 hapat më të rëndësishëm të mbrojtjes nga COVID-19

Hera e fundit që Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli një pandemi ishte qershori i vitit 2009 si pasojë e përhapjes massive të gripit të derrit H1N1.11 vjet më vonë, bota po përballet me një armik të ri tinëzar i cili përhapet shumë lehtë.

06:41
Kryeministri Rama publikon vendimin e ri për qarkullimin, ja cilat janë oraret që mund të lëvizni

Kryeministri Edi Rama njofton masat e reja për lëvizjen e mjeteve që hynë në fuqi nga dita e hënë. Rama këtë njoftim e shpërndau pas konsultimit me kabinetin e tij.

06:26
Gripi dhe virozat/ Cilat janë masat e duhura që shmangin sëmundjet

Gjatë dimrit, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi mbi 14,000 persona të sëmurë me grip në javë. Pjesa më e madhe e të sëmurëve në vend ishin fëmijë. Stina e virozave duket akoma larg përfundimit, ndaj është tejet e rëndësishme që të merrni hapat e duhur për t’u mbrojtur. Një prej tyre është vaksinimi, por pas këtij hapi mjekët rekomandojnë që të merrni disa masa të mëtejshme për të shmangur rrezikun ose për të përshpejtuar shërimin.

06:14
Franca mbyll hapësirat publike jo të domosdoshme

Kryeministri francez, Edouard Philippe ka urdhëruar mbylljen e hapësirave jo të dosmosdoshme publike nga mesnata, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Kjo masë do të zbatohet për restorantet, kafiteritë, kinematë, klubet e natës dhe disa biznese tjera.

05:53
Putin nënshkruan vendimin për ndryshimet kushtetuese

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar ndryshimet kushtetuese, të cilat i lejojnë liderit rus që të garojë sërish për të parin e Rusisë më 2024, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax. Ky njoftim vjen vetëm një ditë pas raportimeve se në gjithë parlamentet rajonale ruse, votuan në favor të masave të reja.

05:31
Britania i shtohet listës amerikane të ndalim-udhëtimit

Shtetet e Bashkuara do të përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën e Irlandës në masën e ndalim-udhëtimit nga Evropa drejt tokës amerikane. Kjo masë e re do të nisë së zbatuari nga dita e hënë, ka thënë nën-presidenti amerikan, Mike Pence.

05:04
SHBA, Kongresi miraton masa ndaj koronavirusit

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi me urgjencë në orët e para të ditës së shtunë një ligj dypartiak, që parashikon masa lehtësuese ndaj koronavirusit. Votimi në Kongres ndodhi vetëm pak orë pasi Presidenti Trump njoftoi planet e reja për përballimin e krizës. Por çfarë përfaqësojnë këto masa dhe çfarë mundëson shpallja e situatës së emergjencës kombëtare?

04:31
Uashington DC: mbyllen muzeumet, shkollat dhe aktivitetet publike

Uashingtoni, një ndër qytetet më të vizituar të Amerikës, ka mbyllur muzeumet, shkollat, aktivitetet publike, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Në rrugë dhe në sistemin e metrosë së kryeqytetit shikon gjithnjë e më pak njerëz. Kolegu ynë Ilir Ikonomi ka përgatitur këtë material. Pranë Kapitolit, selisë së Kongresit amerikan, ende shikon vizitorë, por tani ata nuk mund të hyjnë brenda ndërtesave të senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve. Lejohen të hyjnë vetëm ligjvënësit, ndihmësit e tyre dhe gazetarët.

04:07
SHBA, pasagjerët marrin masa mbrojtëse për fluturimet brenda vendit

Përhapja e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka shtuar masat mbrojtëse në aeroporte në të gjithë vendin. Udhëtarët si dhe agjentët e administratës që garanton sigurinë në udhëtim po përdorin çdo lloj metode për t’u mbrojtur nga virusi. Gazetarja e Zërit të Amerikës Celia Mendoza, pyeti disa udhëtarë lidhur me shqetësimet më të mëdha të tyre.

03:46
Bill Gates largohet nga kryesia e Microsoft-it

Themeluesi dhe këshilltari teknologjik i Microsoft, Bill Gates, është tërhequr nga bordi drejtues i kompanisë. Gjiganti amerikan i teknologjisë bëri të ditur në një njoftim se Gates është larguar nga bordi pasi dëshiron të ndajë më shumë kohë për prioritete të tjera filantropike, si shëndeti global, zhvillimi, arsimi dhe lufta kundër ndryshimeve klimatike.

03:14
Sulmohet me raketa baza ushtarake amerikane në Irak për herë të dytë brenda javës

Bazë ushtarake irakiane, në të cilën janë të vendosura forcat amerikane, u shënjestrua nga raketat të shtunën për herë të dytë këtë javë.

