Tiranë/ Arrestohet 20-vjeçari. Bëri sherr me kushërinjtë dhe më pas shkoi në shtëpi të merrte armën, por…

13/06/2020 09:27
Ilustrim

Blutë e Tiranës kanë arrestuar një 20 vjeçar, që qëlloi me armë gjahu në drejtim të mjetit të kushëririt të tij.

Policia njofton se pas një konflikti për motive të dobëta me dy kushërinjtë e tij E. D. dhe A. D., në një lokal, ka shkuar menjeherë në banesën e tij dhe ka marrë një armë gjahu të cilën e posedonte me leje gjyshi i tij dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit të parkuar të shtetasit A. D.

Njoftimi

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti.

Qëlloi me armë gjahu në drejtim të mjetit të kushëririt të tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Sekuestrohet arma e gjahut, çifte dygrykëshe, një sasi fishekësh, 2 automjete dhe 2 armë të ftohta.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me dy kushërinjtë e tij E. D. dhe A. D., në një lokal, ka shkuar menjeherë në banesën e tij dhe ka marrë një armë gjahu të cilën e posedonte me leje gjyshi i tij dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit të parkuar të shtetasit A. D.

Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes dhe parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua arma e zjarrit çifte dygrykëshe, 2 automjete, 2 armë të ftohta dhe 1 sasi fishekësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Mbajtja pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.

Top Channel