E martë, 31 Mars 2020
20:00
“Ne jemi me ty”, Presidenca ndriçohet me ngjyrat e flamurit italian

TIRANË- Institucioni i Presidentit te Republikës ndriçohet me ngjyrat e flamurit kombëtar italian në shenjë solidariteti me Italinë që po kalon momente tepër të vështira për shkak të pandemisë COVID 19.

19:42
Veliaj i bashkohet vullnetarëve për shpërndarjen e ushqimeve për të moshuarit e vetmuar në Njësinë 1

Edhe sot Njësia Administrative 1 në kryeqytet dërgoi pako ushqimore, derë më derë, për familjet në nevojë, familjet me persona me aftësi të kufizuara, të moshuarve të vetmuar dhe familjet me ndihmë ekonomike. Aksionit në terren iu bashkua edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili ishte sot tek disa të moshuar të kësaj njësie, ku solli pako me ushqime.

19:40
I infektuar nga koronavirusi, Drejtori i Urgjencës thur vargje prekëse për infermierët: Kemi vetëm një fjalë

Teksa prej disa ditësh është izoluar në shtëpi dhe lufton me koronavirusin, Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj mbrëmjen e sotme ka vendosur që tu kushtojë disa vargje të gjithë infermierëve që janë në vijën e parë të përballjes me koronavirusin.

19:22
Prej disa orësh në zonën neutrale, merr fund bllokimi i 60 shqiptarëve në Kakavijë

KAKAVIJË- Ka marrë fund bllokimi i 60 shqiptarëve që ishin bllokuar në zonën neutral me Greqisë dhe Shqipërisë në Kakavijë.

19:21
Takohen në kufi/ Dashuria e çiftit të moshuar që sifdon edhe Koronavirusin

Një çift i moshuar, ka “sfiduar” koronavirusin dhe nuk e kanë ndërprerë takimin e tyre të përditshëm ndërkufitar. Inga Rasmussen, 85 vjeçe, nga Danimarka dhe Karsten Tüchsen Hansen, 89 vjeç, nga Gjermania, takohen çdo ditë pranë qytetit Aventoft për të biseduar dhe shijuar një pije, natyrisht duke ruajtur dinstancën e rekomanduar nga ekspertët.

19:06
Njoftim i rëndësishëm për “Leje Daljet”, Rama i “prerë”: Nga nesër…

Nga dita e hënë ka hyrë në fuqi rregulli i ri në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së CoVid-19.

19:05
E mrekullueshme/ Ja çfarë po ndodh momentalisht tek Infektivi

Qytetarë të ndryshëm kanë vendosur që të bëjnë diçka të mrekullueshme për mjekët dhe infermierët që janë në linjën e parë në luftën kundër Koronavirusit tek spitali Infektiv.

18:44
Bota është në luftë ndaj koronavirusit, nëndetëset e fuqive botërore nuk e dinë akoma se çfarë po ndodh. Ja arsyeja

Nëndetëset britanike dhe amerikane që lundrojnë në mënyrë të fshehtë në thellësitë e oqeaneve, ka të ngjarë që të mos kenë asnjë ide në lidhje me pandeminë e koronavirusit. Nëndetëset, të cilat janë në det prej 60 deri në 70 ditë dhe që ndodhen në misione sekrete të parandalimit bërthamor, mënjanojnë me qëllim informacionet që vijnë nga lajmet lokale e botërore.

18:42
SHBA/ Ja kur testohet vaksina për koronavirusin në njerëz, kompania: Prodhojmë mbi 1 miliard doza

Gjiganti farmaceutik amerikan Johnson & Johnson thotë se testimi tek njerëzit i vaksinës së tij eksperimentale për koronavirusin do të fillojë para shtatorit dhe se vaksina mund të jetë gati për përdorim nga fillimi i vitit të ardhshëm.

