Shpërthimi i kamionit shemb edhe banesat, 10 të vdekur dhe 117 të plagosur

13/06/2020 21:22

Dhjetë njerëz janë vrarë dhe 117 të tjerë u plagosën kur serbatori i një kamioni shpërtheu duke e nxjerrë atë nga autostrada në provincën lindore kineze Zhejiang sot pasdite.

Shpërthimi i ndodhur pranë fshatit Liangshan ka shkaktuar shembjen e disa ndërtesave rezidenciale dhe fabrikash, njoftonin burimet vendase.

Një total prej 138 zjarrfikësish dhe 34 automjetesh po punonin për shuarjen e flakëve, njoftonte ministria kineze e emergjencave.

Lu Fang, e cila punon në një restorant pranë vendngjarjes tha për agjencinë Xinhua se dëgjoi një goditje të fortë.

“Xhamat e dyerve e dritareve të shtëpisë time u thyen, por për fat unë, vëllai dhe nëna ime nuk u lënduam,” tha ajo.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel