Foto ilustruese

Gjykata ka dhënë ”Arrest me burg” për Arbër Koten që goditi me thikë për vdekjen 33-vjeçarin në   Durrës.

Mëngjesin e sotëm është zhvilluar seanca gjyqësore për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. Në seancë, i arrestuari ka shfaqur pendesë duke deklaruar se nuk ka pasur qëllim ta vrasë, kur e ka goditur në gjaknxehtësi e sipër.

Gjyqtari i seancës Rexhep Bekteshi vendosi ”arrest me burg” për Koten i cili akuzohet për ”vrasje me dashje” dhe ”mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. 26-vjeçari Kote u arrestua 2 ditë më parë për vrasjen e Idajet Dullës, baba i dy fëmijëve, pas një konflikti çasti në rrugën para një subjekti fason në plazh.

Pas goditjes me thikë, Kote u largua nga vendngjarja, ndërsa Dulla si pasojë e plagëve të marra, humbi  jetën në spitalin rajonal të Durrësit. Në fund të seancës avokati kërkoi ndjesë publike në emër të klientit të tij.

Top Channel