18:40
Kleriku: Tufat e egërsuara të majmunëve në qytet, shenjë e mortajës biblike

Rabini Yosef Mizrahi iu referua vargjeve biblike Deuteronomy 7:22, ku thuhet se ata që ndjekin ligjet e Zotit janë të bekuar, ndërsa Sëmundja e Madhe premtohet për ata që i shkelin

18:31
“Seksi me partnerë të rinj gjatë koronavirusit është tepër i rrezikshëm!”

Doktori britanik Alex George, gjithashtu pjesëmarrës në reality show “Love Island”, ka paralajmëruar të gjithë femrat e meshkujt se seksi me partnerë të rinj gjatë koronavirusit është tepër i rrezikshëm.

18:30
Paralajmërimi i fortë i OBSH për koronavirusin/ Asnjë vend…

PEKIN- Epidemia e koronavirusit është “shumë larg fundit” në rajonin e Azisë dhe Paqësorit dhe masat e tanishme për të frenuar përhapjen e virusit janë duke “blerë kohë” që vendet të përgatiten për transmetime në shkallë të gjerë në komunitet” – tha një zyrtar i OBSH-së në e martë.

18:26
Lajm shumë i hidhur/ Ndërrojnë jetë nga Koronavirusi dy persona të tjerë në Shqipëri

Kanë ndërruar jetë edhe dy persona të tjerë për shkak të Koronavirusit në Shqipëri duke e çuar numrin në 15.

18:24
“El Chapo”, seriali me kryebosin e karteleve meksikane të drogës do transmetohet në Top Channel

A ju kujtohet seriali për historine e Pablo Escobar. Shumë shikues të Top Channel qëndronin zgjuar deri vonë për të parë historinë e njeriut me famkeq të Kolumbisë. El Chapo është një kriminel më me shumë famë se Eskobar dhe për më tepër është i gjallë në një burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

18:22
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i lehtë ka rënë pak minuta më parë në Burrel. Epiqendra ka qenë 11 kilometra larg Burrelit dhe 36 kilometra larg Tiranës.

18:15
Çifte të reja në showbiz/ Bradley e Irina me partnerë të rinj

Janë ndarë tashmë prej disa muajsh, pas katër vitesh dashuri intensive dhe lindjen e një vajze të bukur. Pasi janë shëruar plagët dhe është rigjetur ekuilibri, duket se për Irina Shayk dhe Bradley Cooper ka ardhur momenti për të ndërruar kapitull.

18:12
Tjetër ditë e zezë në Itali/ Rritet sërish numri i vdekjeve

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 12428, që do të thotë janë 837 viktima në 24 orët e fundit.

18:07
Fshatarët kinezë ‘urojnë’ SHBA për arritjen e 100,000 rasteve me koronavirus

Një video shokuese është përhapur së fundmi ku shihen disa fshatarë kinezë që ndezin fishekzjarre dhe duket se festojnë faktin që SHBA ka arritur më shumë se 100,000 raste infeksionsh me koronavirus.

18:04
Koronavirusi nuk i ndalon dashurinë, modelja përqafon topless qenin

Koronavirusi mund t’a ketë detyruar të izolohet në shtëpi e të ruajë distancën me njerëzit, por kjo nuk vlen për qenin e saj.

18:00
SHBA-ja e kalon Kinën me numrin e viktimave nga koronavirusi

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 3,393, duke tejkaluar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të raportuara në Kinë, raporton Reuters.

17:55
Mbyllja e kufijve/ Rama jep lajmin e mirë për shqiptarët në Greqi: Ata që janë me leje…

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Greqi me leje 90 ditore siç parashikohet nga ligji për Shengen.

17:47
Familja me tre fëmijë të vegjël tymosin “cigare herbale” për të luftuar koronavirusin

Mes tymosësve përfshiheshin dy fëmijë të vegjël që dukeshin rreth pesë vjeç, ata mbanin vetë cigaret e tyre ndërsa një foshnje ishte në djep.

17:37
SHBA-ja dhe Turqia theksojnë nevojën e armëpushimeve në Siri dhe Libi

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, nënvizuan nevojën për armëpushime në Siri dhe Libi gjatë pandemisë së koronavirusit.

