E shtunë, 13 Qershor 2020
13:54
Pogradec, më pak prenotime/ Mungojnë pushuesit edhe pse gjithçka është gati

Në qytetin e Pogradecit pushimet e verës mund të kalohen buzë liqenit, në Drilon e shumë atraksione të tjera që nisin nga Lini e deri në Tushemisht.

13:49
Nata në kishën e Laçit/ Myslimanë e të krishterë në kërkim të shpresës

Me mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe të të gjitha besimeve i janë drejtuar kishës së shenjtë të Shën Ndout me shpresë dhe me besim se ky shenjt do t’i ndihmojë.

13:38
Turistët e parë/ Bjellorusët zgjedhin Vlorën, ‘pushtojnë’ bregdetin

Turistët bjellorus të ardhur me chartër ditën e djeshme në vendin tonë kanë zgjedhur Vlorën si destinacion pushimi.

13:26
Ulet çmimi i biletave/ Hyrja në parkun e Antigonesë me 100 lekë, e diela falas

Parku arkeologjik i Antigonesë është një nga ofertat më interesante në rrethinat e Gjirokastrës. Shumica e vizitorëve të këtij sezoni këtu janë shqiptarë, pasi të huajt e kanë të pamundur të hyjnë për shkak të kufizimeve dhe shumica e shqiptarëve sipas administratorëve të parkut vijnë këtu për herë të parë.

13:17
Virusi ka ndryshuar/ Studimi: Është bërë më infektues

Kërkuesit në Florida thonë se besojnë se kanë zbuluar se koronavirusi ka pësuar mutacion në një mënyrë që e bën atë më lehtësisht të përhapshëm dhe më infektues për qelizat njerëzore.

13:12
Vaksina e Moderna/ Rezultate inkurajuese në testime

Kompania Moderna zhvilloi disa studime laboratorike të vaksinës së saj për COVID-19 tek minjtë, duke marrë siguri më të lartë se nuk do të rritet rreziku i shkaktimit të një sëmundjeje edhe më të rëndë dhe gjithashtu se një dozë mund të jetë e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje ndaj koronavirusit të ri.

13:02
“Të ndryshohet Kushtetuta”/ Opozita e re depoziton në Kuvend kërkesën me 29 firma

Opozita parlamentare depozitoi zyrtarisht në Kuvend kërkesën për rishikimin e Kushtetutës për ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave.

13:00
Ekzekutimi te “Komuna e Parisit”/ Del videoja e vrasjes së Hekuran Billës

Hekuran Billa 40 vjeç, u ekzekutua brenda makinës së tij, përballë një qendre tregtare në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

12:50
Provimi i Letërsisë/ Maturantët njëzëri: 10 pikat pse testi nuk ishte në përputhje të plotë me orientimin paraprak

Maturantët ndërsa protestojën sor për të dytën ditë radhazi, kanë dalë më një material mbi konstatimet dhe ankesat e tyre ndaj hartimit të tezës së provimit kombëtar të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Bërthamë.

12:44
Basha në Vlorë: I vetmi kryeministër që nis sezonin me shkatërrim. Sfida jonë është të kthejmë besimin tek ekonomia

Kryetari i opozitës Lulzim Basha u takua me dhjetëra biznese në Vlorë. Dyqanet bosh, hotelet bosh, lokalet bosh janë treguesi i një krize të rëndë, që po përkthehet në largimin e njerëzve nga puna, veçanërisht në sektorin e turizmit, thotë Basha. 

12:37
I infektuari në Gjirokastër/ Një repart i gjithë në karantinë, në pritje të rezultatit të testit

Në Gjirokastër janë marrë tamponë edhe për 12 punonjës të një kompanie private ku punonte i infektuari i djeshëm.

12:30
20 kabina që furnizojnë zonën e Yzberishtit pa energji elektrike, ja pse

20 kabina që furnizojnë zonën e Yzberishtit kanë mbetur sot pa energji elektrike.

12:23
Kashar/ Makina përplas 13 vjeçarin, i mituri dërgohet në spital

Sot reth orës 11:15, në Kashar, mjeti me drejtues F.Sh., ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale A.Th., 13 vjeç.

12:18
Elbasan/ I prekuri nga komuniteti rom kishte qenë i shtruar në QSUT

Në 24 orët e fundit u konfirmua një rast i ri në Elbasan, nga 48 që janë total.

