Ka probleme në zemër, Blind rrezikon të mbyllë përpara kohe karrierën

22/12/2019 18:24

Mbrojtësi i Ajax, Daley Blind rrezikon të braktisë futbollin për shkak të problemeve shëndetësore. Ish-lojtari i Manchester United, duket se ka probleme në zemër, çka mund ta detyrojnë që të heq dorë përfundimisht nga sporti.

Gjatë ndeshjes ndaj Valencias në Champions League, Blind kishte shfaqur vështirësi dhe klubi e dërgoi që të bënte kontrolle të hollësishme, nga ku u zbulua se ai kishte miokardi. 29-vjeçarit i është kërkuar që të ndalë të gjitha aktivitetet sportive për momentin, por në kushte të tilla, vështirë se mund të kthehet të luajë sërish.

Edhe klubi i Ajax njoftoi se Blind nuk do të udhëtojë drejt Katarit për fazën përgatitore në janar, pasi do të qëndrojë në Amsterdam për tu rikuperuar.

Top Channel