Një 29-vjeçar shqiptar bashkë me një shtetas grek është arrestuar për transport të marijuanës me vlerë 700 mijë euro  nga Spanja drejt Greqisë në dy kamionë me patatina.

Pas marrjes së informacioneve, policia greke arriti të arrestonte 63-vjeçarin grek dhe shqiptarin, ndërsa janë vënë në kërkim tre bashkëpunëtorët e tjerë.

Sipas medias greke, importi i 122 kg e 590 gram marijuane në kamionat me patatina u krye përmes portit të Igumenicës, e cila ishte marrë nga Madridi, kryeqyteti i Spanjës.

Në një operacion që u zhvillua në mesditën e ditës së djeshme (20 shtator) në zonën e Maratonës, u sekuestrua në fillim pesha 68,090 gramë brenda kamionit të 63-vjeçarit, ndërsa në kamionin që rrinte 29-vjeçari kishte 54,500 gramë marijuanë.

Përveç drogës,  u sekuestruan dy kamionët, 970 euro, 3 celularë e pajisje tablet. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës.

Droga e kapur në kamion

Top Channel