12:04
Nuk ndalen maturantët! Sërish protestë, bllokojnë rrugën para Ministrisë

Maturantët kanë vijuar protestën e tyre edhe sot para Ministrisë së Arsimit, në shenjë kundërshtie për testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, pasi sipas tyre ishte jashtë programit.

11:35
Durrës/ Sekuestro pallatit 9-katësh me vlerë 1.5 milionë euro (detaje)

Një pallati 9-katësh me vlerë 1.5 milionë euro në Durrës i është vendosur sekuestro preventive.

11:26
Në Durrës bashkia në alarm, punonjësja u infektua nga e bija që punon në bashkinë Tiranë/ Çifti i të moshuarve nga Fieri vizitoi djalin në Tiranë

Top Channel mëson të tjera detaje për rastet e konfirmuara pozitive me covid-19 në qytete.

11:04
48 raste me covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Kemi shtrime të reja në spitalin infektiv, 7 në terapi intensive dhe një i intubuar

Mbi 70 % e të prekurve që nga fillimi i epidemisë janë të shëruar njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndërsa 48 raste pozitive janë konfirmuar siç Top Channel raportoi më herët në 24 orët e fundit.

11:00
Velipojë/ FNSH e Shqiponjat sërish përplasje me banorët, IKMT shemb 24 objekte pa leje

IKMT përmbylli aksionin për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje në vijën bregdetare të plazhit të Velipojës, por që u shoqërua me incidente.

10:56
Shkatërrohen dy kolona të Nymfeut të Apolonisë/ Drejtoresha e Parkut: Vandalizëm, ndodhi gjatë mbylljes totale

Dy kolona të Nymfeut të Apolonisë në Fier janë shkatërruar.

10:46
Goditën policin, kultivuan bimë narkotike/ 3 të proceduar në Korçë

Policia e Korçës po procedon penalisht 3 shtetas për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

10:40
​Pica napolitane rrezikon njohjen nga UNESCO për shkak të furrës elektrike

Njohja nga UNESCO e picës si trashëgimi e njerëzimit është në rrezik për shkak të përdorimit të furrës elektrike. Ky është alarmi i ngritur nga shoqata ”Pizzaiuoli” në Napoli, e kryesuar nga Sergio Miccu.

10:33
Trump: Policia nuk duhet të përdorë metodën e shtrëngimit në qafë për të ndaluarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se policia nuk duhet të përdorë “metodën e shtrëngimit” me anë të së cilës ndalon një person duke e shtrënguar në qafë në mënyrë që ai apo ajo të dorëzohet.

10:20
Meta publikon foton, gjysmë i zhveshur dhe gati për plazh

Presidenti Ilir Meta ka ndarë një foto në facebook, ku tregon se këtë fundjavë ka zgjedhur ta kalojë pranë detit.

10:16
Basha në Vlorë: Rama la mijëra biznese pa mbështetje, kriza ka gjunjëzuar vendin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon takimet me bizneset e vogla, kësaj radhe në Vlorë.

10:10
Dy rastet në Lezhë/ Morën pjesë në një event familjar në Pukë

Burime për Top Channel konfirmuan më herët se në 24 orët e fundit nga 270 testime janë konfirmuar 48 të prekur në vend me covid-19.

10:05
Tritan Kalo: Rimbyllja është e pamundur, ja si duhet të ecim përpara

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, thotë se kundër rimbylljes së jetës dhe të gjitha aktiviteteve, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.

10:02
Racizëm sistemik? Shefi indigjen i Kanadasë ‘masakrohet’ gjatë arrestimit

Videoja e arrestimit të dhunshëm të një shefi indigjen ka tronditur Kanadanë, duke kthyer në qendër të vëmendjes racizmin sistemik në forcën policore të vendit.

09:47
Të përfituara me drogë dhe prostitucion/ Sekuestrohen 2 milionë euro pasuri kriminale (dy pallate dhe një bar hoteli)

Policia e Durrësit njofton se ka sekuestruar pasuri me burim kriminal me vlerë 2 milionë euro.

09:31
Ditë rekord për rastet me covid/ 48 të prekur në 24 orët e fundit

Burime për Top Channel konfirmojnë se në 24 orët e fundit nga 270 testime janë konfirmuar 48 të prekur në vend me covid-19.

