Suedia zgjohet vonë dhe mbetet jashtë! Japonia merr atë që do dhe vijon ëndrrën në Botëror
Manchester United nuk ia del të marrë qoftë një pikë në transfertë me Watfordin në javën e 18-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq” mposhten 2-0 në “Vicarage Road”, duke mos përfituar për të ngushtuar diferencën me Chelsea-n (i fundit në zonën Champions), që luan një sfidë tepër të vështirë me Tottenhamin e Jose Mourinhos.
Një ndeshje e humbur në pjesën e dytë nga të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer, që pësuan dy herë nga katër minutave lojë (në fillim të pjesës së dytë). Në të 50-ën Sarr befasoi portierin De Gea me një goditje pa shumë forcë brenda zonës, por me trajektoren e duhur për të përfunduar në rrjetë, ndërsa katër minuta më vonë Aaron Wan-Bissaka shkaktoi një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Deeney. As futja në lojë njëri pas tjetrit e emrave të tillë si Greenwood, Pogba dhe Mata nuk sollën ndryshim tjetër rezultati, me Watrfordin e vendin të fundit që siguroi suksesin e dytë në Premier League, por mbi të gjitha fitoi moralin për të luftuar fort në pjesën e mbetur të sezonit për mbijetesë.
Top Channel