A e keni menduar ndonjëherë të shikoni në urbanet e kryeqytetit një shofere femër? Ndoshta në Tiranë ende nuk e kemi këtë opsion, por jo larg nesh, në Prishtinë, Laura Mirena është shofere e një rrjeti urbanesh.

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live” Laura tha se ky ka qenë një pasion i fëmijërisë. Ndërsa tani ka si synim të sajin që të ngjisë kategoritë e patentës dhe në një të ardhme të afërt të ketë mundësinë për të drejtuar dhe kamionë.

Ndër të tjera Laura tha se është paragjykuar në fillimet e karrierës, por shtoi se ka pasur mbështetjen e familjes dhe deri më tani gjithçka ka shkuar shumë mirë. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Top Channel