Debati për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Balla: Presidenti ka zgjedhur një mënyrë harbute…

21/09/2020 22:14

Deputeti i PS-së Taulant Balla i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel mbrëmjen e sotme komentoi deklaratën me ton kërcënues dhe ultimativ ndaj Edi Ramës  e mazhorancës  nga presidenti Ilir Meta të mbajtur para disa ditësh.

Ai tha se presidenti ka zgjedhur një mënyrë harbute për të folur dhe se ai nuk zbret në atë nivel.

Me sa kuptoj presidenti i Republikës do të vazhdojë të ketë lloj lloj sjellje, më vjen mirë që i ka pranuar e mbështetur ndryshimet kushtetuese. Unë nuk zbres në nivelin e gjuhës së presidentit, ai ka zgjedhur një mënyrë harbute për sa i përket Kushtetutës. Pa dyshim referuar modeleve që më sipër citova kemi bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme. Që të marrësh mandatin duhet të marrësh një numër votash të caktuara”, tha Balla.

Top Channel