09:27
Tiranë/ Arrestohet 20-vjeçari. Bëri sherr me kushërinjtë dhe më pas shkoi në shtëpi të merrte armën, por…

Blutë e Tiranës kanë arrestuar një 20 vjeçar, që qëlloi me armë gjahu në drejtim të mjetit të kushëririt të tij.

09:15
Itali/ Hetime ndaj Contes për krizën e Coronës

Drejtësia italiane po përpiqet të qartësojë nëse ka pasur keqmenaxhim të mundshëm të krizës së Coronës.

09:00
Bashkëshortja e presidentit ukrainas rezulton pozitive me Covid-19

Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelenskiy, ka njoftuar se do të shkëputet nga takimet dhe udhëtimet për një periudhë, pasi bashkëshortja e tij ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

08:50
Racizmi/ Evropa nuk është e pafajshme

Në Evropë është gjendja më e mirë se në SHBA? Por edhe Londra, Parisi, Brukseli e Berlini kanë probleme të mëdha me racizmin. Edhe në këto vende po protestohet.

08:34
Foto/ Policia paralajmëron shoferët: Mos shpejtoni se kudo në të gjithë vendin ka radarë

Gjatë mbrëmjes policia rrugore ka qenë në aksion. ‘Mos shpejtoni se kudo në të gjithë vendin ka prezencë të Policisë Rrugore, ka Radarë, ka Patrulla të Përgjithshme, ka forca Shqiponja’- paralajmëron policia në facebook.

08:27
Historia e pabesueshme/ Humbën tre fëmijët në aksident, çifti bëhet me trinjakë pas një viti

Një histori tejet e veçantë vjen nga një familje në SHBA. Në maj të vitit 2007 familja Cobl u përfshi në një tragjedi shumë të rëndë. Gruaja e familjes, Lori, ishte duke drejtuar makinën brenda së cilës kishte dhe tre fëmijët e saj Kyle 5-vjeç, Emma 4 dhe Katie 2-vjeçe.

08:11
Sonte në Hipokrati/ Homeopatia, sa e njohim në Shqipëri?

Mjekësia alternative zë përdorim të gjerë në shumë vende të botës. Një formë e mjekësisë alternative është Homeopatia, zanafillat e së cilës datojnë që në v.1810 me dr. Haneman.

07:52
Rama poston videon, “Mëngjes i shenjtë nga kisha Shna Ndou”

Me një video në facebook kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët për e Shna Ndoun.

07:41
Rikthehen vranësirat, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët. Dita e nesërme pritet të sjellë reshje në zonat malore.

07:18
Foto/ Grabitën argjendarinë, momenti kur patrulla e policisë u vendos në ndjekje të grabitësve…

Policia në Oslo të Norvegjisë është vendosur në ndjekje të dy personave që kishin grabitur një argjendari. Pamjet e sigurisë së dyqanit kanë regjistruar të gjithë grabitjen.

06:51
Mëngjesi, 3 rregullat e arta për rënien në peshë

Një nga mënyrat më të mira për të bërë një ndryshim rrënjësor në stilin e jetesës, është ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm çdo ditë. Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit, i jep një shtysë pozitive metabolizmit. Megjithatë, kur vjen puna tek ky vakt i rëndësishëm, duhet të dimë që jo çdo ushqim që hamë në mëngjes ka të njëjtin ndikim tek pesha trupore. Nëse nuk tregojmë kujdes, disa ushqime mund të kenë efekt të kundërt. Në këtë artikull, do të mësoni rregullat e arta të ngrënies së mëngjesit që ju ndihmojnë të humbisni peshë.

06:28
6 sinjalet e trupit të cilat nuk duhet t’i injoroni kurrë

Angazhimet e përditshme dhe shqetësimet e shpeshta janë të tilla që të humbasin mendjen edhe në rastet kur bëhet fjalë për shëndetin. Dhimbjet e përsëritura të kokës anashkalohen duke pirë nga një paracetamol dhe dhimbjet e mesit i atribuohen ndryshimit të temperaturës. Ndoshta të paktë janë njerëzit që e kuptojnë nevojën urgjente për të shkuar tek mjeku në rast se keni dhimbje në kraharor, dobësi, marramendje apo humbje të shikimit.