17:35
Kamionët kosovarë të bllokuar/ Rama i shkruan serbisht Vuçiçit: Ngrije atë tra…

Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një postimi të bërë në Twitter në gjuhën shqipe dhe në serbisht i ka bërë thirrje Aleksandër Vuçiçit që të ngre traunë për sa u përket kamionëve në këtë situatë të krijuar nga koronavirusi.

17:35
E pabesueshme/ Njerzit në karantinë, krokodilët dhe xhaguarët ‘bëjnë’ ligjin në qytet

Pamje të pabesueshme na vijnë nga Meksika teksa krokodilët, xhaguarët dhe breshkat e detit “kanë marrë kontrollin” e dy resorteve.

17:33
Doktori që shtrëngoi dorën e Vladimir Putin gjatë vizitës del pozitiv me koronavirus

Kreu i Kommunarka, spitalit infektiv të Moskës, i i cili më herët shtrëngoi dy herë dorën presidentit rus ka rezultuar pozitiv me koroanvirusin e ri.

17:29
Bartomeu mbron Messin: Leo e ka propozuar vetë uljen e pagave!

Ulja e pagave në masën 70% për futbollistët te Barcelona krijoi shumë zhurmë në mediat spanjolle aq sa u tha se Messi me shokë nuk ishin dakort për një reduktim kaq të lartë.

17:27
Greqia shënon një tjetër ditë të zezë, rritet numri i viktimave të shkaktuar nga CoVid-19

GREQI- Greqia ka shënuar një tjetër ditë të zezë për sa u përket viktimave të shkaktuar nga CoVid-19.

17:22
Në izolim, Selena Gomez nuk “i ndahet” ish-të dashurit

Selena Gomez ka zbuluar se gjatë izolimit nga pandemia e Covid-19 ka dëgjuar shumë muzikë.

17:20
“Të gjithë ja kanë dëgjuar emrin, pak ja dinë historinë”/ Nis në Top Channel seriali i kryebosit të kokainës, El Chapo

Duke filluar nga data 3 prill në ekranin e Top Channel nis seriali i kryebosit të kokainës, El Chapo.

17:17
Rusia regjistron 500 raste me koronavirus për 24 orë

Rusia regjistroi 500 raste të konfirmuara të koronavirusit sot me rritjen më të madhe që nga fillimi i shpërthimit të virusit që solli numrin total të rasteve në këtë vend në 2.337.

17:14
Në spital mungesë për gjak për shkak të koronavirusit, 15 policët bëjnë gjestin human për fëmijët talasemikë

Krahas angazhimeve të tjera të përhershme, për sigurimin e rendit e sigurisë publike dhe me detyra të shtuara për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit iu përgjigj thirrjes për dhurim gjaku.

17:11
Del pozitiv me koronavirus mjeku që javën e kaluar i shtrëngoi duart me Putinin

Një mjek që e kishte drejtuar presidentin rus, Vladimir Putin, nëpër dhomat e një spitali ku po trajtoheshin pacientët me koronavirus është diagnostikuar edhe vetë si i infektuar.

17:11
Mjekët shqiptar japin lajmin e mirë nga Itali

10 mjekët që u dërguan në mision ndihme në Itali kanë filluar sot punën në spitalin e Breshias në Itali, ndërsa 20 infermierët do të fillojnë nesër, të ndarë sipas pavioneve ku janë nevojat më të mëdha. Ministrja e Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u lidh drejtpërdrejt me mjekët në spitalin e Breshias, duke Ii shprehur mbështetjen maksimale për këtë mision humanitar.

17:09
Krahas shtesave për gazetarë, kërkohet mbështetje edhe për mediat

Kriza ekonomike që po shkakton pandemia Covid 19 ka prekur edhe mediat në Kosovë. Rreziku i falimentimit të mediave dhe humbjeve të vendeve të punës për gazetarët kanë bërë që të kërkohet nga qeveria Kurti t’i përfshijë edhe kërkesat e tyre në pakon e ndihmave shtetërore.

