Studio e Portokallisë priti këtë të dielë në një atmosferë festive fëmijët e punonjësve të Top Channel. Një festë e kthyer traditë tashmë, në shenjë falenderimi. Për më shumë se dy orë të vegjlit kaluan kohë në ambientet e punës të prindërve të tyre.

Animatorët organizuan lojëra, kënduan këngë dhe kërcyen.

Por kënaqësia më e madhe për fëmijët ishte marrja e dhuratave.

Libra dhe lodra u shpërndanë nga babagjyshi në fund për të mbyllur më së miri festën e fëmijëve në Top Channel.

Kristi Gongo

Top Channel