Nuk mbante maskë mbrojtëse, punonjësit largojnë nga supermarketi 10-vjeçarin me aftësi të veçanta

12/06/2020 21:48

Një djalë 10-vjeçar me aftësi të veçanta, nuk është lejuar të futet në një supermarket në Boston të SHBA-ve pasi nuk mbante në fytyrë një maskë mbrojtëse. Makina me të cilën po udhëtonte  vogëlushi Colin Newman dhe nëna e tij Nadia  pësoi një defekt. Në pamundësi për të vazhduar rrugëtimin e tyre u ndalën në një supermarket për të blerë ushqime. Por pasi punonjësit e supermarketit e kanë parë vogëlushin pa maskë, nuk e kanë lejuar të futet brenda.

“Ishte shumë nxehtë jashtë. Colin nuk po ndihej mirë dhe më duhej të gjeja një vend më të freskët për të qëndruar. Shikova një supermarket dhe thash të futemi aty dhe të blejmë disa produkte. Kur punonjësja pa se djali nuk kishte maskë e largoi menjëherë. Ju luta dhe i thash se çfarë na ndodhi me makinën dhe gjendjen shëndetësore të Colin. Punonjësja më tha se do të telefononte eprorët por nuk bëri asgjë”, u shpreh Nadia.

Ndërkohë nga krahu tjetër drejtuesit e supermarketit kanë reaguar dhe kanë justifikuar veprimin e punonjëses së tyre.

“Për në parësore është shëndeti i klientëve tanë dhe punonjësve tanë. Tek ne është duke u përmbushur të gjitha protokollet e vendosura nga shteti. Kërkojmë falje për sa ndodhi, por realisht nuk jemi mësuar me këtë situatë dhe kjo është një gjë e re për ne”, u shpreh një nga drejtuesit e supermarketit.

Top Channel