17:07
“Leje daljet”/ Basha: E-Albania jashtë funksionit…qeveria të mos lërë vetëm njerëzit në nevojë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për sa u përket “Leje Daljeve” të dhëna për qytetarët nëpërmjet aplikacionit të qeverisë “e-Albania”.

17:06
VV-ja e dërgon Thaçin në Kushtetuese, Nagavci thotë se s’ka qeveri pa fituesi ne zgjedhjeve

Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me interpretimin e deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për thirrje për moszbatim të vendimit qeveritar lidhur me kufizimin e lirisë së lëvizjes.

17:05
Maqedonia e Veriut – Anëtarja më e re e NATO-s

Flamuri i Maqedonisë së Veriut u ngrit para selisë së NATO-s në Bruksel si edhe në Komandën Aleate në Norfolk Virxhinia.

17:04
​PDK: Qeveria fshehurazi i dha leje Serbisë për t’i dërguar rreth 100 mjekë në veri

Partia Demokratike e Kosovës po konsideron se Qeveria në detyrë i ka dhënë leje fshehurazi Serbisë për t’i dërguar në Kosovë rreth 100 mjekë në veri të Kosovës për t’u ballafaquar me pandeminë Covid 19.

17:02
Kushtetuesja i jep të drejtë Thaçit: Kufizimi i lëvizjes mund të bëhet vetëm nga Kuvendi

Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar kërkesën e presidentit Hashim Thaci, përkitazi me ligjshmërinë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes.

16:55
BE-ja- vendeve anëtare: Mos e përdorni pandeminë për të minuar demokacinë

Komisioni Evropian i ka dërguar një paralajmërim të ashpër kryeministrit hungarez të krahut të djathtë, Viktor Orban, duke thënë se masat urgjente të miratuara nga shtetet anëtare, për të luftuar krizën e koronavirusit, nuk mund të shërbejnë për të minuar demokracinë.

16:53
Luftojnë çdo ditë vdekjen tek Infektivi, mjeku i njohur zbulon dhuratën që i la gojëhapur: Një çantë e mbushur plotë…

TIRANE -Mjeku i njohur Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar një dhuratë shumë të bukur që stafi i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza” ka marrë ditën e sotme nga nxënësit e Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, Pogradec.

16:52
Tjetër orgji çmontohet nga policia gjatë karantinës së koronavirusit

Ky është momenti kur policët në Tailandë bastisin një orgji sekrete me droga e fermra të zhveshura, që mbahej në mes të bllokadës së koronavirusit.

16:49
Udhëtoi për në Itali/ Vetëkarantinohet ministri Cakaj

Ministri Për Evropën dhe Punët e Jashtëm, Gent Cakaj, është vetëkarantinuar pas rikthimit në Shqipëri nga Italia.

16:42
“Zoti është me ju”, 4 përfaqësuesit e besimeve fetare mesazh prekës për qytetarët: Ne jemi shqiptarë dhe…

Në këtë situatë që po kalon Shqipëria dhe e gjithë bota për shkak të pandemisë CoVid-19, besimi në Zot është shtylla më e fortë ku mbështete njeriu.

16:36
“Mbretëresha” e karantinës së VIP-ave (FOTO)

Nëse do të bëhej pyetja se cili apo cila nga personazhet e famshme ka zotëruar Instagramin gjatë izolimit nga Covid-19, padyshim që të gjithë do binin dakort për një emër, Demi Rose.

16:33
Publikohen shifrat e fundit/ Rekord vdekjesh në Britani, një prej tyre një 19 vjeçar i shëndetshëm

Britani ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit në lidhje me Koronavirusin. Zyrtarët kanë konfirmuar që ka qenë dita më e zezë në ishull me 380 vdekje në ditën e fundit.

16:24
Rama publikon kurbën e CoVid-19 në Shqipëri, tregon “çelësin e suksesit”: Po nuk lëshuam asnjë centimetër…

Edhe pse në Shqipëri vijojnë të shtohen dita ditës rastet e reja të infektimit me koronavirus, kurba e përhapjes së CoVid-19 vijon të jetë relativisht e ulët në krahasim me vendet e tjera.

