E enjte, 23 Prill 2020
02:53
Vendimi/ Presidenti Trump pezullon për 60 ditë imigracionin në SHBA

Presidenti Donald Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv për të pezulluar imigracionin në Shtetet e Bashkuara për 60 ditë, por me përjashtime për kategori të veçanta. Presidenti Trump e bëri njoftimin në konferencën e përditshme për shtyp për koronavirusin nga Shtëpia e Bardhë.

02:35
Francë, rritet në 21.340 bilanci i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 21.340. Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 1.827 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 183.268, njoftoi drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Jerome Salomon, në një konferencë për media.

02:17
Qeveria libiane: Mercenarët rusë përdorën gaz nervor në Tripoli

Ministri i Brendshëm i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të Libisë të njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB), Fathi Bashagha, njoftoi se pjesëtarët e firmës ruse të sigurisë që luftojnë në anën e gjeneralit rebel Khalifa Haftar kanë përdorur gaz kimik nervor në kryeqytetin Tripoli.

02:02
Trump “harron” virusin, kërcënon me sulme ndaj anijeve iraniane!

Në mesin e krizës së koronavirusit, presidenti amerikan Donald Trump gjeti kohë të merret me Iranin. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka urdhëruar Marinën e SHBA-së, të sulmojë dhe shkatërrojë çdo anije iraniane që pengon anijet amerikane në det të hapur. Këtë Trump e bëri të ditur vetë përmes Twitterit.

01:30
Covid-19 më herët në Kaliforni, 2 raste vdekjesh para shpalljes së rastit të parë zyrtar

Rezultatet e autopsisë treguan se dy kalifornianë kanë vdekur nga koronavirusi disa javë përpara se në SHBA të shënohej rasti i parë i sëmundjes. Këto dy vdekje tani po konsiderohen si të parat e lidhura në vend me Covid-19.

01:01
Gjermania do testojë vaksinën, 200 vullnetarët e parë janë të moshës nga 18 deri në 55 vjeç

Gjermania i dha dritën e gjelbër testimit të parë klinik të një vaksine për koronavirusin. Instituti Paul Ehrlich njoftoi se rregullatori i vaksinave në Gjermani e ka miratuar testimin tek njerëzit të vaksinës së mundshme koronavirusit, e cila është zhvilluar nga kompania gjermane bioteknike Biontech dhe gjiganti amerikan farmaceutik Pfizer.

00:39
26 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, shkon në 630 numri total i rasteve

Ka shkuar në 630 numri i rasteve me koronavirus në Kosovë, pas 26 rasteve të reja të shënuara dje.

00:24
Tërmet me magnitudë 3.2 në Durrës

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Durrës. Lëkundjet kishin epiqendrën në Detin Adriatik dhe një magnitudë 3.2 të shkallës rihter.

E mërkurë, 22 Prill 2020
23:58
Kriza në Kosovë/ Ngjela në Open: Thaçi rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm

Në këndin e avokatit, Spartak Ngjela foli për krizën politike në Kosovë duke thënë se nuk është e mundur që të krijohet qeveria e re.

23:46
Kush fiton nga amnistia fiskale?- Debate në Open mes të ftuarve

Në pjesën e tretë të Open në Top Channel po diskutohet për amnistinë fiskale e cila prodhoi shumë debate mes të ftuarve. Biznesmeni Nikollaq Neranxi tha se kjo amnisti do të sjellë pastrimin e parave të krimit në Shqipëri.

23:04
Mat/ Shkrumbohet banesa, e moshuara gjendet e pajetë mes flakëve

MAT- Një grua e moshuar rreth 80 vjeç ka gjetur vdekjen pasi banesa ku jetonte u shkrumbua nga flakët.

23:04
Zbulohet dy objektivat e mëdha të Newcastle në merkato!

Me kalimin e pronësisë nga Mike Ashley te princi i Arabisë Saudite Bin-Salman, Newcastle United do të kthehet në një klub model në Angli. Milionat që do të vinë nga Arabia Saudite do ta shndërrojnë skuadrën bardhezi në një ekip pretendent për 4 vendet e para në Premier League.

22:59
BE tjetër gjest solidariteti për Shqipërinë, dhuron 3 mijë dezinfektues duarsh për policët

Në një tjetër gjest solidariteti të BE-së për Shqipërinë gjatë pandemisë COVID-19, 3000 dezinfektues duarsh janë dhuruar sot në Policinë e Shtetit Shqiptar.

22:47
“Derë më derë” Manastirliu publikon foto e epidemiologëve në Krujës, tashmë vatër e Covid-19

Në 24 orët e fundit, Kruja regjistron edhe 18 raste të reja të prekura nga SARS-CoV-2. 11 prej tyre janë punonjëse të fasonerisë dhe 4 persona kontakti të tyre, familjarë.

22:45
Biznesmeni apel qeverisë nga Open: Jemi në luftë, mos të sjellë tatimet me gjoba dhe kamatvonesa

Në pjesën e tretë të emisionit Open nëTop Channel u diskutua për paketën ekonomike të lançuar nga qeveria. Për biznesmenin Nikollaq Neranxi situata është e mirë dhe shpresdhënëse. Sipas tij biznesi i madh u la në harrëse.

22:44
Ja kush është doktori që po feston ditëlindjen tek Infektivi

Ministrian e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se doktori Dritan Mema edhe pse ditën e sotme ka ditëlindjen e tij të 49-ë, në këto momente po shërben në infektiv.

22:36
OBSH: Koronavirusi do të jetë me ne për një kohë të gjatë

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Gebrejesus deklaroi sot se koronavirusi do të jetë me ne edhe për një kohë të gjatë.

22:34
Denoncimi live në “Open”: Jemi kërcënuar me largim nga puna, në fasoneri nuk kishim maska e sapun

Në Open në Top Channel një zonjë bëri një denoncim live. Zonja u intervistua nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha dhe nuk pranoi të identifikohej për shkak të punës.

22:25
Disa truke të thjeshta për t’i thënë jo pirjes së duhanit

Kur jeni gati për të lënë duhanin, është shumë e rëndësishme të kuptoni që kjo gjë ka ndikimin e vet fizik dhe psikologjik, por edhe ju vetë keni diçka në dorë për të qenë gati. Ju duhet t’i jepni vetes një mundësi suksesi dhe të jeni realisht në gjendje të vetëquheni, pse jo, një ish-duhanpirës.

22:24
Si u njoh me bashkëshorten, Lyrical Son: Në fillim e shihja si fëmijë!

Lyrical Son ishte sot pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi rutinën e këtyre ditëve krahë të shoqes dhe dy vajzave të tyre.

22:18
Krujë/ “Kam vjehrrën e vajzën me temperaturë” Dëshmia rrëqethëse e punëtores së fasenorisë: Nuk besoj se kam shpëtuar, në punë nuk kishte kushte

KRUJË- Në 24 orët e fundit, Kruja regjistroi edhe 18 raste të reja të prekura nga SARS-CoV-2. 11 prej tyre janë punonjëse të fasonerisë dhe 4 persona kontakti të tyre, familjarë. Në Krujë janë mbyllur 6 fasoneri për shkak të pandemisë Covid-19.

22:14
Champions dhe Europa League, pa tifozë por edhe pa VAR?

Futbolli në momentin që do të rinisë, do të fillojë në masa të forta sigurie por edhe pa tifozë në stadium, por në kompeticionet europiane mund të ketë edhe një tjetër risi, përveç se stadiumet do të jenë bosh, ndeshjet në Champions League dhe Europa League mund të zhvillohen edhe pa sistemin VAR. Lajmi publikohet nga mediat franceze.

22:14
Zanetti siguron tifozët: Lautaro do të qëndrojë gjatë tek Interi

Javier Zanetti i dërgon një mesazh Barcelonës, që prej kohësh e ka përfshirë Lautaro Martinezin në listën e dëshirave të merkatos. Në një prononcim për Antena 3, ish-mbrojtësi dhe kapiteni zikaltër, sot në rolin e zëvendëspresidentit, deklaroi:

22:04
“E dinë të gjithë, jeni vatër koronavirusi”, drejtori i fasonerisë përplaset me zv.ministren në OPEN

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është përplasur me drejtorin e fasonerisë në Krujë, e cila u kthye në vatër koronavirusi. Të dy të ftuar në emisionin “Open” kanë dhënë fakte të ndryshme lidhur me mbylljen e fasonerisë.

22:03
Ushtria e Kinës dërgon robotin ‘Transformers’ në misionin paqeruajtës

Kina ka prezantuar prodhimin e saj të ri si shoqërues të ushtarëve të misionit paqeruajtës në Liban. Roboti është i pajisur në dukje me modele automatikësh, granadash dhe flakë-lëshuese por ai nuk është i gatshëm për luftim pasi armët nuk janë të vërteta.

22:00
Përplasja në OPEN/ Drejtori i fasonerisë në Krujë: E kam bërë tamponin tek privati

Drejtori i fasonerisë në Krujë, e cila është kthyer vatër për koronavirusin, Jetnor Shima është shprehur se është testuar për COVID-19 dhe ka rezultuar negativ.

21:48
Me muzikë në karantinë/ Franc Koruni përgatitet për mini-koncertin e së shtunës

Në ditën ndërkombëtare të tokës jemi me Franc Korunin, në shtëpinë e tij apo karantinën e tij. Për të parë se si e kalon ai këtë vetmi të shëndetshme, siç e quan.

21:44
Flet në Open drejtori i fasonerisë në Krujë: Ja kur e zbuluam që kemi të infektuar me Covid-19

Në Open në Top Channel foli në një lidhje skype Jetnor Shima, drejtor i fasonerisë Endi sh.p.k duke thënë se fasoneria e tij nuk është vatër.

21:41
Denoncimi i punonjëses së fasonerisë: Jemi kërcënuar me largim nga puna dhe kemi qenë pa maska

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bëri një lidhje direkte nga Kruja për Open. Gazetarja intervistoi edhe një punonjës të Bashkisë Krujë ku ky i fundit tha se në 53 raste, 41 janë nga fasoneritë dhe pjesa tjetër janë nga familjarët dhe kontakte të tjera.

21:35
Anila Hoxha tregon detajet e fundit nga Kruja: 400 shtetas janë karantinuar detyrimisht

Kruja dhe Kurbini janë dy vatrat më aktive të koronavirusit në vendin tonë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bëri një lidhje direkte nga Kruja ku dha sqarime për situatën atje.

21:35
Kurti: Presidenti Thaçi sot doli në ilegalitet, do t’i drejtohemi Kushtetueses

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi se me veprimet e fundit antikushtetuese për formimin e qeverisë së re, po tenton të kapë trenin e fundit për të shpëtuar veten, por, siç u shpreh ai, duk u munduar ta rrëzojë Vetëvendosjen, ai do ta rrëzojë veten pakthyeshëm.

21:31
Eksperti britanik: Moshat mbi 50 vjeç të qëndrojnë brenda! Sidomos ata që janë…

Personat mbi 50 vjeç – veçanërisht ata mbipeshë- duhet të qëndrojnë në shtëpi gjatë krizës së koronavirusit për të ndihmuar NHS-në, thotë një ekspert britanik. Sipas Mike Fischer, i cili drejton një laborator kërkimor në Oksford, veprimet e personave të kësaj grupmoshe do të kenë një rëndësi kyçe për sistemin shëndetësor të Britanisë së Madhe.

21:31
Foto mahnitëse të jetës së egër, nga grabitqarët tek ketrat

Fotografia e jetës së egër kërkon durim dhe talent në mënyrë që të shkrepësh pozën e duhur.

21:30
Japonia pret 100 mijë tulipanë/ Ndalon admiruesit që të mblidhen dhe të përhapin Covid-19

Autoritetet japoneze kanë prerë më shumë se 100,000 tulipanë për të ndaluar admiruesit që të mblidhen dhe të përhapin koronavirus. Është tipike në këtë periudhë që këto lule të mrekullueshme të mbushin fushat në lindje të Tokios, duke tërhequr si magnet turistët e etur për t`i parë në lulëzim të plotë.

21:30
Katër oficerë policie të vrarë nga kamioni që godet makinat e patrullës në autostradë

Katër oficerë policie kanë vdekur sot në një aksident horror në Melbourne të Australisë, kur 2 makinat e tyre të parkuara, u goditën nga kamion me trailer në zonën e Kew.

21:26
Si në filmin “Terminali”/ Studenti rus i bllokuar në aeroportin e Frankfurtit

Një student rus, që fluturoi drejt Gjermani megjithë pandeminë e koronavirusit, ka mbetur i ngujuar aeroportin e Frankfurtit. Historia e tij ngjan me atë të Tom Hanks në filmin “Terminali” ku I duhet t`i kalojë ditët e tij në zonën e tranzitit. Mihail Novosjolov ishte i vetmi person i një fluturimi të posaçëm nga Moska, të cilit iu refuzua hyrja në Gjermani.

