Spitalet po mbushen sërish, Madridi kërkon ndihmën e ushtrisë

22/09/2020 01:53

Spitalet po mbushen sërish në zonat e nxehta të Covid-19 në Spanjë e Francë. Autoritetet atje paralajmërojnë se repartet e terapive intensive mund të mbushen sërish brenda disa javësh, megjtihatë aktulisht gjendja nëpër spitale nuk i afruar niveleve katastrofike të marsit dhe prillit.

Rastet në spitalet franceze janë shtuar me 28% këtë muaj, e gati 5.800 persona janë atje sot nën trajtim. Ndërsa në spitalet spanjolle janë shtruar 10,800 vetë në katër javë- më shumë se në tre muajt e mëparshëm të marrë së bashku. Katëgorita më e goditur në Spanjë mbeten të moshuarit.

Më situatën që po precipiton sërish, Madridi ka kërkuar ndihmën e ushtrisë ndërsa në disa pjesë të qytetit është rikthyer karantina. Këshilli shkencor në Francë paralajmëron për “vendime të vështira” brenda këtyre ditëve, e shtimi i rasteve edhe në Britaninë e Madhe ka ngjallur frikën se dhe ky vend po shkon në një drejtim të ngjashëm.

Ministrat britanikë paralajmëron se Anglia mund të jetë rreth 6 javë pas Spanjës përsa i takon situatës së koronavirusit. I vetmi lajm i mirë për këtë të fundit të Francën është se kapacitetet spitalore janë rritur krahasuar me pranverën dhe pavarësisht shtimit të vdekjeve, asnjëri prej tyre nuk ka përjetuar një rikthim në nivelin e qindra jetëve të humbura çdo ditë, i cili u kthye thuajse në normë disa muaj më parë.

Top Channel