Ilustrim

Dy pronarë lokalesh janë gjobitur nga Policia e Shkodrës pasi janë konstatuar duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Dy shtetasit I.I, dhe M.B, janë gjobitur me masën administrative 1.000.000 lekë secilit.

Gjatë kontrollit të forcave blu ata janë konstatuar duke organizaur ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shkodrës ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, pronarët e dy lokaleve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar dy lokale në të cilët ishin organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve I. I. dhe M. B., masën administrative 1.000.000 lekë secilit.

Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Top Channel