Foto/ Qindra balena ngecin në breg, gjiri i mbyllur po kthehet në një ‘varrezë’!

22/09/2020 09:55

Një gji i mbyllur në Tasmani, ishull në Jug të Australisë, po kthehet në një ‘varrezë’ balenash për shkak se aty kanë ngecur në breg qindra balena.

Sipas raportimeve deri më tani kanë ngordhur të paktën 90 balena, ndërsa numri i tyre që kanë ngecur në breg janë rreth 180.  Ndërkohë vullnetarë të shumtë janë vënë në shërbim të një operacion për të shpëtuar gjitarët.

Biologu Kris Carlyon ka thënë që 1/3 e kafshëve ka ngordhur gjatë natës së të hënës dhe që të shpëtosh balenat akoma në jetë është një ‘sfidë’ që mund të kërkojë shumë ditë dhe mjete.

Balenat janë shumë të zakonshme në Tasmani, por kjo ngjarje duket shqetësuese për shkak të numrit të madh të balenave të përfshira.

Top Channel