21:23
Gjermania do testojë vaksinën/ 200 vullnetarët e parë janë të moshës nga 18 deri në 55 vjeç

Gjermania i dha dritën e  gjelbër testimit të parë klinik të një vaksine për koronavirusin. Instituti Paul Ehrlich njoftoi se rregullatori i vaksinave në Gjermani e ka miratuar testimin tek njerëzit të vaksinës së mundshme koronavirusit, e cila është zhvilluar nga kompania gjermane bioteknike Biontech dhe gjiganti amerikan farmaceutik Pfizer.

21:20
Nisin bisedimet për qeverinë e re/ Thaçi takon partitë parlamentare, nuk i shkon vetëm Kurti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nisi takimin me liderët e partive politike, përshirë këtu edhe përfaqësuesen e Lëvizjes Vetëvendosje, në përpjekje të gjetjes së një zgjidhej për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

21:15
Media, Bosnja e para në Ballkan/ Konsiderohet me median më të lirë në rajon, Kosova e dyta

Liria e medias në Ballkan, vazhdon të bjerë, me disa qeveri që po shtojnë presionin mbi mediat e pavarura ndërkohë që ushtrojnë kontroll mbi transmetuesit publikë. Raporti i ri i Reporterë pa Kufij, u publikua një ditë më parë, dhe vendet e Ballkanit perëndimor, renditën si mëposhtë:

21:12
Pirateria e “NiMI TV”/ Bllokohet në Itali, SHBA e Kanada, dëmtoi platformat Italiane dhe Digitalb

Agjencia Italiane e inteligjencës “Secure bit”, Agicom, garanti i komunikimeve ne Itali dhe platforma Digitalb gjate operacionit ndërkombëtar ‘Skuosh’ morri masa ndaj operatorit te madh te piraterisë në shtetin fqinj NiMi TV.

21:11
Kamioni përplaset me “Porsche”, humbin jetën katër policë

Një kamion ka përplasur katër policë në Melborune të Australisë, të cilët si pasojë e përplasjes kanë pësuar vdekje të menjëhershme, shkruajnë mediat e huaja.

21:07
Masat e koronavirusit; Japonia pret 100,000 tulipanë për të ndaluar grumbullimin e njerëzve që i admironin

Autoritetet japoneze thanë sot se kanë prerë rreth 100,000 lule tulipanësh për të shangur grumbullimin e admiruesve të tyre, që mund të shkaktojë përhapje të koronavirusit.

21:06
Çmimi i maskave i ndryshëm/ Farmacitë furnizohen nga kina dhe fasoneritë në vend që po i prodhojnë

Që më 9 mars kur në Shqipëri u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus, njerëzit u dyndën nëpër farmaci për të blerë produktet higjeno-sanitare. E si pasojë të papërgatitur për këtë kërkesë të lartë pati mungesë kryesisht të maskave. Madje nëpër dyert e farmacive afishoheshin njoftime “s’ka maska”.

21:03
E ëma e do Stresin të martuar, por a është Kejsi nusja e ëndrrave të saj?

Reperi Stresi ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, bashkë me mamanë, nga ku treguan eksperiencat e këtyrë ditëve në karantinë.

20:59
Si do të mbyllet viti akademik? Besa Shahini: Në fund të prillit vendimi për shkollat, kemi gati dy skenare

“Vendimin për modalitetet e përfundimit të vitit shkollor, si dhe informacione të tjera të rëndësishme për nxënësit dhe studentët, do t’i publikojmë në ditët në vijim, para fundit të prillit” kështu është shprehur ministrja e Arsimit Besa Shahini me anë të një video mesazhi të publikuar në Facebook.

20:59
Infektohet shoferi i autobusit/ 62-vjecari punon në një rrobaqepësi. e infektuar dhe bashkëshortja

Një çift burrë e grua në lagjen “5 Maji” janë vatra e fundit e identifikuar me Covid 19 në Elbasan. 62 vjeçari punonte si shofer i punëtorëve të një fasonerie dhe ky fakt ka ngritur shqetësimin e një shtimi të mundshëm të menjëhershëm të rasteve. Gjendja shëndetësore e 62 vjeçarit paraqitet e qëndrueshme, ai është vetëizoluar në shtëpinë e tij, ndërsa bashkëshortja është dërguar në spitalin Covid në Tiranë.

20:38
Rrëfehet Lyrical Son: Zoti më shpëtoi gruan nga aborti, mjekët s’dhanë shpresë!

Reperi i njohur Lyrical Son ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi rutinën e këtyre ditëve krah të shoqes dhe dy vajzave të tyre.

