Historia e pabesueshme/ Humbën tre fëmijët në aksident, çifti bëhet me trinjakë pas një viti

13/06/2020 08:27

Një histori tejet e veçantë vjen nga një familje në SHBA. Në maj të vitit 2007 familja Cobl u përfshi në një tragjedi shumë të rëndë. Gruaja e familjes, Lori, ishte duke drejtuar makinën brenda së cilës kishte dhe tre fëmijët e saj Kyle 5-vjeç, Emma 4 dhe Katie 2-vjeçe.

Papritur një kamion i mbushur me pajisje elektronike, me një peshë totale prej 20 tonësh, goditi pjesën e pasme të automjetit. Kamioni po lëvizte me një shpejtësi 110 kilometra në orë. Si pasojë e aksidentit Lori humbet kujtesën përkohësisht, ndërsa ishte detyra e bashkëshortit të saj Chirs për të lajmëruar vdekjen e tre fëmijëve.

Por, gjashtë muaj pas tragjedisë, Lori mbeti shtatzënë me trinjakë, dy vajza dhe një djalë. Lori dhe Chirs asokohe ishin të bindur se nuk bëhej fjalë për rastësi, por e cilësuan si një dhuratë nga Zoti.

“Nëse mendoni se dikush ju ndjek nga pas, ju shikon, ju mbron dhe ju ndodh e njëjta gjë dy herë, është e vështirë të besosh se kjo gjë nuk është një dhuratë nga hyjnitë”, ka deklaruar Chirs.

Top Channel