19:56
Spanja në kohë koronavirusi! Boshatisen qytetet, gjithçka vendoset në izolim
COVID-19 është virusi që ka alarmuar të gjithë globin. Së fundmi një shtim të “frikshëm” të numrit të të infektuarve nga kjo epidemi, ka regjistruar Spanja, duke u kthyer kështu në vatrën e dytë më të madhe në Evropë, pas Italisë. Deri më tani në të gjithë vendin janë konfirmuar 5,753 raste të personave të infektuar nga epidemia vdekjeprurëse, ndërsa numri i vdekjeve deri më tani është fiksuar në 136 persona, shkruajnë mediat e huaja.