20:37
Paralajmërimi i 42 ekspertëve botërorë: Ja rreziku që na kanoset pas pandemisë së koronavirusit

Pasi të ketë kaluar faza akute e urgjencës së koronavirusit, ekziston rreziku që të shihni shfaqjen e një “pandemie tjetër” në të gjithë botën, këtë herë të problemeve mendore që lidhen me koronavirusin.

20:37
Koronavirusi ishte në SHBA më herët sesa ishte ditur? Mjekja: Duhen studiuar rastet e janarit

Rezultatet e reja të autopsisë treguan se dy persona në Kaliforni vdiqën nga koronavirusi në fillim dhe në mes të shkurtit, ose tre javë para se rastet e para të raportoheshin në SHBA.

20:35
“WhatsApp” bën ndryshimin që e donim të gjithë

Në këto ditë izolimi për shkak të masave që janë marrë për frenimin e pandemisë së koronavirusit, njerëzit flasin më shumë me njëri-tjetrin.

20:33
Meksika shënon rekordin prej 3000 vrasje të bandave vetëm në mars, koronavirusi faktor

Lufta e hapur mes trafikantëve meksikanë të drogave ka shkaktuar 3000 vrasje vetëm në muajin mars, duke e bërë muajin më të dhunshëm të administratës së presidentit Andrés Manuel López Obrador.

20:28
Teoritë e konspiracionit për koronavirusin; digjen kullat e rrjeteve 5G

Pamjet nga kamerat e vëzhgimit në një qendër biznesi në Holandë tregojnë një burrë me një kapele të zezë duke derdhur përmbajtjen e një bidoni të bardhë në themelin e një kulle valësh celulare. Flakët fillojnë të shpërthejnë ndërsa personi vrapon drejt makinës së tij Toyota për t’u larguar në errësirë.

20:25
Eksperimenti në SHBA/ Si shpërndahen spërklat e pështymës kur ne flasim dhe efekti i maskës

Një eksperiment ka zbuluar sesi spërklat e pështymës shpërndahen në ajër në një distancë të konsiderueshme. Këto spërkla bëhen potencialisht të rrezikshme për transmetimin e viruseve si dhe të Covid-19 tek personat e tjerë që janë afër nesh.

20:25
Po thyejnë internetin/ Këto janë 16 fotot më absurde që mund të keni parë ndonjëherë

Të gjithë kemi dëshirë t’i “dokumentojmë” momentet tona më të mira përmes fotove, por ndonjëherë rezultati është i pabesueshëm.

20:18
“Janë dakord dhe qeveria dhe presidenti”, mesazhi i Ramës për ndryshimet në Kodin Penal

Kreu i qeverisë shqiptare iu ka bërë thirrje bizneseve që janë hapur dhe atyre që do të hapen në 27 prill, që të pajisen me lejet përkatëse sipas protokollit, pasi në të kundërt do të gjobiten. Në një komunikim në ‘FB’ kryeministri tha se nuk do të tolerohet asnjë shmangie, ndërsa ka kujtuar masat e reja.

20:15
“Karantina, gabim fatal”, habit mjeku shqiptar: Pse nuk do të ketë kurrë vaksinë për COVID 19

Mjeku Agim Zeqiri, tërheq vëmendjen se situata e koronavirusit po menaxhohet në mënyrën më të keqe të mundshme. Dr. Zeqiri, vlerëson se “nuk ka, as nuk do të ketë asnjëherë vaksinë, sepse struktura antigjenike e këtij virusi është shumë jostabile dhe ai (virusi) nga një koronë kalon në koronë tjetër, pra nuk lë imunitet, njësoj si virusi i  flusë (ftohjes). Gjatë një viti mund të ftohesh disa herë, sepse virusi nuk lë imunitet pas vetes”.

20:06
Kishte bërë 44 vite burg dhe do të lirohej pas disa ditësh, vdes nga Koronavirusi

Një vrasës që kishte kryer 44 vjet në burgun e Lenox në Michigan, ka vdekur disa ditë para lirimit të tij pasi u prek nga Covid-19.

20:04
Khloe Kardashian kërkon si dhurues sperme…ish-të dashurin e saj!

Khloe Kardashian duket se e ka gjetur person e duhur për të fertilizuar vezët e saj të ngrira…ish-të dashurin Tristian Thompson!

