Tirana funksion në perfeksion me Emanuel Egbo në stol. Bardheblutë regjistruan fitoren e tretë rresht në kampionat që nga momenti që drejtimin e skuadrës e ka marë nigeriani, pasi arritën të triumfonin edhe në një fushë të vështirë si ajo e Laçit në Kurbin.

Një sukses me përmbysje i bardhebluve me shifrat 1-2 falë një talenti 18-vjeçar Ernest Muçit, i cili shënoi dy gola për Tiranën duke përmbysur avantazhin provizor të skuadrës së Cungut me mbrojtësin Ignjatovic.

Me këtë fitore Tirana u ngjit në kuotën e 28 pikëve në vendin e 3-të të klasifikimit duke lënë Laçin në kuotën e 25 pikëve.

Fitoi me shumë vështirësi Bylisi në Adush Muça ndaj Luftëtarit. Një gol me penallti i Guindo në minutën e 36-të vendosi fatet e një sfide që u kushtëzua nga terreni i keq për shkak të kushteve të vështira të motit. Një fitore jetike për ballshiotët të cilët ruajtën vendin e dytë në kuotën e 30 pikëve.

Top Channel