16:23
Masakra shtëpiake trondit Britaninë; Të vdekur nëna, babai e dy vajzat e vogla

Një javë pas vendosjes së karantinës së ashpër në Britani, janë raportuar të paktën tre episode të dhunës brenda famijes që kanë përfunduar me vrasje.

16:19
Cristina Colier, tifozja seksi e Milanit që po “çmend” rrjetet sociale!

Cristina Colier është një “djall” seksi.

16:19
A duhet të publikohen të dhënat personale të të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë?

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e modernatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar me anë të një lidhjeje me“Skype”, një grup avokatësh dhe sociologësh.

16:06
Shtyhet leja e qëndrimit për emigrantët në Greqi, për 5 muajt e ardhshëm

Qeveria greke ka vendosur shtyrjen e lejeve të qëndrimit për emigrantët për 5 muajt e ardhshëm. Afatet e shtyrjes janë nga periudha 15 mars deri në 15 tetor të këtij viti.

16:02
“Të ngecur” në Shqipëri/ Covid-19, turistët holandezë flasin për eksperiencën e tyre

Situata kaotike e krijuar si pasojë e koronavirusit, ka detyruar shumë shtete që t’i mbyllin kufinjtë e tyre dhe si rrjedhojë nuk janë të paktë idividët që janë detyruar të qëndrojnë të “izoluar” jashtë vendeve të tyre.

15:54
Detyrimi i tmerrshëm i punës nga shtëpia; Familjet postojnë pamjet virale gjatë karantinës

Për parandalimin e epidemisë së koronavirusit COVID-19, shumë shkolla janë mbyllur në të gjithë botën dhe prindërit e fëmijëve gjithashtu janë detyruar të punojnë nga shtëpia.

15:53
Nga 1 prilli shfuqizohet taksa, hyn në fuqi reciprociteti ndaj Serbisë

Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të shfuqizojë plotësisht taksën 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina për ta zëvendësuar atë me masat e plota të reciprocitetit tregtar dhe politik.

15:46
Futbollistëve i’u ulet vlera/ Humbja në të gjitha ligat evropiane shkon në 9 miliardë euro

Sipas CIES që merret me studimin e futbollit në aspektin teknik por edhe atë ekonomik, pandemia koronavirus që ka përfshirë botën dhe paralizuar të gjitha fushat e jetës së bashku me sportin do të sjellë një humbje të vlerës së futbollistëve në merkaton e transferimeve.

15:38
Vetëvendosje dërgon Thaçin në Kushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me interpretimin e deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për thirrje për moszbatim të vendimit qeveritar lidhur me kufizimin e lirisë së lëvizjes.

15:35
5,000 raste të konfirmuara koronavirusi në kontinentin e Afrikës

Qendra afrikane për kontrollin e parandalimn e sëmundjeve tha sot se 47 nga 54 shtetet e kontinentit kanë konfirmuar raste të epidemisë së koronavirusit të ri, në një numër total prej 5,255, ku përfshihen dhe 173 vdekje.

15:35
Spanjë, 849 viktima në 24 orë/ Italia ka regjistruar 11.591 vdekje nga nisja e pandemisë

Spanja po lufton të frenojë koronavirusin teksa raportoi ditën me numrin më të madh të viktimave që prej shpërthimit të epidemisë.

15:31
Dërgimi i mjekëve në Itali/ Luajti me flaut himnin shqiptar, Marcelo: Ju dua me gjithë zemër

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, me anë të një lidhjeje me “Skype” nga Italia ishte i ftuar Marcelo.

15:30
Karantinë në urdhër mbrojtje/ Në familjen që jeton me 3.900 lekë në muaj

Urdhri i mbrojtjes nuk e mbron gruan shqiptare. Sot do të tregojmë historinë e Luljana Lushës.

15:28
Në spital, mungesë për gjak/ Ka shumë më pak dhurues për shkak të karantinimit

Karantinimi ka krijuar një situatë emergjence në spitalit shqiptare.