20:04
Si t’i japësh fund stresit në pak minuta

Kur vjen puna tek parandalimi dhe trajtimi i tensionit të lartë të gjakut, një nga strategjitë më të anashkaluar është menaxhimi i stresit. Gjatë një situate stresuese, trupi prodhon ushtri hormonesh, të cilat rrisin përkohësisht tensionin e gjakut. Një gjë e tillë detyron zemrën të rrahë më shpejt dhe shkakton zgjerim të enëve të gjakut. Ndonëse nuk ka prova që stresi në vetvete shkakton tension të lartë të gjakut, stresi shpesh nxit ushqyerjen e tepërt, pirjen e alkoolit dhe prish cilësinë e gjumit.

20:00
FOTO/ Venecia si kurrë më parë! Uji i kanaleve lundruese “i kristaltë”, rikthehen gjallesat

“Pas një të keqeje vjen gjithmonë  një e mirë”, është një shprehje që gjen gjithnjë dhe më shumë vend këto kohë pandemie. Nga njëri krah ka shumë persona që humbin jetën çdo ditë. Por nga krahu tjetër izolimi ka bërë që ndotja e ajrit të reduktohet së tepërmi.

19:47
Vdes nga koronavirusi protestuesi anti-karantinë, që quante epideminë “komplot politik”

Një protestues amerikan që kundërshtonte bllokadën prej pandemisë Covid-19, ka vdekur nga koronavirusi në moshën 60 vjeçare.

19:35
ISHSH kontrolle në terren/ 19 subjekte janë dënuar me gjobë ndërsa 11 fasoneri janë pezulluar

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor – ISHSH ka njoftuar se nga data 12 mars 2020 janë kryer 581 inspektime dhe monitorime në fasoneri. 19 subjekte janë dënuar me gjobë ndërsa 11 fasonerive u është pezulluar aktiviteti.

19:34
Top Talk: Shpenzo para, shpëto ekonominë. Deviza e ekonomistit Pano Soko për të kapërcyer krizën

Ditën e sotme në Top Talk është diskutuar në lidhje me shpenzime ditore që duhet të bëjnë njerëzit për shkak të situatës së CoVid-19.

19:25
Kishin rreth një muaj në det/ Çifti mëson për koronavirusin vetëm kur…

Një çift, të cilët lanë punën e tyre në 2017 dhe blenë një anije të vogël për të lundruar nëpër botë, kishin dëgjuar shumë pak për koronavirusin dhe mësuan ç’po ndodhte me botën, vetëm kur shumë porte nuk i lejonin të ankoronin.

19:20
Rama tregon strategjinë tjetër të hapjes: Ja qytetet që do të kenë më shumë liri

Në një komunikim me qytetarët në ‘Facebook’ kreu i qeverisë Edi Rama tha se javën e ardhshme pritet që qeveria të hartojë një plan masash të tjera për sa i përket hapjes.

19:18
FOTO/ Bandat përplasen me armë në Britani

Kamerat e sigurisë në rrugë, kanë fiksuar momentin teksa një bandë e armatosur, hapi zjarr ndaj një tjetër bande, pranë një dyqani në Handsworth, të Britanisë.

19:10
FOTOT/ Si ka ndryshuar cilësia e ajrit nga izolimi i njerëzve për shkak të Covid-19

Kufizimet e lëvizjes dhe udhëtimeve nga koronavirusi kanë luajtur një rol të madh në rënien e ndjeshme të niveleve të ndotjes në Evropë gjatë muajit të kaluar, ka thënë Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA).

19:00
Amnistia e koronavirusit/ Babai vret vajzën 9-vjeçare disa ditë pas lirimit nga burgu

Muslum Aslan, 33 vjeç është arrestuar sot në Turqi për dhunën e vrasjen tragjike të bijës së tij 9-vjeçare, disa ditë pas lirimit nga burgu prej amnistisë së koronavirusit.

18:53
Rama flet për tërheqjen e padisë ndaj Bild: E bëra nga ana njerëzore

Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë për tërheqjen e padisë kundër gazetës gjermane Bild e cila publikoi përgjime të prokurorisë ku ishin disa eksponentë të Partisë Socialiste të përfshirë në një proces të dyshuar për blerje votash.

18:52
Rama: Deri kur të dalë vaksina do të…

“Realiteti ynë nuk do të jetë si më parë deri kur të dalë vaksina kundër koronavirusit” kështu është shprehur kryeministri Edi Rama nëpërmjet një komunikate live në Facebook me qytetarët.

18:47
Rama jep lajmin e mirë, ramë dakord me Mitsotakis për lëvizjen e….