02:47
UNICEF: 3 miliardë njerëz nuk kanë lavaman për të larë duart me sapun

Fondit i Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Fëmijëve (UNICEF), ka theksuar se larja e duarve me sapun është jazhtëzakonisht e rëndësishme në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), por që tre miliardë njerëz në gjithë botën nuk kanë në shtëpitë e tyre lavamanë për të larë duart me ujë dhe sapun.

02:11
Korça në vetëizolim, qytetarët iu drejtuan kodrave të qytetit për shëtitje dhe vrap

Dje ishte dita e dytë e masave parandaluese ndaj përhaphjes së koronavirusit.

01:44
5 raste me koronavirus në Kosovë/ Presidenti Thaçi anulon zgjedhjet që do të mbaheshin sot në Podujevë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bëri të ditur se në orët e mbrëmjes janë konfirmuar edhe dy raste të tjera të të infektuarve me koronavirus, duke e çuar në 5 numrin e personave të infektuar.

01:12
Trump bën testin për koronavirusin/ Presidenti amerikan: Po pres përgjigjen

Presidenti Donald Trump bëri të ditur se të premten në mbrëmje kishte kryer testin për koronavirus duke shtuar se ai vetë nuk e dinte se kur mund të dalin rezultatet. Trump i bëri komentet gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë gjatë së cilës u publikuan të dhënat e fundit mbi situatën e krijuar në vend si rezultat i pandemisë dhe ecurisë së disa masave të marra në kuadër të shpalljes së emergjencës kombëtare.

00:45
Juventus-Matuidi, bashkë edhe sezonin tjetër

Ka luajtur në 31 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka dhënë 2 pasime vendimtare këtë sezon. Maurizio Sarri nuk heq dorë kurrë nga Blaise Matuidi.

00:18
Masat për parandalimin e Covid-19/ Ndalohet qarkullimi edhe në Berat

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Drejtoria Vendore e Policisë Berat, njofton se ditën e dielë, datë 15.03.2020, duke filluar që prej orës 06:00, deri në një njoftim të dytë në të gjithë qarkun e Beratit, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve duke përjashtuar ato mjete që janë të autorizuara nga Policia si autoambulanca, mjeteve që kryejnë funksione shtetërore, mjeteve që transportojnë mallra apo që ofrojnë shërbime.

E shtunë, 14 Mars 2020
23:58
PSG vendos çmimin, Neymari më pranë Barcelonës

Neymar Junior edhe më pranë Barcelonës. PSG po punon për largimin e “yllit” brazilian gjatë merkatos së verës, madje kanë vendosur edhe një çmim për kartonin e sulmuesit: 150 milionë euro.

23:34
Sampdoria, rekord të prekurish me Coronavirus

Sampdoria është më e goditura nga Coronavirusi ndër skuadrat e Serisë A. Pas Manolo Gabbiadinit, Omar Colley, Albin Ekdal, Antonio La Gumina dhe Morten Thorsby rezultuan pozitivë me virusin e rrezikshëm edhe Bartosz Bereszyński dhe Fabio Depaoli.

22:56
“Hiq dorë nga pija!” / Gruaja xheloze ka një kërkesë për bashkëshortin e saj

Marrëdhëniet në çift gjithmonë kanë ulje-ngritjet e tyre, pasi ndikojnë shumë faktorë siç është dashuria, por shpeshherë edhe xhelozia luan rolin e saj.

22:46
Lajmërim i rëndësishëm nga Rama/ Ja si do të funksionojnë makinat nga dita e hënë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka njoftuar se si do të funksionojë udhëtimi me makina nga dita e hënë.

22:41
Të rinjtë amerikanë “injorojnë” kërkesën e Trump për të qëndruar në shtëpi, harbohen në plazhe

Pas njoftimit të Presidentit Donald Trump, i cili e shpalli situatën e krijuar në vend si pasojë e koronavirusit, një emergjencë kombëtare, në të gjithë vendit janë marrë një mori masash. Shkollat dhe universitetet në të gjithë Shtetet e Bashkuara po mbyllen për shkak të COVID-19, por kjo nuk i ka ndaluar të rinjtë që të kalojnë fundjavën duke u relaksuar në plazhet e Miami-t.

22:32
River Plate refuzon të luajë, Liga Argjentinase: Do t’i ndëshkojmë

Në Argjentinë tashmë ka një çështje River Plate. Një nga klubet me më shumë trofe dhe më të dashur në Argjentinë ka vendosur të mos zbresë në fushë për ndeshjen ndaj Atletico Tucuman për Copa de Superliga për shkak të emergjencës ndaj koronavirusit.