15:24
Spanja regjistron ditën më vrasëse të koronavirusit me 849 vdekje në 24 orë

Autoritetet shëndetësore në Spanjë njoftuan sot në komunikatën e përditshme se 849 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, në shifrën më të rëndë deri tani. Ata shtuan se gjithsesi shifrat e infektimeve janë më të ulëta sesa në ditët në vijim.

15:18
Covid-19/ Kishin mbetur në Gjermani, kthehen në Shqipëri 66 shqiptarë

Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, “Lasgushi” i Air Albania duke finalizuar kështu operacionin e riatdhesimit të 66 shqiptarëve të mbetur në Gjermani.

15:18
Një punëtor i burgut në Mitrovicën e Veriut infektohet me koronavirus

Një punëtor i burgut në Mitrovicën e Veriut që i përket kombësisë serbe, është infektuar me koronavirusin e ri, dhe shtatë të tjerë kanë simptoma të ngjashme, konfirmoi kryetari i Shtabit të Krizave të Mitrovicës së Veriut, Aleksandar Spiriq, i cili është edhe president i Organit të Përkohshëm të Komunës së Mitrovicës, i cili vepron brenda sistemit serb.

15:11
Pakoja Emergjente Fiskale/ Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës: Edhe punonjësit e mediave duhet të mbështeten nga shteti

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e sheh me shqetësim të madh mospërfshirjen punonjësve medial në Pakon Emergjente Fiskale, të miratuar nga Qeveria në detyrë.

15:07
Të pastrehët në Las Vegas caktohen të flenë 2m larg në parkingun e qendrës tregtare

Nevada në Las Vegas është vënë nën kritika së fundmi pas pupblikimit të një strehe për njerëzit pa shtëpi duke i vendosur të flenë në një parking për të respektuar distancimin shoqëror.

15:00
Thellohet bilanci në Greqi, shkon në 47 numri i viktimave

Ka shkuar në 47 numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi.

14:59
Kufiri tokësor me Greqinë, i hapur për qytetarët që duan të kthehen në Shqipëri

Mësohet se ka pasur disa vonesa po nuk ka asnjë vendim për të mbyllur kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të kthehen mund të kthehen pa probleme.

14:48
Masat kundra Covid-19/ Në Francë mbyllet gjithçka, por furgonet e picave vijojnë punën

Në Marsejë të Francës mund të mbyllet gati çdo gjë tjetër, por furgonët e pizzave, jo.

14:44
Trump dhe Putin diskutojnë për situatën në tregun e naftës

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike gjatë së cilës u pajtuan se situata në tregjet e naftës nuk është në favorin të asnjërit vend.

14:41
Bebja 6-muajshe dhe gruaja 102-vjeçare përshkruhen si shpresa për mundjen e koronavirusit në Itali

Dy njerëz në ekstremet e kundërta të spektrit të moshave në veri të Italisë, po kthehen në fenerin e shpresës për luftën ndaj epidemisë së koronavirusit në Evropë.

14:36
Ish-banori i Big Brother, i infektuar me koronavirus: E kam marrë me shumë sportivitet

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Florian Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype”, ish-banori i Big Brother 4, Petrit Bylykbashi.

14:33
Rikthimi i Zef Zorbës (Në 100 vjetorin e lindjes)

Nga Alda Bardhyli

14:27
Trump dhe Putin diskutojnë për situatën në tregun e naftës

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike gjatë së cilës u pajtuan se situata në tregjet e naftës nuk është në favorin të asnjërit vend.

14:26
Pako me ushqime edhe në fshatrat më të largët, shpërndahen ndihmat për familjet në Mushqeta

Fshati Mushqeta i Krrabës është një nga zonat më të largëta të Tiranës, por as banorëve të kësaj zone, në këto ditë të vështira si pasojë e COVID-19, nuk u kanë munguar ndihmat me pakot ushqimore. Tërmeti i 26 nëntorit ua prishi shtëpitë shumë prej familjeve të zonës, por teksa Bashkia e Tiranës bëhet gati t’ua rindërtojë, pranë tyre kanë qenë gjatë gjithë kohës grupet e punës për t’i ndihmuar me ushqime dhe ilaçe.