06:06
Njihuni me gabimet që duhet të shmangni për një gjumë të shëndetshëm

Nevojat e njerëzve për gjumë janë të ndryshme. Gjumi është një element i rëndësishëm e i pazëvëndësueshëm për shëndetin. Një studim mbi këtë çështje, ku morrën pjesë mbi 1 milion njerëz të rritur, sugjeron se shëndeti i mirë i zemrës kërkon 6 deri në 8 orë gjumë. Studiuesit analizuan të dhënat e individëve që flenin 6-8 orë gjumë me të tjerët. Gjetjet treguan se individët që flenë më pak se 6 orë gjumë janë 11 përqind më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme prej sëmundjeve të zemrës ose ishemisë.

05:43
Zbuloni rrugën e duhur për pastrimit e dyllit të veshit

Dylli i veshit, sado i pakëndshëm të jetë është një pjesë integrale e shëndetit të organizmit. Akumulimi i qelizave të lëkurës, vajrave dhe grimcave të tjera e mbron veshin nga bakteret dhe myku. Për më tepër, dylli e mban veshin të pastër dhe të lëmuar. Veshi i një njeriu të shëndetshëm vetëpastrohet nga dylli, por tek të moshuarit, dylli i veshit mund të lëjë pasoja serioze shëndetësore. Sipas ekspertëve, prania e dyllit në vesh është normale dhe e shëndetshme. Por nëse dylli merr përmasa përtej normales, atëherë situata nuk është e mirë.

05:21
Përse shqiptarët po e teprojnë me vitaminat? Rreziqet për organizmin

Nevojat për vitamina dhe minerale varen pikërisht nga fazat e ndryshme të jetës. Përballja me sëmundje të ndryshme që organizmi mund të zhvillojë është sigurisht shumë e vështirë dhe e mundimshme. Ajo çfarë është e rëndësishme, është kujdesi që secili duhet t’i kushtojë mirëqenies dhe shëndetit të tij. Sipas ekspertëve përtej kurimit të saktë, parandalimi i sëmundjeve me anë të jetës së shëndetshme është elementi kyç për një jetë të gjatë.

04:59
Afganistan/ Sulm në një xhami, 4 të vdekur

Së paku katër vetë humbën jetën nga një shpërthim në një xhami të Kabulit. “Mjetet shpërthyese, të vendosura në xhaminë Shir Shah-E-Suri, shpërthyen gjatë faljes së Xhumasë”, tha përmes një njoftimi Ministria e Brendshme e Afganistanit.

04:35
OKB: Numri i të varfërve ekstremë në botë mund të kalojë një miliard

Dëmi ekonomik, i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, mund t’i fusë edhe 400 milionë njerëz në varfëri ekstreme, thuhet në raportin e ri të Kombeve të Bashkuara. Raporti, i publikuar të premten, paraqet disa skenarë për vlerësimin e ndikimit të koronavirusit në të ardhurat globale.

04:17
Putin bën paraqitjen e parë publike pas disa javësh

Presidenti rus, Vladimir Putin, bëri paraqitjen e parë publike pas disa javësh izolim, për shkak të pandemisë së koronavirusit në Rusi.

03:53
Guvernatori i Nju Jorkut firmos ligjin për reformën në polici

Shteti i Nju Jorkut hodhi një hap të rëndësishëm të premten drejt dhënies fund të taktikave të debatueshme policore me hyrjen në fuqi të ligjit që ndalon ushtrimin e forcës nëpërmjet shtrëngimit të qafës dhe që rrit transparencën në polici.

03:29
Shpyllëzim masiv në Brazil/ Ambientalistët: 2020 viti më shkatërrues

Të dhënat e fundit tregojnë se shpyllëzimi në Brazil po vazhdon të thyejë rekorde. Shifrat tregojnë një përkeqësim të situatës në krahasim me një vit më parë. Shumë ambientalistë e kanë konsideruar vitin 2020 si viti më shkatërrues për pyjet e shiut të Amazonës, madje duke kaluar edhe 2019-tën, vit kur zjarret tronditën botën.

03:11
Frika, ankthi dhe pasojat psikologjike të pandemisë së koronavirusit

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, kohët e fundit bëri thirrje për trajtimin e shëndetit mendor të miliona njerëzve në të gjithë botën, të cilët vuajnë nga shqetësime psikologjike të shkaktuar nga pandemia Covid-19. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me ata që janë të sëmurë, por për të gjithë ata që kanë frikë se çfarë mund të ndodhë nëse infektohen me virusin.

02:48
Akuza dhe kërcënime për situatën në Siatëll

Pas protestave disa ditëshe me dhunë, policia në qytetin Siatëll është tërhequr pothuajse plotësisht nga një zonë ku protestuesit kanë krijuar një skenë të ngjashme me një festival publik. Këto skena janë komentuar me irritim të madh nga Presidenti Trump.

