Alarmohet Europa, avioni me një pasagjer të infektuar me hantavirus zbarkon në Amsterdam, transferohet menjëherë në spital
Hugo Biolley është student, jeton me të ëmën dhe sapo ka hedhur një hap të rëndësishëm: në moshën 18 vjeçare është zgjedhur kryebashkiak i Vinzieux, një fshat me 450 banorë që nuk ka shkolla dhe dyqane, të cilat drejtuesi i ri do ti rikthejë në jetë.
“Që nga fillimi i fushatës, mosha ime ishte temë kryesore në tubimet publike. Mua më pyesnin, si do të mundesh ti ta menaxhosh bashkinë? A ke parë ndonjëherë buxhet?”.
Më i riu nga kryebashkiakët e Francës, sidoqoftë, mundi të fitonte besimin e bashkëqytetarëve duke punuar shumë. Ne kemi lancuar projekte, njerëzit po shohin se ka dinamikë, unë nuk i lë problemet pas dore – thotë ai.
I biri i një drejtori shkolle dhe një muzikanteje, Hugo thotë se u përfshi në politikë pas një shkëndije që i lindi gjatë praktikës në bashkinë e një qyteze fqinje, Annonay. Tani, ai po punon për të krijuar një identitet të qytezës që drejton dhe ti japë jetë asaj.
Top Channel