Barcelona rikthehet me fitore La liga, poker golash ndaj Mallorcas

14/06/2020 12:46

Barcelona e rinis në mënyrë të shkëlqyer pjesën e mbetur të sezonit në kampionatin spanjoll.

Skuadra katalanase arriti të mposhtë Mallorcan në fushën e kësaj të fundit me rezultatin e thellë 4-0 dhe e sheh veten që të shkëputet për momentin 5 pikë nga Reali i Madridit që do të luajë sot në 19:30 ndaj Eibarit në Alfredo di Stefano
Starti i ndeshjes ishte i shkëlqyer për skuadrën e Setien teksa gjeti golin e avantazhit që në minutën e 2 të sfidës me Arturo Vidal pas një krosimi të Jordi Albës. Pas disa minutave asfiksuese Mallorca filloi të shohë në portën e Ter Stegen me Take kubo që ishte rreziku kryesor. Në momentin më të mirë të Mallorcas, barcelona dyfishoi rezultatin me anë të Braitheëaite, me danezin që shënoi golin e parë me fanelën blaugrana.

Në fillimin e pjesës së dytë, mallorca bëri përpjekjet e saj të rihyjë në ndeshjeje, por më pas Barcelona rimori kontrollin e sfidës teksa në minutën e 80 shënoi golin e tretë me Jordi Albën, ndërkohë që më parë kishin rrezikuar Luis Suarez dhe Araujo. Nuk mund të mungonte emri i Lionel Messit në listën e shënuesve me argjentinasin që çoi shifrat në 4-0 në minutën e 93 me kapitenin që u shpall edhe njeriu i ndeshjes.

Top Channel