14:21
“Shqipëria, një vend me tradita të mëdha”/ Dërgimi i mjekëve shqiptarë në Itali, Berluskoni falenderon Ramën

Mbi gjestin e solidaritetit të Shqipërisë me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali, ka reaguar ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni.

14:16
Covid-19 në botë, mbi 800 mijë të infektuar dhe 38,990 viktima

Sipas të dhënave më të reja, në botë deri më tani janë regjistruar 802,369 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 38,990, ndërsa janë shëruar 172,319 persona.

14:16
Trump dhe Conte bisedë telefonike, në fokus pandemia COVID-19

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Italisë Giuseppe Conte, një ndër vendet më të prekura nga pandemia globale e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

14:01
“Më mirë të më zërë koronavirusi, po fle me barkun bosh”/ Rrëfehet nënë Muzejeja: Të ndihmohen dhe të tjerë

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Flori Gjini, ishte e ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” e moshuara 84-vjeçare, e cila kërkonte ndihmë për ushqime, pasi kishte dy ditë që konsumonte vetëm ujë me sheqer.

13:59
U prek nga koronavirusi, rëndohet gjendja e ish portierit të Barçës

Ish portieri i Barcelonës dhe kombëtares turke, Rustu Recber është një nga shtetasit turq të prekur nga koronavirusi dhe dyshohet se u infektua pas një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej ku ishte kthyer vetëm pak ditë më parë.

13:48
Frikë nga diktatura “Covid“ në Europë

Kritikët në BE e organizatat e shoqërisë civile shohin në ligjin e ri për situatën e jashtëzakonshme në Hungari një rrezik akut për demokracinë. Europarlamentarët i tremben edhe mundësisë së imititmit.

13:34
Covid-19/ A jeni të gatshëm të uleni në një tryezë me Ramën? Përgjigjet Basha

Gjatë një komunikimi me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet nëse ishte i gatshëm të ulej me kryeministrin Rama në një tryezë për të zgjidhur situatën e shkaktuar nga Covid-19, e cila është krizë shëndetësore dhe ekonomike.

13:33
Shokuese! 12-vjeçarja humb betejën me koronavirusin, viktima më e vogël në Evropë

Një vajzë 12-vjeçare nga Belgjika është kthyer në personin më të ri në Evropë, që ka vdekur pas infektimit me koronavirus, transmeton SkyNews.

13:25
Barça nuk heq dorë nga Lautaro e Neymar, punohet edhe për rinovimin e Messit

Barcelona kishte planifikuar një merkato të bujshme këtë verë, me emra si Lautaro Martinez dhe Neymar, gati për t’iu bashkuar Messit me shokë dhe për të pretenduar sërish objektiva të mëdha e lojë spektakolare.

13:18
Fshati italian mban larg koronavirusin me ujin mrekullibërës që shëroi gjeneralët e Bonapartit

Koronavirusi ka gjunjëzuar veriun e Italisë, por në fshatin Montaldo Torinese atje nuk ka as edhe një rast të vetëm, edhe pse gjendet shumë pranë epiqendrës së sëmundjes.

13:14
Kriza në media/ Basha: Qeveria të lejojë shtyrjen e detyrimeve që të paguhet personeli

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha propozoi që në një kohë që kriza e covid-19 ka prekur dhe median, qeveria të marrë disa masa lehtësuese.

13:12
7 vite burg kush shkel karantinën! Rusia shtrëngon masat, brenda një dite rriten 27% rastet me Covid-19

Ligjvënësit rusë kanë miratuar legjislacionin që i lejon kryeministrit rus, Mikhail Mishustin, që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, teksa ky shtet ka regjistruar rritje prej 27 përqind të rasteve të konfirmuara me koronavirus brenda një dite.

