Nga kontrabanda, te turizmi/ Te “Syri i Sheganit” në brigjet e liqenit të Shkodrës

13/06/2020 20:45

Rreth 20 vite më parë kjo zonë këtu shfrytëzohej për kontrabandën e naftës në drejtim të ish Jugosllavisë ndërsa sot është kthyer në një nga atraksionet turistike me të veçanta në veri të Shqipërisë.

Syri i Sheganit është një monument natyror i kategorisë se tretë dhe gjendet në brigjet e liqenit te Shkodrës, ne njësinë administrative Bajzë, në rrethin e Malësisë së Madhe. Vetëm 40 min larg nga Shkodra – dhe është një vend tërheqës me bukuri të jashtëzakonshme.

Uji i burimit del nga një oxhak karstik me thellësi mbi 25 metër duke krijuar një mjedis shumë tërheqës me vlera shkencore dhe turistike. Historiani Gjokë Luli thotë se përveçse të studiohet kjo zonë duhet promovuar fort për turizmin

Në këtë pjese të Bajzes takon vetëm ndonjë vizitor të rrallë të apasionuar pas natyrës apo peshkatarët me varkat e tyre.

Ju mund të shijoni bukuritë e këtij vendi afër ujit me varkë apo në këmbë vërdallë tij. Natyra përreth këtij burimi natyror të magjepsë duke krijuar një panoramë vërtetë unike prandaj ju duhet ta vizitoni. /Klodian Zhivani/

Top Channel