22:31
“Edi jam”, Rama nuk i reziston dot videos humoristike: S’e mbaja dot këtë perlë

TIRANE- Kryeministri i vendit, Edi Rama në kuadër të këshillave për të frenuar koronavirusin ditët e fundit u ka dërguar mesazh qytetarëve për të bërë kujdes me higjenën. Po ky mesazh nuk ka shpëtuar pa u bërë “meme” ku një video gazmore është bërë virale në rrjet.

22:25
Nostradamus 2020: Tre profeci sëmundjesh që ngjasojnë në mënyrë të frikshme me koronavirusin

Kronavirusi i ri është zhvilluar në një pandemi të plotë duke infektuar më shumë se 128 000 njerëz, por a e kishte parashikuar Nostradamus këtë kërcënim viral 500 vjet më parë?

22:13
Jeta mes Romës dhe Shkodrës, sfidat dhe situatat “bullizuese” në vitet e para në Itali

E ftuar në këtë episod të emisionit “Diaspora”Fjoralba Duma. Fjoralba emigroi bashkë me familjen e saj në vitin 2001 në Itali, ku dhe vazhdoi studimet.

22:12
Shkencëtarët në Britani japin shpresë: Kemi zbuluar vaksinën kundër koronavirusit, testet fillestare me sukses

Koronavirusi i ri është duke alarmuar të gjithë botën. Por së fundmi shpresë për “frenimin” e kësaj epidemie kanë dhënë shkencëtarët britanikë, të cilët pretendojnë se kanë zbuluar kurën kundër COVID-19 dhe testet e kryera fillimisht tek mijtë, kanë rezultuar efikase.

22:09
Trump e pranon: Kam bërë testin për koronavirus, po pres rezultatet…

Të shtunën Presidenti Donald Trump bëri të ditur se të premten në mbrëmje kishte kryer testin për koronavirus duke shtuar se ai vetë nuk e dinte se kur mund të dalin rezultatet.

22:08
Nuk flasin për më shumë se një javë, vajza i kërkon një mundësi të dytë ish-të fejuarit

Programi “Dua të të bëj të lumtur” ka shërbyer si një urë komunikimi midis personazheve të cilët mund të kenë pasur debat ose ndonjë konflikt midis tyre.

22:04
Mesazhi i kuqezinjve: Qëndroni në shtëpi, bashkë do t’ia dalim!

Futbollistët e Kombëtares Shqiptare, në vlerësim të situatës pandemike ku gjendet tashmë Europa dhe mbarë bota për shkak të virusit COVID-19, kanë një mesazh shumë domethënës për të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen.

22:01
SHBA, pasagjerët marrin masa mbrojtëse për fluturimet brenda vendit

Përhapja e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka shtuar masat mbrojtëse në aeroporte në të gjithë vendin.

21:50
Koronavirus/ Boshatisen supermarketet në Britani

“Disa njerëz e krahasojnë me gripin sezonal. Por nuk është ashtu. Për shkak të mungesës së imunitetit kjo sëmundje është më e rrezikshme dhe do të përhapet akoma më shumë. Dhe unë duhet të jem i hapur me ju. Shumë familje do të humbasin të dashurit e tyre, para kohe”.

21:40
Koronavirusi; Detaje të pandemisë së ngjashme të Gripit Spanjoll në 1918, zbulojnë mënyrën e vdekjes së virusit

Ngjashmëritë mes epidemisë së koronavirusit të ri dhe epidemisë së tmerrshme të Gripit Spanjoll më shumë se një shekull më parë ofrojnë shpresë për mënyrën sesi virusi vrasës mund të marrë fund.

21:40
E pabesueshme! Djali takon për herë të parë pas 53 vitesh nënën e tij biologjike

Programi “Dua të të bëj të lumtur” çeli puntatën e mbrëmjes së sotme me një nga historitë ndoshta më prekëset që janë trajtuar ndonjëherë nga ky emision. Ishte historia e një burri që kërkonte nënën e tij biologjike e cila e kishte braktisur para 53-vitesh.

21:28
​KFOR-i është i gatshëm t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës

Gjatë ditës së sotme ministri i Punëve të Brendshme dhe Administruarës Publike, Agim Veliu ka zhvilluar bisedë telefonike me komandantin e KFOR-it në Kosovë gjeneral major Michele Risi, ku diskutuan për gjendjen e krijuar në vend pas konfirmimeve të rasteve të para të prekura me Corona Virus.

21:27
Shefi i “127”: Ja si të kuroni në shtëpi kollën, temperaturën e dhimbjet e fytit

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore , duke parë situatën në të cilën ndodhet Shqipëria për shkak të koronavirusi ka shpërndarë disa këshilla të dhëna nga Drejtori i qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj.