Policia e Korçës po procedon penalisht 3 shtetas për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Në Pogradec, u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 26 vjeç, banues në Pogradec (i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”).

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr. 5, ky shtetas ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë A. K., banues në Pogradec, i cili ishte duke kryer shërbim në këtë lagje.

Në Maliq, po punohet për kapjen e shtetasit A. Gj., 31 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq.

Gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në oborrin e banesës së tij, u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa bimë të dyshuara kanabis.

Në Kolonjë, nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Xh. R., banues në fshatin Floq, Korçë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi, në pyllin e fshatit Kozel, ky shtetas është kapur nga shërbimet e policisë duke kryer prerje të paligjshme të pyjeve.

Materialet në ngarkim shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel