Një ngjarje e rëndë është shënuar të premten në qytetin e Kavajës.

Bujar Çelmeta është goditur fillimisht me grushte e më pas me thikë nga komshiu i tij Rizan Aliu. Në një video të publikuar nga “Top Channel”, shënon ora 19:46 minuta, kur Rizan Aliu futet në lokalin ku ndodh ngjarja në shoqërinë e një vajze të vogël. Më pas, ai tenton që ta tërheqë të lënduarin Çelmeta për ta vijuar sqarimin jashtë ambienteve të lokalit.

Por kur ky i fund refuzon, i riu vijon të godasë me grushte Bujar Çelmetën e më pas fillon ta godasë me thikë. Personat e tjerë që ndodheshin në lokal në ato momente tentuan të ndërhyjnë, por kur evidentuan praninë e thikës në duart e Aliut ata u zmbrapsën.

Sipas familjarëve të Çelmetës të dyja familjet kanë pasur konflikte sistematike kohët e fundit. Konfliktet kanë nisur pasi familja Çelmeta pretendon se Aliu vazhdimisht shkaktonte zhurmë në lagje dhe mbeturinat i hidhte para banesës së tyre.

Për të hedhur dritë për ngjarjen, në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte i ftuar i nipi i të lënduarit, Sildi Çelmeta.

 

“Familjarët më thanë që daja im ka shkuar për ta sqaruar këtë punë për herë të fundit. I ka thënë s’e çfarë do të ndodhë, ta sqarojmë këtë muhabet për herë të fundit. A janë sharë apo nuk janë sharë nuk e di. Por edhe në qoftë se janë sharë shko në polici thuaj që më ka sharë dhe merret ajo me këtë punë. Por ai ka shkuar dhe shihet në video se çfarë ka ndodhur. E gjitha ka nisur për zhurmat që bën ai ditë për ditë dhe për qenin e atij që nuk pushon. Ai njeri nuk është normal. Mua më thanë familjarët që atë ditë kanë debatuar keq. Familjarët thanë që nëse ato kanë konfliktuar ta godiste aty. Por ai u mendua, për thikën e të gjitha dhe më pas e sulmoi dajën. Lokali është i Rizan Aliut dhe nipit të tij. Ai djali që është me bluze të kuqe është nipi i Rizanit, por Rizani i vendosi atij thikën në fyt madje edhe i gjuan në fillim”, u shpreh Sildi Çelmeta.

 

Për më shumë lexoni këtu:

Pamjet e rënda/ U konfliktuan për zhurmat, i moshuari masakrohet me thikë në Kavajë, autori e plagosi në sytë e një fëmije

 

Top Channel