02:17
Kongresi analizon masa ligjore për reforma policore

Ligjvënësit amerikanë nderuan këtë javë kujtimin e George Floyd, afrikano-amerikanit 46-vjeçar që vdiq gjatë arrestit nga policia më 25 maj. Protestat e pandërprera në mbarë vendin, të nxitura nga vdekja e Floyd kanë ushtruar presion mbi ligjvënësit që të reagojnë ndaj diskriminimit racor në politikat amerikane.

01:56
SHBA/ Rritje e rasteve të reja me COVID-19 në rreth 20 shtete

Ndërsa shtetet amerikane po lehtësojnë kufizimet e lidhura me COVID-19, universiteti Johns Hopkins raporton se në të paktën 20 shtete po vihet re një rritje të rasteve të reja me koronavirus në dy javët e fundit. Situata ka bërë që zyrtarët e shëndetësisë të paralajmërojnë se virusi vazhdon të jetë një problem.

01:30
Leipzig blindon vendin e 3-të me talentin Dani Olmo

Ecuria e mirë e Hoffenheim me 4 ndeshje pa humbje u prish nga Leipzig që e nisi javën e 31-të të Bundesligas me një sukses të rëndësishëm që në një farë mënyre ja bën të sigurtë kualifikimin në grupet e Champions League për sezonin e ardhshëm, objektiv që është gjithnjë e më pranë.

01:14
Prokurorët në zyrën e Conte, 3 orë pyetje për menaxhimin e krizës së koronavirusit

Prokurorët kanë marrë në pyetje për rreth tre orë kryeministrin e italisë, Giuseppe Conte, për mënyrën se si është menaxhuar emergjenca e koronavirusit në vend. Prokurorët nga Bergamo, qyteti në rajonin e Lombardisë veriore që është goditur më rëndë nga virusi, po hetojnë përse dy qytetet nuk ishin shpallur zona të kuqe më herët.

01:03
Foto/ Trafik i rënduar në hyrje të Laçit

NJë trafik i rënduar është krijuar në hyrje të qytetit të Laçit.

00:55
Paditet qeveria britanike, kompanitë ajrore kundër vendimit për karantinën 2 javore

British Airways, EasyJet dhe Ryanair kanë ndërmarrë një aksion ligjor kundër qeverisë britanike, për planin që parashikon vendosjen në karantinë të pjesës më të madhe të vizitorëve të pritshëm. Për tre kompanitë ajrore, kjo masë, shumë kufizuese, dhe jo e bazuar në ndonjë mendim apo provë shkencore, do të ketë pasoja shkatërrimtare mbi turizmin dhe ekonominë në përgjithësi.

00:29
Protesta e Vetëvendosjes/ Mijëra vetë në shesh në 15 vjetorin e krijimit të VV. Pas Tiranës, degë edhe në Shkup

Me flamuj kombëtar në duar drejtë sheshit Skenderbe, mijëra qytetar ju përgjigjen ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje në 15 vjetorin e themelimit. Por, më tepër se për të festuar ata thonë se u mblodhën për të protestuar kundër pushtetit.

E premte, 12 Qershor 2020
23:52
Juventus-Milan/ Zhgënjen Ronaldo, njihuni me notat e lojtarëve

Juventusi është finalisti i parë në Kupën e Italisë. Bardhezinjtë barazuan pa gola ndaj Milanit në Allianz Stadium në gjysmëfinalen e kthimit, por avancuan në finale falë barazimit 1-1 në transfertë në ndeshjen e parë.

23:31
Gattuso me shumë probleme në formacion para ndeshjes me Interin

Pas 105 ditësh Napoli rikthehet në fushë për të luajtur të shtunën në mbrëmje kundër Interit ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë.

23:28
‘U bashkohem lutjeve tuaja për një jetë më të begatë’- Meta uron besimtarët për Natën e Shna Ndout

Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët për natën e Shna Ndout. Me anë të një postimi në facebook Meta ka uruar besimtarë duke thënë se u bahskohet lutjeve të tyre për një jetë më të begatë, të mbushur plot lumturi e mbarësi.

23:04
Juve në finale të Kupës, Ronaldo humbet penallti

Juventus ka kaluar në finale të Kupës së Italisë pasi ka barazuar me rezultatin 0-0 në ndeshjen e dytë, që përkon edhe me ndeshjen e parë në Itali që pas mbylljes për shkak të pandemisë.