13:09
Tare: Sezoni duhet të përfundojë edhe për respekt të viktimave

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare ka dhënë një intervistë për kanalin gjerman “Sport 1”, ku përveç situatës së vështirë që po kalon Italia, ka theksuar rëndësinë që sezoni sportive të shkojë deri në fund.

13:03
“E njoh solidaritetin e popullit shqiptar”/ Ndihmë Italisë me mjekë, Montella i shkruan letër Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella, në një letër dërguar kryeministrit Edi Rama shpreh mirënjohjen e tij sa i takon dërgimit në Itali të 30 mjekëve dhe infermierëve.

13:03
Basha: Mos të shohim Amerikën, të shohim Kosovën dhe të veprojmë pa vonesë

Kryedemokrati Lulzim Basha në komunikimin me gazetarët ka theksuar sot se në situatën që po kalon vendi, shtresat në nevojë, por jo vetëm, edhe biznesi i vogël e i madh, duhet të marrin ndihmë dhe jo fjalë.

12:58
“Tjetër mesazh për qytetarët amerikanë në Shqipëri”/ Ambasadorja Kim: Nesër fluturimi i fundit

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim me anë të një video mesazhi ka sqaruar për qytetarët amerikanë në Shqipëri se nesër është fluturimi i fundit nga Tirana.

12:58
UEFA nuk dorëzohet, përgatit tre skenarë për rinisjen e kampionateve

Ndonëse situate me koronavirusin në Europë mbetet shqetësuese dhe në shumë disa shtete është përhapur në masë të gjer, në UEFA nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe kanë përgatitur tre skenar të mundshëm për të çuar deri në fund kompeticionet Europiane.

12:48
Banka Botërore paralajmëron: Prisni dhimbje ekonomike e varfëri!

Kriza ekonomike nga pandemia e koronavirusit do të përballë me varfërinë gati 24 milionë persona në Lindje të Mesme dhe rajonin e Paqësorit, paralajmëron Banka Botërore.

12:45
“Tender 411 milion eurosh”/ Basha: Është hapur për mobilimin e zyrave të spitalit të Traumës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në konferencën online me gazetarët i ka bërë thirrje qeverisë që e vetmja rrugë për të shuar kurbën e vrusit COVID-19 është testimi masiv i popullsisë.

12:39
Lufta me Covid-19/ Lutja e Ivanka Trump: Ta ndalojmë përhapjen të gjithë bashkë

Rreth tre në katër amerikanë tani janë, apo do të jenë pjesë e ndonjë forme të izolimit, në kohën kur gjithmonë e më shumë shtete po ashpërsojnë masat për të luftuar koronavirusin.

12:38
Mbi 11,500 viktima dhe afro 102 mijë të prekur/ Italia ul flamujtë në gjysmë shtizë

Teksa Italia regjistron një bilanc tragjik me 11,591 viktima dhe 101,739 të prekur nga pandemia Covid-19, sot flamujt e vendit fqinj, në të gjitha zyrat publike do të ulen në gjysmë shtizë, si dhe do të mbahet një minutë heshtje.

12:29
Infermieret në faqe të parë të “La Republica”/ Shqiptarja Ornela me kolegët nga kontinentet e tjera

Një infermiere shqiptare, Ornela dhe tre kolege të saj nga Kolumbia, Afrika dhe Italia, pushtoi sot faqen e parë të gazetës italiane, “La Republica”.

12:22
Basha: Qeveria transaparencë për testimet dhe kapacitetet për të testuar

Kryetari i PD Lulzim Basha në një komunikim me gazetarët tha se qeveria duhet të bëjë transparencë për aftësinë për të testuar në kohën e pandemisë së covid -19.

12:21
American Airlines i kërkon shtetit 12 miliardë dollarë ndihmë!

Kompania e njohur ajrore amerikane, American Airlines do të kërkojë mbështetje financiare nga qeveria amerikane në vlerën e 12 miliardë dollarëve, për shkak të situatës së rënduar që krijoi pandemia e koronavirusit.