Vlorë/ Humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, 65-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

13/06/2020 16:29
Ilustruese

Sipas një informacioni paraprak të dhënë nga policia mësohet se një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugon Vlorë-Peshkëpi, ku një 65-vjeçar ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, në aksin rrugorë Vlorë-Peshkëpi në afërsi të fshatit Qishbardhë, një shtetas rreth 65 vjeç duke drejtuar motorrin e markës “Lifan” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor po kryen veprimet mëtejshëm.

Top Channel