Kryeministri Edi Rama me anë të një komunikimi në Facebook me qytetarët ka folur rreth bisedës që ka pasur me homologun e tij në Greqi. Sipas Ramës ai është dakordësuar me Mitsotakis në lidhje me strategjinë e luftës kundër Covid-19.

18:37
Top Awards/ Stresi, 4 javë në krye të listës, ja dhe sa javë i duhet të kapë rekordin e vendit të parë

Stresi vazhdon të mbajë kreun e klasifikimit të “The Top List” për 4 javë rresht, duke mos u mposhtur nga asnjë projekt i ri apo ekzistues.

18:34
Momenti kur nëna leopard udhëheq këlyshët në anën tjetër të rrugës së makinave por ata nuk i binden

Një vizitor me fat në një rezervat natyror në Afrikën e Jugut kapi pamjen e rrallë të nëne leopard e cila me durim zhvendosi këlyshët e saj të vegjël në anën tjetër të rrugës së makinave, edhe kur ato nuk i bindeshin.

18:27
Itali/ Rekord i ri të shëruarish, bie ndjeshëm edhe numri i vdekjeve

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 25085, që do të thotë janë 437 viktima në 24 orët e fundit.

18:15
Fotot e rralla/ Njerëzit në izolim për shkak të Covid-19, kafshët e egra “pushtojnë” qytetet

Pas disa javësh në izolim total në shumë qytete të botës kafshët janë të vetmet gjallesa që popullojnë rrugët. Por së fundmi janë parë që përveç kafshëve shtëpiake, në qytete kanë zbritur edhe kafshët e egra.

18:05
Pamjet e grabitjes së pikturës €3mln të Van Gogh në muzeun holandez të mbyllur prej karantinës

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur një hajdut pikturash thyen me vare disa pengesa për të depërtuar në muzeumin holandez duke vjedhur një pikturë të mjeshtrit Vincent van Gogh.

18:01
Foto/ Pikturat e famshme botërore, risillen në jetë nga njerëzit në karantinë

Piktorët ndër shekuj kanë realizuar piktura të papërsëritshme, siç mund të jetë “Monalisa” e Leonardo da Vinçit apo “The Brith Of Venus” (përshkruan shfaqjen e perëndeshës së Venusit, përtej detit)  nga Sandro Boticceli.

17:50
Top Talk/ Befason deputeti socialist, “të mbahen dritat fikur për kursim”. Beqaj: 26 000 lekë të mjaftueshme për jetesë

Ditën e sotme në Top Talk është diskutuar në lidhje me shpenzime ditore që duhet të bëjnë njerzit për shkak të situatës së CoVid-19.

17:47
U prek nga koronavirusi, rrëfimi i 28-vjeçarit shqiptar në SHBA: Më ra të fikët…

Në mesin e rreth 820 mijë të infektuarve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara ishte edhe një shqiptar 28 vjeçar nga Nju Jorku.

17:41
Evropa përgatit hapjen e shkollave, Franca e Holanda rinisin mësimin me më të vegjlit më 11 maj

Franca e Holanda ishin vendet më të fundit evropiane që po rihapin shkollat, pas pushimeve disa-javore prej pandemisë së koronavirusit.

17:38
Virologu gjerman zbulon mënyrën më të saktë për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Virologu gjerman dhe botëror Christian Drosten, një ekspert për koronavirus dhe një nga autorët e testit SARS, beson se imuniteti i fituar përmes infeksionit me një koronavirus tjetër gjatë dimrit gjithashtu mund të sigurojë mbrojtje kundër Covid-19.

17:34
‘Shpresë në Greqi’/  Asnjë viktimë e shkaktuar nga Covid-19 gjatë 24-orëve, ulet numri i pacientëve në terapi intensive

GREQI- Sot ka qenë një ditë shpresëdhënëse për shtetin fqinj pasi gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19.

17:22
Modeli i flokëve që nuk del kurrë nga moda (FOTO)

Një model flokësh që nuk del kurrë nga moda është padyshim topuzi.

17:21
Studimi në Itali: Koronavirusi ‘izolohet’ në lotët e të prekurve edhe pas shërimit mund të infektojë

“Sars-Cov-2, përgjegjës për pandeminë Covid-19, është gjithashtu aktiv në lotët dhe sekretimet e syve të pacientëve pozitiv me koronavirus” – kjo është ajo që del nga një hulumtim i rëndësishëm i botuar nga revista ‘Annals of Internal Medicine’ dhe realizuar nga studiues të Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive Spallanzani të Romës.

