Margaret e “PërPuthen”: E kam tepruar me alkoolin kur kam qenë më e re

12/06/2020 19:22

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte Margaret Shllaku, e cila njihet gjerësisht për pjesëmarrjen e saj në “PërPuthen”. Teksa biseda në studio u orientua për alkoolin, Margaret zbuloi se jo rrallë herë e ka tepruar me të. Madje shtoi se momenti më i sikletshëm ishte kur ballafaqohej me prindërit.

“E kam tepruar me alkoolin kam vazhduar dhe gjatë darkës, ndërsa kur zgjohesh në mëngjes ke një ditë shumë të turbullt. Tani kohët e fundit s’kam bërë gjë, por më përpara po. Kur je më e vogël normalisht të rrëshqasin situatat. Kur kam dalë me shoqërinë e kam tepruar pak dhe kur jam kthyer në shtëpi është pak shqetësuese për familjen”, u shpreh Margaret.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel