Pamjet e rënda/ U konfliktuan për zhurmat, i moshuari masakrohet me thikë në Kavajë, autori e plagosi në sytë e një fëmije

21/09/2020 20:16

KAVAJË –  Një ngjarje e rëndë është regjistrua në qytetin e Kavajës ditën e premte, ku një person mbeti i plagosur rëndë me thikë nga një tjetër.

Top Channel mëson se në ka qenë Riza Aliu nga Kavaja i cili me një thikë në dorë fillimisht rreh dhe më pas qëllon me thikë disa herë fqinjin e tij Besnik Çelmeta, duke e lënë të plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në një bar kafe në lagjen ku banonin dy personat e përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa e gjithë skena e rëndë është filmuar nga kamerat e sigurisë. Mësohet se shkak i kësaj plagosje ka qenë një konflikt banal mes dy familjeve që ishin fqinje në qytetin e Kavajës.

Në videon që Top Channel disponon shihet se në bar kafen ku është regjistruar ngjarja,  Rizan Aliu futet brenda në orën 19:46 minuta i shoqëruar dhe nga një vajzë e vogël. Menjëherë Aliu, tashmë i shpallur në kërkim nga ana e policisë, ka shkuar në drejtim të të moshuarit të identifikuar si Besnik Çelmeta duke e qëlluar këtë të fundit fillimisht me grusht e më pas me thikë siç shihet edhe në këto pamje. Autorin  pasi ka goditur brutalisht të moshuarin duke i shkaktuar plagë të rënda largohet nga ambientet e bar-kafesë duke mbajtur në dorë dhe thikën me të cilën e goditi.

Për të shuar këtë konflikt kanë tentuar të ndërhyjnë qytetarë të rastësishëm në lokal, por duke qenë se autori ka qenë me thikë në dorë dhe ka qenë e pamundur të ndalohej.

Mësohet se i gjithë konflikti ka ardhur si pasojë e zhurmave që krijonte me punimet në banesë, Riza Aliu. Për këto zhurma sipas pretendimeve të familjarëve të të plagosurit, kishte muaj që i bënte.

Top Channel