22:51
Eliot Engel: Merrni në konsideratë listat e hapura, në 2021 të votojë edhe diaspora

Eliot Engle Kryetari i Komitetit për Mardhëniet me Jashtë në SHBA ka reaguar në lidhje me reformën zgjedhore.

22:25
Sadiku shënon me penallti, por Malaga mposhtet nga Huesca!

Armando Sadiku e nis aty ku e la. Sulmuesi i kombëtares shqiptare gjeti golin që në sfidën e parë pas rifillimit të kampionateve me skuadrën e tij Malaga në Segunda Division në Spanjë.

21:55
Pozat e preferuara të yjeve dhe mesazhet e fshehura në to (FOTO)

Keni parë përmes fotove në rrjetet sociale se secili ka një pozë të preferuar, që e nxjerr më bukur se të tjerat.

21:51
Ndërpritet mësimi në Kosovë, nuk u respektuan masat mbrojtëse

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) në Kosovë vendosi të premten që të ndërpresë mësimin plotësues për klasat e nënta.

21:48
Nuk mbante maskë mbrojtëse, punonjësit largojnë nga supermarketi 10-vjeçarin me aftësi të veçanta

Një djalë 10-vjeçar me aftësi të veçanta, nuk është lejuar të futet në një supermarket në Boston të SHBA-ve pasi nuk mbante në fytyrë një maskë mbrojtëse. Makina me të cilën po udhëtonte  vogëlushi Colin Newman dhe nëna e tij Nadia  pësoi një defekt. Në pamundësi për të vazhduar rrugëtimin e tyre u ndalën në një supermarket për të blerë ushqime. Por pasi punonjësit e supermarketit e kanë parë vogëlushin pa maskë, nuk e kanë lejuar të futet brenda.

21:45
Java e modës në Londër! Pa sfilata, në format digjital

Java e modës në Londër, u hap të premten, por pa sfilata në pasarela, për shkak të pandemisë së koronavirusit që po bën që të rimendohet eventi sezonal dhe të rishpiket e gjithë industria.

21:40
Adoleshentja që filmoi vdekjen e George Floyd rrëfen tmerrin e përjetuar

Adoleshentja e cila filmoi momentet e fundit të jetës së afro-amerikanit George Floyd, ka folur për herë të parë për mediat në prezencë të avokatit të saj. Ajo u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë se me atë veprim do të kthehej në një heroinë dhe video e realizuar prej saj do të kishte një ndikim në mbarë botën. Darnella Fraizier, 17-vjeçe, rrëfeu se ishte duke shëtitur me kushërirën e saj 9-vjeçare kur është ndeshur me ngjarjen tronditëse.

21:38
Kryeministri kërkon ndjesë pasi tha “nuk ka pasur skllavëri” në Australi

Kryeministri Scott Morrison kërkoi ndjesë sot në një konferencë shtypi pasi kishte thënë më herët se “nuk ka pasur skllavëri në Australi” teksa mbrohej nga kritikët që e akuzonin se mohonte historinë e padrejtësisë racore dhe punës së detyruar në vendin e tij.

21:36
Habit kryebashkiaku 18-vjeçar: Do t’i jap jetë qytezës sime!

Hugo Biolley është student, jeton me të ëmën dhe sapo ka hedhur një hap të rëndësishëm: në moshën 18 vjeçare është zgjedhur kryebashkiak i Vinzieux, një fshat me 450 banorë që nuk ka shkolla dhe dyqane, të cilat drejtuesi i ri do ti rikthejë në jetë.

21:36
“Tek grusht” dhe e le pa ndjenja, më pas përpiqet ta ndihmojë

Një konfrontim mes dy personash ka ndodhur në San Diego të SHBA-ve. Në  videon e publikuar në rrjete sociale, shikohen dy persona duke debatuar ashpër mes tyre. Më pas gjatë debatit gjakrat nxehet dhe situata agravoi në dhunë fizike.

21:30
Mësuese me minifunde dhe thonj të lyer/ Mësuesja: A e rregullon veten deputetja, ne përse mos ta bëjmë?

