Ecuria e mirë e Hoffenheim me 4 ndeshje pa humbje u prish nga Leipzig që e nisi javën e 31-të të Bundesligas me një sukses të rëndësishëm që në një farë mënyre ja bën të sigurtë kualifikimin në grupet e Champions League për sezonin e ardhshëm, objektiv që është gjithnjë e më pranë.

Gjithçka e lehtë për skuadrën e Julian Nagelsmann që në PreZero Arena iu fal dy golave të shpejtë të talentit spanjoll Dani Olmo për të triumfuar me rezultatin 0-2 në këtë sfidë të rëndësishme.

Me këtë sukses Leipzig që mban vendin e 3-të në Bundesliga u ngjit në kuotën e 62 pikëve.

Top Channel