Messi asiston e shënon, Barça rikthehet me goleadë në Mallorca

14/06/2020 09:00

Barcelona iu rikthye fushës së lojës pas më tepër se tre muajsh dhe e bëri këtë në transfertën ndaj Mallorcës, ku ia doli të marrë 3 pikët pa shumë sforcim, falë fitores me rezultatin 0-4.

Katalanëve u mjaftuan vetëm dy minuta lojë për të zhbllokuar sfidën, teksa ishte Jordi Alba që shërbeu saktë për kilenin Arturo Vidal dhe ky i fundit nuk e pati të vështirë të dërgojë topin në rrjetë.

Gjithçka u bë edhe më e lehtë për skuadrën e drejtuar nga Quique Setien, pasi në minutën e 37’ ishte Lionel Messi që shërbeu saktë për shokun e tij të repartit Braithwaite dhe ky i fundit dërgoi sferën për herë të dytë në rrjetë.

Në pjesën e dytë Barcelona arriti të shënojë edhe dy herë të tjera, me kapitenin Lionel Messi që pasi çoi te goli Jordi Albën në minutën e 80′, dërgoi edhe vetë sferën në rrjetë, vetëm pak sekonda para vërshëllimës finale.

Me këtë triumf Barcelona ngjitet në kuotën e
61 pikëve në krye të tabelës së renditjes, me 5 pikë më tepër se Reali i Madridit, që do të zbresë në fushë nesër në orën 19:30 për t’u përballur me Eibarin në “Santiago Bernabeu”.

Top Channel