Disa ditë më parë, në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, deputetja Mimi Kokdheli, duke marrë shkas nga abuzimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës 65 vjeç, reagoi ashpër ndaj mësuesve duke thënë se, “Sot zyshat tona e kanë mendjen për të bërë të tjera punë, nuk të del koha të jesh edhe zyshë të bësh ditarin tërë ditën, të lyesh edhe flokët, edhe sy, edhe buzë, edhe vetulla, edhe thonj, edhe fund edhe minifund…”

21:29
Reperi sapo ka dalë nga burgu, Nicki Minaj shfaqet super “hot” në klipin e ri (FOTO)

Dy reperët e famshëm, Nicki Minaj dhe 6ix9ine, kanë publikuar së fundmi klipin e tyre më të ri.

21:23
‘Çmenduri’ në Juventus-Milan/ Ronaldo humb penallti, pas 10 sekondash Milan ndëshkohet me të kuq

Futbolli në Itali ka rinisur me takimin midis Juventusit dhe Milanit, takim i vlefshëm për ½ e Kupës së Italisë.

21:17
Emmanuel Macron përjashtohet nga karantina e Covid për vizitën te princi britanik

Presidenti francez Emmanuel Macron do të vizitojë Britaninë javën që vjen për t-u takuar me princin Charles dhe gruan e tij dukeshën Camilla, në angazhimin e parë mbretëror britanik që prej izolimit të koronavirusit.

21:14
Anulohen për shkak të pandemisë eventet muzikore më të rëndësishme në SHBA

Coachella dhe Stagecoach janë dy festivalet që priten me padurim nga të gjithë në SHBA, ndërkohë që pjesa tjetër e botës shijon fotot e vecanta dhe shumëngjyrëshe që realizohen në këto evente muzikore.

21:07
Masazh dhe seks me pagesë, “Fiksi” zbulon qendrën

Janë të licensuar si qendra masazhi apo SPA, por përveç masazhit, masazhatorët të vetëofrohen edhe për shërbime ekstra, kundrejt pagesës.

21:03
Fiks Fare/ Zgjerohet skandali i licencës: Sekseri i mori 10 milionë brenda Ministrisë

Skandali i sekserit që lëvizte lirisht në dyert e disa institucioneve zgjerohet më tej, pasi një qytetare i është drejtuar emisionit Fiks Fare duke denoncuar se Artan Haska i ka marrë një ryshfet prej 10 milionë lekësh.

21:00
Borchardt: Palët të zbatojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, në procesin e reformës zgjedhore

Në një takim me përfaqësues të një grupimi partish opozitare parlamentare dhe joparlamentare, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, i nxiti ata të mbështetin zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, në procesin e reformës zgjedhore.

20:53
Dëmtimi i monumentit në Apoloni, Meta: Akt barbar

Dëmtohet një prej monumenteve të Parkut Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë. Persona të paidentifikuar kanë shkatërruar këtë monument, ndërsa ende nuk ka asnjë të dyshuar. Ndërkaq, Policia ka kryer disa verifikime, por pa mundur të bjerë në gjurmë të shkaterruesve.

20:51
Rezidenti qëllon për vdekje 21 vjeçaren për keqtrajtimin e qenit të saj

21 vjeçarja Isabella Thallas, ishte duke shëtitur qenin e saj në Denver, SHBA, kur policia thotë se 36 vjeçari Michael Close, e qëlloi me armë nga dritarja e apartamentit të tij.

20:43
Njihuni me gruan shqiptare e cila drejton autobus…

A e keni menduar ndonjëherë të shikoni në urbanet e kryeqytetit një shofere femër? Ndoshta në Tiranë ende nuk e kemi këtë opsion, por jo larg nesh, në Prishtinë, Laura Mirena është shofere e një rrjeti urbanesh.

20:31
Pasojat e frikshme të karantinës/ 26-vjeçari nga Wuhani shtoi 101 kilogram në pesë muaj izolim (FOTO)

Një 26 vjeçar në Wuhan ka shtuar 101 kilogram në një hapësirë kohore prej pesë muajsh kur u detyrua të qëndrojë në shtëpi për të parandaluar Cpvid-19.

20:21
Basha kafe me studentët: 100 % bursë për studentët që familjet e tyre kanë më pak se 64 mijë lek të ardhura në muaj

Kreu i opozitës jashtë parlamentare, Lulzim Basha, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me një grup maturantësh në Berat dhe është shprehu se do të ketë 100% bursë për studentët që familjet e tyre kanë më pak të ardhura se 64 mijë lek.

