Kamëz/ Përfshihet nga flakët kati i dytë i një banese, zjarrfikësja në vendngjarje

13/06/2020 16:48
Ilustruese

Një zjarr ka rënë në katin e dytë të një banese në Kamëz, pak momente më parë.

Rreth orës 16:15, në Kamëz, në rrugën “Xhorxh Bush”, ka rënë zjarr në katin e dytë të banesës me qira të shtetases L.T., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Top Channel