17:14
COVID-19/ Ndodhej në prag të vdekjes, mjekët shpëtojnë mrekullisht pacientin e infektuar

Një pacient i infektuar me COVID-19 në New York të SHBA-ve, është shpëtuar mrekullisht nga mjekët, teksa ishte në prag të vdekjes.

16:57
Policia shpërndan me dhunë protestën anti-izolim në lindje të Gjermanisë

Rreth 300 njerëz morën pjesë në një protestë kundër masave kufizuese të koronavirusit në qytetin lindor gjerman Chemnitz por hasën në rezistencë të ashpër nga forcat e rendit.

16:48
Nisma e ndërmarrë nga vëllezërit Prenga nga Lezha “Adopto kopshtin e një të moshuari”

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype”, Altin Prenga.

16:48
Bilanci/ Ulet numri i vdekjeve nga Covid-19 në Britani, zyrtari i lartë: Jemi në kulmin e shpërthimit

‘Ne jemi në kulmin e shpërthimit të COVID-19’ kështu ka deklaruar Matt Hancock, Sekretari i shëndetësisë në Britaninë e Madhe i cili më pas ka falënderuar publikun për “angazhimin e tyre të palëkundur” ndaj rregullave të bllokimit.

16:48
Luigi Di Maio jep lajmin e mirë dhe falenderon shqip

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio nëpërmjet një statusi në Facebook ka falenderuar vendet që kanë dërguar personel mjekësor për t’i ardhur në ndihmë vendit në këto kohë pandemie.

16:46
Ballkan/ Liria e medias vazhdon të shënojë rënie

Liria e medias ne Ballkan, vazhdon të bjerë, me disa qeveri që po shtojnë presionin mbi mediat e pavarura ndërkohë që ushtrojnë kontroll mbi transmetuesit publikë.

16:43
Këngëtarja 17 vjecare vret veten pas 3 muajsh në karantinë

Familja e një këngëtareje të re të talentuar, tha se adoleshentja ka vrarë veten pasi izolimi i koronavirusit ishte dukur për të “300 vjet i gjatë”.

16:40
Demenca e avancuar/ Holandë, ligjërohet eutanazia

Mjekët në Holandë do të mund të kryejnë eutanazinë mbi pacientët me demencë të rëndë, pa patur frikë se do të përndiqen edhe nëse pacienti nuk shpreh një dëshirë eksplicite për të vdekur – thotë gjykata e lartë e vendit.

16:34
Masat kundër Covid/ Shkelin izolimin në Rumani, 78 mln euro gjoba

Në një muaj, Rumania ka mbledhur 78 milionë euro, pasi zyrtarët i kanë vendosur rreth 200 mijë gjoba personave që shkelnin kufizimet kombëtare të ndërmarra për të penguar përhapjen e koronavirusit.

16:34
Merret vendimi nga KLGJ: Më 27 prill rifillon puna në të gjitha gjykatat

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor do të rinisë punën në të gjitha gjykatat në datë 27 Prill.

16:30
Cakaj bisedë me Danielsson: Integrimi, COVID-19, BE mbështet Shqipërinë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë ditës së sotme zhvilloi një bashkëbisedim online me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson.

16:22
Trump urdhëron marinën të sulmojë anijet iraniane që “ngacmojnë” mjetet amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se ka urdhëruar ushtrinë e SHBA të qëllojë e të shkatërrojë mjetet iraniane që ngacmojnë anijet amerikane në det.

16:14
Koronavirusi në Spanjë, zgjatet gjendja e emergjencës deri në datën …

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez thotë se qeveria e tij planifikon të fillojë zbutjen e masave të izolimit në vend, në gjysmën e dytë të majit.

16:09
Emocionuese / Të moshuarit i dhurohet një jastëk me foton e gruas së tij të ndjerë

Stafi i shtëpisë së të moshuarve në Preston, Angli vunë re se një prej tyre kishte një rutinë të veçantë para se të filnte gjumë natën.

16:02
Një i vdekur dhe 28 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 28 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, që konsiderohet shifër e ulët nëse merret në konsideratë numri i testeve që janë kryer – gjithsej 660.

15:57
Pas puthjes me Gerin, Ina ka një kërkesë! Dëshiron tre …

Në emisionin “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar çifti më i ri i rubrikës “PërPuthen”, në emisionin “E Diell”, Ina dhe Geri.