20:15
Libri i mbretërorëve: Meghan Markle nisi sherrin 4 ditë pas martese, në festën e Princ Charles

Autorja zyrtare e familjes mbretërore britanike ka thënë sot në kundërpërgjigjeve të akuzave të Meghan Markle, se gruaja e princit Harry ka nisur konfliktet vetëm katër ditë pas martesës së saj.

20:14
Ballkani ngec edhe në kryeqytet, Feronikeli afrohet me kreun!

Tjetër hap fals i Ballkanit në IPKO Superligën e Kosovës. Pas barazimit 0-0 ndaj Drenicës skuadra nga Suhareka ngeci edhe në transfertën kryeqytetase ndaj Flamurtarit në një tjetër barazim pa gola, sfidë e vlefshme për javën e 24-t.

20:11
58 raste të reja me koronavirus në Kosovë, paralajmërohet rikthimi i masave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar të premten 58 raste të reja me koronavirus.

19:56
Reforma, të martën në Kuvend/ Dyfishohet buxheti i partive për fushatën, kodi i ri do të lejojë reklamën politike

Javën e ardhshme drafti o dakordësuar i reformës zgjedhore pritet ti dorëzohet zyrtarisht Kuvendit.

19:42
Kardhiq-Delvinë, rruga mbahet peng/ KPP zvarrit dosjen, bllokohet puna për tunelin

Ndërtimi i rrugës së re Kardhiq-Delvinë po mbahet peng në një seri institucionesh. Në një pjesë të saj duhet të ndërtohet një tunel disa kilometra i gjatë për të cilin do investoheshin mbi 20 milionë euro.

19:40
Mbërrijnë turistët e parë/ Charter-i me turistë nga Bjellorusia ulet në Rinas

Ky është charter-i i parë që vjen në vendi tonë që pas mbylljes së kufijve për shkak të nisjes së pandemisë së Covid 19 në muajin mars.

19:39
Vijnë turistët e parë/ Ministri i pret me lule dhe shampanjë

Ditën e sotme kanë mbërritur turistë e parë në Shqipëri që prej mbylljes për shkak të koronavirusit.

19:22
Margaret e “PërPuthen”: E kam tepruar me alkoolin kur kam qenë më e re

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte Margaret Shllaku, e cila njihet gjerësisht për pjesëmarrjen e saj në “PërPuthen”. Teksa biseda në studio u orientua për alkoolin, Margaret zbuloi se jo rrallë herë e ka tepruar me të. Madje shtoi se momenti më i sikletshëm ishte kur ballafaqohej me prindërit.

19:19
Aktorja 47 vjeçare Gwyneth Paltrow shfaq trupin e tonifikuar dhe rrëfen stresin e izolimit të COVID-19

Gwyneth Paltrow ka kryer izolimin e saj të koronavirusit në Los Angeles bashkë me dy fëmijët, Apple and Moses, dhe bashkëshortin e saj Brad Falchuk.

19:17
Erjona Sulejmani: S’kam nevojë për alkool

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar modelja Erjona Sulejmani. Në studio po flitej për plazhet, alkoolin dhe “çmenduritë mes gocash”.

19:16
“Do rishikohet ndarja e pikave”/ Hartuesit e testit të gjuhës: Nuk ka asnjë gabim tek pyetjet

Maturantët paralajmëruan për bojkot të provimit të radhës nëse Ministria e Arsimit nuk do të reagonte, por pas mbarimit të protestës drejtoresha e shërbimeve arsimore, Rezana Vrapi në një deklaratë për shtyp tha se kërkesa e maturantëve për mundësi rivlerësimi nuk do të plotësohet.

19:08
Makina përplas kalimtaren në Tiranë, 59-vjeçarja përfundon në spital

Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në qytetin e Tiranës, ku një makinë ka aksidentuar një këmbësore, shtetasen N.H., 59 vjeçe.

19:02
Putin bën paraqitjen e parë publike pas disa javësh

Presidenti rus, Vladimir Putin, bëri paraqitjen e parë publike pas disa javësh izolim, për shkak të pandemisë së koronavirusit në Rusi.

18:59
Rritet bilanci! Në 20 shtete amerikane, më shumë raste të reja te virusit

Ndërsa shtetet amerikane po lehtësojnë kufizimet e lidhura me COVID-19, universiteti Johns Hopkins raporton se në të paktën 20 shtete po vihet re një rritje të rasteve të reja të koronavirusit në dy javët e fundit.