Pas largimit nga “Anabel”, flet për herë të parë Dea Mishel Hoxha!

13/06/2020 17:30

Në rubrikën “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture ka qenë e ftuar Dea Mishel Hoxha. Autorja dhe moderatorja Dojna Mema së bashku me Dean kanë bërë një piknik ku kanë folur për ndodhitë më të fundit.

Fillimisht Dea ka treguar se është bërë pjesë e Hostel by Anabel, nëpërmjet videove të saj të make up-it , të cilat kishin tërhequr vajzat e Anabel dhe Dalina Buzin për ta bërë pjesë të stafit. Por pak ditë më parrë vajzat e Anabel bënë një postim në Instagram ku tregonin që nuk do të ishin më pjesë e këtij formati.

Nisur nga kjo Dojna ka pyetur Dean: “A je ti më një vajzë Anabeli?”

“Jo zyrtarisht jo dhe nuk do jem më asnjëherë, boll më pyetët. Është kaq e thjeshtë, nuk jemi më!”- ka përfunduar ajo duke u dhënë fund të gjitha aludimeve.

Top Channel